Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...

Koncerni më i madh kimik në botë BASF ka shënuar në vitin 2022 një humbje prej 1,3376 miliardë eurosh, pasi kishte fituar 5,5 miliardë në 2021. Këtë e njoftoi koncerni të martën në mbrëmje (17.01) duke u bazuar në shifrat paraprake. Analistët kishin përllogaritur një fitim mesatar prej afro 4,8 miliardë eurosh, edhe pse gjatë vitit koncerni regjistroi zhvlerësime të larta te shoqëria bijë Wintershall Dea.
Por në tremujorin e katërt u shënuan korrigjime të tjera të vlerës në më shumë se 5.4 miliardë euro, pasi Wintershall Dea po planifikon tërheqjen e plotë nga bizneset e saj në Rusi. Gjithsej amortizimet arritën në rreth 7.3 miliardë euro.
Sipërmarrja e naftës dhe gazit Wintershall Dea është e detyruar të tërhiqet nga biznesi i saj në Rusi thuajse një vit pas fillimit të luftës në Ukrainë. "Vazhdimi i biznesit tonë në Rusi nuk është më i mundshëm", bëri të ditur drejtori ekzekutiv i koncernit Mario Mehren(17.01).
Në prill Wintershall Dea pati njoftuar se dëshironte t'i mbante projektet e saj ekzistuese në Rusi. Arsyeja ishte përgjegjësia e sipërmarrjes për punonjësit e saj dhe për furnizimin me energji të Evropës. Tani koncerni e ka ndryshuar krejtësisht qëndrimin.

"Wintershall Dea planifikon një tërheqje të plotë të rregullt nga Rusia në përputhje me të gjitha dispozitat ligjore në fuqi", u tha në deklaratën për shtyp. Prandaj pjesa ruse në kompani është rivlerësuar" dhe janë bërë korrigjime të vlerës në biznesin europian të transportit të gazit të koncernit", u tha më tej.
Kompania është e përfshirë në tri projekte prodhimi në fushën e gazit natyror Yushno Russkoye si dhe në formacionin Achimov të fushës Urengoi në Siberi. Pjesa e biznesit rus në prodhimin e përgjithshëm kohët e fundit ka qenë 50 për qind. Bashkëpunimin e ngushtë me Rusinë, për të cilin Wintershall është kritikuar në të kaluarën, menaxhmenti para luftës e ka mbrojtur gjithmonë duke theksuar se pa Rusinë nuk do të kishte siguri energjetike për Europën.
Largimi nga Rusia çon tani në një humbje të menjëhershme prej 5.3 miliardë eurosh për Wintershall Dea. "Ne jemi të përgatitur për këtë moment të vështirë”, tha Mehren. Kompania tani dëshiron të zhvillohet jashtë Rusisë, vëmendja është drejtuar tani nga Norvegjia, Algjeria, Argjentina dhe Meksika.

Wintershall Dea u krijua në 2019 nga bashkimi i bijës së BASF Wintershall me rivalin e saj Dea. Koncerni kimik në Ludwigshafen ende mban 72.7 për qind, pjesa tjetër është e ish-pronarit të Dea, LetterOne. BASF në fakt donte të tërhiqej nga biznesi i naftës dhe gazit dhe ta listonte Wintershall Dea në bursë. Por nxjerrja në bursë u shty disa herë dhe planet më pas u shkatërruan nga lufta në Ukrainë. Wintershall Dea po bëhej gjithnjë e më shumë si një gur i rëndë në qafën e BASF, me shpenzime të mëdha.
EBIT-i u ul me 11 për qind në 6.88 miliardë euro, duke rënë në fundin më të ulët të diapazonit të parashikimit prej 6.8 deri në 7.2 miliardë euro. Si konsumatori më i madh industrial i gazit në Gjermani, BASF pati shumë vështirësi sidomos për shkak të rritjes së dukshme të kostove të energjisë gjatë luftës në Ukrainë. Vetëm falë ngritjes së çmimeve dhe efekteve pozitive të valutës shitjet u rritën me njëmbëdhjetë për qind në 87.3 miliardë euro./DW
Ligjvënësit e Parlamentit Europian bënë thirrje të mërkurë...
Universiteti i Kolumbias emëroi si presidente ish-zëvendës...
Kështu tha ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhel...
Gjykata e Lartë e Izraelit urdhëroi kryeministrin Benjamin...
Sulmet e Rusisë kundër Ukrainës po vënë në shënjestër ...
Shtëpia e Bardhë po përballet me një mal kritikash të ...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i ...
Në më pak se tri javë pritet të hyjë në fuqi Ligji i ri i ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka shkruar ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sinjalizoi...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha më 18 janar se nuk ka ...
Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov shpeshherë ka dëshmua...
Déjà-vu! Këtë e kemi parë edhe një herë: Ukraina dhe partn...
Hungaria po tenton edhe një herë të dobësojë sanksione...
Në seancën plenare të Parlamentit Europian në Strasburg ës...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialog, Miro...
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se është e gats...
Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrskyy, d...
Deri 2 muaj më parë, një nga pyetjet kryesore me të cilat ...
Policia gjermane njoftoi se aktivistja e klimës, Greta Thu...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...