Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tiranës - “Kuadr.com” - Arbër Veliaj
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...

Komisioni i Etikës në Dhomën e Përfaqësuesve njoftoi të enjten se ka filluar një hetim ndaj ligjvënësit republikan nga Nju Jorku, George Santos, gënjeshtrat dhe sajesat e të cilit kanë tërhequr vëmendjen e publikut.
Hetimi duket se është i gjerë. Ai synon të përcaktojë nëse Santos "mund të jetë përfshirë në veprimtari të paligjshme gjatë fushatës së tij për t’u bërë anëtar i Kongresit" dhe veprime të tjera, thuhet në një deklaratë të Komisionit të Etikës.
Komisioni i Etikës do të hetojë gjithashtu nëse zoti Santos "i ka raportuar siç duhet informacionet e kërkuara në dokumentet e paraqitura në Dhomën e Përfaqësuesve, nëse ai ka shkelur ligjet federale të konfliktit të interesit në lidhje me rolin e tij në një firmë që ofron shërbime financiare dhe nëse ai ka bërë sjellje të pahijshme seksuale ndaj një individi që kërkoi punësim në zyrën e tij në Kongres”, thuhet në deklaratë.
Ligjvënësi Goerge Santos tashmë është tërhequr nga detyrat e tij në këtë Komision, por ka kundërshtuar thirrjet e republikanëve në Nju Jork për të dhënë dorëheqjen nga posti. Përmes një postimi në "Twitter", zyra e tij tha se ai "po bashkëpunon plotësisht" me hetimin e Komisionit të Etikës dhe nuk do të bënte komente të tjera për këtë çështje.
Anëtarët e Komisionit të Etikës, ligjvënësi republikan David Joyce nga Ohajo dhe ligjvënësja demokrate Susan Wild nga Pensilvania, do të udhëheqin hetimin. Anëtarët e këtij Komisioni votuan njëzëri për krijimin e një nënkomisioni prej katër anëtarësh që do të hetojë akuzat për shkelje ndaj ligjvënësit Santos.
"Komisioni theksoi se fakti që është krijuar një Nënkomision Hetimor nuk do të thotë në vetvete se ka pasur ndonjë shkelje", thuhet në deklaratën e lëshuar të enjten.
Komisioni mund të ndërmarrë një sërë veprimesh ndaj ligjvënësit Santos, përfshirë rekomandimin për ta përjashtuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, forma më e ashpër e dënimit, e cila është përdorur vetëm pesë herë në më shumë se dy shekuj dhe asnjëherë kur bëhet fjalë për sjellje që kanë ndodhur përpara fillimit të mandatit të një ligjvënësi. Të paktën dy të tretat e anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve duhet të votojnë për përjashtimin e tij, nëse kjo rekomandohet nga Komisioni i Etikës.
Rekomandimet për çdo lloj ndëshkimi duhet të jenë pjesë e një raporti të Komisionit të Etikës që deklaron provat që mbështesin gjetjet e tij dhe një shpjegim të arsyeve për vendimet e tij.
Ligjvënësi ka pranuar se ka sajuar pjesën më të madhe të biografisë së tij. Zoti Santos fitoi garën për një vend në Kongres në nëntor me një diferencë prej 7.5 për qindësh ndaj kandidatit demokrat Robert Zimmerman. Por fitorja e tij u venit shpejt nga njoftimet në media që tregonin se personi që ai prezantoi para votuesve ishte kryesisht i sajuar.
George Santos ka thënë se është diplomuar në Universitetin e Nju Jorkut dhe Kolegjin Baruch, ndonëse në këto institucione arsimore nuk ekziston asnjë e dhënë për të. Ai ka pretenduar gjithashtu se ka punuar në kompanitë financiare, “Goldman Sachs” dhe “Citigroup”, gjë që ka rezultuar të jetë e pavërtetë.
Po kështu zoti Santos rezulton të ketë gënjyer edhe për origjinën e tij duke thënë se është hebre dhe se gjyshërit e tij arritën t’u shpëtojnë nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore./ Voa
Komunitetet në mbarë botën çliruan më shumë dioksid karbon...
Partitë opozitare në Kosovë kritikuan të enjten kryeminist...
Hungaria ka shtyrë votimin për ratifikimin e aplikimit...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Minis...
Nxënësit e shkollave anembanë vendit në Greqi kanë dhënë l...
Mjekja ligjore Rubini Leontari vuri në dukje se të enjten ...
Qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, Kharkivi, është vetëm ...
Diplomatët e lartë nga 20 vendet kryesore të industrializu...
Në rast se Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kos...
Para pak më shumë se një viti kancelari gjerman, Olaf Scho...
Në fjalimin e tij, kancelari Scholz e vuri theksin tek e d...
Ambasadori i Izraelit në Greqi, Noam Katz, ka dhuruar gjak...
Konsulenti i menaxhimit të OSE, Pavlos Terezakis, shpjegoi...
Një shtetas shqiptar raportohet se është në mesin e viktim...
Kur skadoi ora “X” dhe shpërthimet e para ndriçuan qiellin...
Sindikata e Punëtorëve të Operacionit të Metrosë së Athinë...
Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se do të konsider...
Origjina e COVID-19 mbetet e mjegullt. Tri vjet pas sh...
Në vetëm pesë javë, ushtarët nga Ukraina duhet të mëso...
Ministrja e Jashtme Baerbock e ministrja e Zhvillimit ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...