Kompania që ka shkatërruar jugun
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha të premten pas një bisede telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin, se Kremlini mbështet autoritetet e Serbisë ndërsa ato përballen me protestat antiqeveritare në rritje.
Protestat kundër korrupsionit të udhëhequra nga studentët e universiteteve janë përhapur në gjithë vendin ballkanik gjatë katër muajve të fundit, që kur 15 persona humbën jetën nga pasojat e shembjes së një çatie në një stacion treni në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh i Serbisë.
Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Presidenti Vuçiç tha se me Presidentin Putin biseduan për atë që ai e përshkroi si "një revolucion me ngjyra", një referencë për kryengritjet në ish shtetet sovjetike.
“E falënderova për faktin se zyrtarët rusë nuk e mbështesin revolucionin me ngjyra. Presidenti Putin kishte një qëndrim shumë të qartë për këtë, Rusia e kupton mirë se çfarë po ndodh dhe do të vazhdojë të mbështesë autoritetet legjitime në Serbi", tha ai.
Biseda e tij me udhëheqësin rus u zhvillua ndërsa studentët në Serbi janë hedhur në protesta dhe kanë bërë thirrje për një grevë të përgjithshme.
Në protestat pothuajse të përditshme marrin pjesë dhjetëra mijëra njerëz dhe kanë tronditur kontrollin e fortë të pushtetit nga Presidenti Aleksandar Vuçiç, i cili i ka përshkruar protestat si një përpjekje të organizuar nga perëndimi për ta rrëzuar atë nga pushteti.
Serbia është zyrtarisht në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por ruan lidhje të ngushta me Rusinë dhe ka refuzuar t'u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të luftës në Ukrainë.
Pa dhënë hollësi, Presidenti Vuçiç tha se bisedoi me Presidentin Putin për ripërtëritjen e një marrëveshjeje për gazin që skadon më 31 maj dhe për sanksionet amerikane ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë që është në pronësi ruse.
Në fillim të muajit janar Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj sektorit të naftës të Rusisë dhe i dhanë kompanisë Gazprom Neft 45 ditë për të lënë pronësinë e industrisë serbe të naftës.
Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja në Departamentin amerikan të Thesarit me 27 shkurt zgjati afatin për një muaj./ VOA
Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të premten se Serbia, me s...
Protestat në Serbi kanë vijuar dhe këtë të premte. Në krye...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka parala...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se dë...
Deputeti amerikan i Partisë Demokratike dhe ish-kryetari i...
Shefi i zyrës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ...
Gjykata Supreme në Amerikë hodhi poshtë vendimin e adminis...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump urdhëroi t...
Kërkesa e Kosovës për të qenë mysafire speciale në Komitet...
Gjermania ka miratuar një plan historik që mund të arrijë ...
Pas protestave madhështore të së premtes për Tempin, në Pa...
Presidenti Donald Trump zbuloi se i dyshuari kryesor për t...
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka ngr...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbajtur një fjalim ...
Me vendimin e beftë të Uashingtonit për të pezulluar ndihm...
Parlamenti i Serbisë u përfshi nga dhuna dhe kaosi këtë të...
Tridhjetë e dy emigrantë që tentonin të kalonin Mesdheun j...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ukraina planifikojnë t...
SpaceX po planifikon të investojë të paktën 1.8 miliardë d...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë, ka bërë të...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...