Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke e lënë vendin pa institucione të reja.
Ata u mblodhën të dielën, për herë të 32 radhazi çdo të dytën ditë që nga 15 prill dhe u larguan shpejt si rendomë pa gjetur zgjidhje për zhbllokimin e ngërçit politik. Ata do të mblidhen përsëri pas 48 orëve, pra të martën e 17 qershorit.
Në seancën e së dielës u pa një interesim i vogël edhe për të marrë pjesë madje, pasi vetëm 75 deputetë ishin të pranishëm nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës.
Dështimi i radhës ndodhi disa ditë pasi kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e shpalosi një agjendë 15-pikëshe për një qeveri të unitetit, duke i ftuar të gjitha partitë parlamentare ta formojnë atë si mënyrë për të dalë nga kriza politike.
Propozimi i LDK-së është kundërshtuar menjëherë nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës preferon një ekzekutiv mes partive që mandatin e kaluar ishin në opozitë. Një koalicion të tillë e preferon edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, e kundërshtoi përsëri propozimin e LDK-së pas seancës të premten, duke e quajtur “absurditet të llojit të vet”.
“Ne e kemi diskutuar atë plan dhe kemi arritur në përfundim se ai propozim ka vështirësi të patejkalueshme logjike për t’i kuptuar. Si mund të presë Abdixhiku që ne, si VV, mund të pajtohemi për 15 pika kaq të mëdha, kur nuk po pajtohemi për një send më të vogël, që është votimi i një komisioni për votim të fshehtë”, tha Abrashi pas seancës.
Çështja ka ngecur te emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Kjo është hera e 24-të që Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe, nuk propozojnë nga një anëtar për formim të komisionit për votim të fshehtë për kandidaten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit, meqë Haxhiu nuk ka arritur t’i marrë 61 votat e domosdoshme në votim të hapur.
Vetëvendosje, si fituese të zgjedhjeve, i takon të propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi, dhe ajo këmbëngul vazhdimisht që Haxhiu është figura e duhur, ndonëse për partitë tjera ajo është e papranueshme dhe konsiderohet figurë përçarëse.
Çështja e ndërrimit të mënyrës së votimit – nga të hapur në të fshehtë – është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga parti që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.
Policia e Minesotës dhe FBI-ja vazhduan një kërkim masiv t...
Deputetët e zgjedhur do t’iu drejtohen sot ulëseve të Kuve...
Forcat Mbrojtëse Izraelite kanë lëshuar një paralajmërim u...
Irani dhe Izraeli sapo kanë shkëmbyer raketa dhe sulme ajr...
Presidenti amerikan Donald Trump feston sot ditëlindjen e ...
Një ligjvënëse e Minesotës dhe bashkëshorti i saj u qëllua...
Një ndalim për peshkimin në det të thellë në pjesë të Atla...
Presidenti amerikan Donald Trump feston sot ditëlindjen e ...
Izraeli ka njoftuar këtë pasdite se ka fituar kontrollin a...
Festivali dhe parada madhështore ushtarake e presidentit a...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe presidenti rus Vladi...
Ukraina dhe Rusia kryen një tjetër shkëmbim të burgosurish...
Këtë fundjavë po mbahet Panairi i librit në Prishtinë, në ...
Qeveria amerikane u ka urdhëruar zyrtarëve të imigracionit...
Presidentja e Kosëovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një ...
Të paktën tre persona janë plagosur dhe 100 ton ndihmë hum...
Pala ruse e hartoi qëllimisht "propozimin e saj të paqes" ...
Sot, Presidenti Donald Trump feston 79-vjetorin e tij. Tr...
Pas viteve të krizës, ekonomia gjermane pritet të rimëkëmb...
Tashmë një front i ri lufte është hapur mes Izraelit dhe I...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...