Akuzohet për trafikim emigrantësh/ Arrestohet 34-vjeçari egjiptian
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se partia e tij synon ta formojë qeverinë e re me mbështetjen e partive joserbe.
“Siç e keni parë, qeveria Kurti 2 u formua në bashkëpunim me minoritetet joserbe. Ky është qëllimi ynë, sepse ka pasur ndikim pozitiv në Kosovë, duke parandaluar Listën Serbe, që operon nën ndikimin e Beogradit, që të ketë pushtet vendimtar, siç kishte në qeveritë paraprake”, tha Konjufca për institutin dhe median online me seli në Itali, Osservatorio Balcani e Caucaso Transeuropa.
Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese e zgjedhjeve të rregullta parlamentare të 9 shkurtit, dhe sipas rezultateve preliminare, ajo ka fituar 42.27 të votave apo 48 ulëse në Parlamentin me 120 vende.
Minoritetet joserbe kanë dhjetë vende të rezervuara në Kuvend. Nëse LVV-ja dhe partitë joserbe bëhen bashkë, do të kishin 58 ulëse – sërish më pak se 61 vota sa kërkohet për formimin e qeverisë.
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, po ashtu ka fituar një ulëse nga dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb, ndërkaq nëntë të tjera Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit.
Por, edhe me mandatin e Rashiqit, LVV-së do t’i duheshin edhe dy deputetë që të mbështesnin një ekzekutiv të ri të partisë së kryeministrit Albin Kurti.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se ka pak të ngjarë që LVV-ja të bashkëpunojë me partitë që aktualisht janë në opozitë.
“Nëse do të jetë e nevojshme ne do të takohemi si udhëheqës dhe të vendosim për hapat e ardhshëm, por sa u përket partive opozitare, ato kanë ndërmarrë një qëndrim pengues. Sulmet ndaj LVV-së kanë qenë agresive dhe mendoj se këto zgjedhje ishin mjaft jo 'fair', me akuza jo 'fair' dhe me goditje të ulëta”, shtoi Konjufca.
Subjektet opozitare Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë shprehur kundër bashkëpunimit me LVV-në e Kurtit. Por, kreu i Nismës – parti që garoi në koalicion me AAK-në dhe disa parti të tjera – Fatmir Limaj, ka deklaruar se nuk ka “vija të kuqe” sa u përket koalicioneve të mundshme, qoftë me LVV-në, qoftë me partitë aktuale në opozitë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e të gjitha votave për zgjedhjet e 9 shkurtit. Tani, procesi ka kaluar te Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, që po trajton ankesat e partive dhe kandidatëve për deputetë. Pas përfundimit të trajtimit të ankesave, KQZ-së do t’i hapej rruga për certifikimin e rezultateve zgjedhore.
Pas certifikimit, sipas ligjeve, mund të formohen institucionet e reja të Kosovës./ REL
Mark Carney, 59 vjeç, me profesion ekonomist do të jetë kr...
Izraeli ka njoftuar këtë të diel ndërprerjen e furnizimit ...
Firmat evropiane të mbrojtjes duket se do të përfitojnë ng...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në një in...
Udhëheqësi sirian Ahmed Sharaa bëri thirrje për paqe të di...
Pa njoftim paraprak, sindikata ver.di u bëri thirrje shërb...
Shërbimi Sekret amerikan gjatë një konfrontimi ka qëlluar ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar Serbinë ...
Mediat ndërkombëtare duke iu referuar grupit monitorres...
Një incident ajror në aeroportin "Ronald Reagan" të Uashingt...
Dy 20-vjeçarë shqiptarë u arrestuan në Piacenza për trafik...
Ligjvënësit republikanë paraqitën një projektligj për shpe...
Telefonata e famshme e 2019-ës, që Donald Trumpi nuk ia ka f...
CDU konservatore e fituesit të zgjedhjeve Friedrich Merz, ...
Rebelët jemenas, Huthi, kërcënuan se do të rinisin sulmet ...
Vijojnë protestat dhe trazirat në Greqi. Sheshi “Sintagma”...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se do...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha të premten pas një b...
Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të premten se Serbia, me s...
Protestat në Serbi kanë vijuar dhe këtë të premte. Në krye...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...