India u kërkon ministrave të G20 që të shikojnë përtej krizës Lindje-Perëndim
Diplomatët e lartë nga 20 vendet kryesore të industrializu...

Qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, Kharkivi, është vetëm 30 kilometra larg kufirit rus. Qyteti ishte i rrethuar nga trupat ruse për më shumë se gjashtë muaj, duke pësuar dëme të mëdha, por nuk u pushtua kurrë. Tani Rusia po grumbullon edhe një herë trupat përtej kufirit. Raketat godasin qytetin më shpesh dhe Kharkivi po përforcon mbrojtjen. Siç njofton korrespondenti i "Zërit të Amerikës", Yan Boechat nga Kharkivi, të gjithë thonë se janë të përgatitur për një sulm të ri, ndërsa ende vuajnë nga përjetimet e tmerrshme të së kaluarës.
Një ushtar-kukull duket sikur vëzhgon rrugët boshe të Saltivkas, lagje banimi në Kharkiv, e dëmtuar rëndë gjatë rrethimit nga forcat ruse. Llogoret mes trotuareve janë ende të hapura në këtë lagje ku dikur jetonin 45,000 banorë.
Pozicionet e forcave ukrainase janë ende të kamufluara. Deri në shtator, kur rusët u tërhoqën përtej kufirit, vijat e frontit ishin vetëm disa qindra metra larg njëra-tjetrës.
“Dita më e frikshme ishte kur ishim në bodrum dhe pikat e karburantit filluan të shpërthenin. Njeri është përballë shtëpisë sime. Copëra xhami dhe sendesh të tjera fluturonin gjithandej. Ishte e frikshme”, thotë Alexey Yermack, banor i Saltivkas.
Alexey Yermack është një nga 4000 burrat, gratë dhe fëmijët që jetojnë në Saltivka. Ai thotë se situata ka qenë e qetë së fundmi, por ai ka frikë se Rusia mund të kryejë një sulm tjetër.
“Shqetësohem për fëmijët. Më vjen keq për mbesën dhe nipin tim. Ai është 15 vjeç, ajo është 20. Kam frikë për ta”, vazhdon Alexey.
Kharkivi është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, dikur me 1.5 milionë banorë. Forcat ruse e mbajtën të rrethuar nga shkurti deri në shtator, në një përpjekje për ta pushtuar. Pasi nuk arritën ta marrin, u larguan duke e lënë qytetin të rrënuar.
“Rreth 500 ndërtesa banimi janë shkatërruar tërësisht”, thotë zëdhënësi i qytetit, Yuriy Sydorenko.
Zoti Sydorenko thotë se edhe 1000 ndërtesa të tjera u goditën nga artileria ruse. Ai shton se rindërtimi do të fillojë pas luftës, pasi ekziston rreziku që gjithçka të shkatërrohet përsëri.
Në javët e fundit, sulmet në Kharkiv janë intensifikuar. Tani forcat ruse po lëshojnë raketa balistike nga Belgorodi, qyteti më i madh i Rusisë në këtë rajon, më pak se 100 kilometra larg.
Një komandant ukrainas, që nuk identifikohet me emrin e vërtetë, thotë se ai dhe të tjerët do të jenë gati ta mbrojnë Ukrainën.
“Pavarësisht nëse armiku kthehet apo jo, personeli ynë është gati t’i godasë”, thotë Ivani, komandanti ukrainas që përdor një emër të rremë për arsye sigurie.
Ai është komandanti i një prej linjave mbrojtëse rreth Kharkivit.
Ushtarët, që ndodhen këtu, nuk e dinë se çfarë i pret më pas.
Oleg Kristopp, një tjetër banor i Saltivkas, thotë se është i qetë dhe ka besim te forcat ukrainase, ndonëse vuan nga kujtimet e së kaluarës së afërt.
“Në ëndërr shoh shpërthime të shumta, pastaj zgjohem. Kujtimet janë ende të freskëta”, thotë Oleg Kristopp, banor i Satlivkas.
Zoti Kristopp dhe gruaja e tij Olga, jetojnë në një dhomë pasi qëndruan për tre muaj të strehuar në një stacion metroje së bashku me qindra të tjerë.
“Jemi me fat që dritarja nuk u shkatërrua që të rrimë të paktën në një dhomë”, thotë Olga Kristopp, banore e Saltivkas.
Saltivka është e qetë për momentin. Nënat e reja shëtisin me foshnjat e tyre. Por të gjithë këtu duket se e dinë se gjithçka mund të ndryshojë sa hap e mbyll sytë./ VOA
Diplomatët e lartë nga 20 vendet kryesore të industrializu...
Në rast se Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kos...
Para pak më shumë se një viti kancelari gjerman, Olaf Scho...
Në fjalimin e tij, kancelari Scholz e vuri theksin tek e d...
Ambasadori i Izraelit në Greqi, Noam Katz, ka dhuruar gjak...
Konsulenti i menaxhimit të OSE, Pavlos Terezakis, shpjegoi...
Një shtetas shqiptar raportohet se është në mesin e viktim...
Kur skadoi ora “X” dhe shpërthimet e para ndriçuan qiellin...
Sindikata e Punëtorëve të Operacionit të Metrosë së Athinë...
Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se do të konsider...
Origjina e COVID-19 mbetet e mjegullt. Tri vjet pas sh...
Në vetëm pesë javë, ushtarët nga Ukraina duhet të mëso...
Ministrja e Jashtme Baerbock e ministrja e Zhvillimit ...
Parlamenti finlandez votoi me shumicë të madhe pro pro...
Një vit luftë në Ukrainë, tërmete të tmerrshme në Turq...
Diplomacia e ndërmjetësuesve të BE-së do të zgjasë der...
Shtëpia e Bardhë ka shprehur vendosshmëri për ndalimin...
Shefi i drejtësisë në Shtetet e Bashkuara tha se Yevge...
Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione...
Ushtria ukrainase mund të tërheqë trupat nga qyteti lindor...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...