EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Kina njoftoi të premten se po ndalonte dialogun me Shtetet e Bashkuara në një numër fushash, përfshirë midis komandantëve ushtarakë të nivelit strategjik dhe bisedimet për mjedisin, duke e përshkallëzuar kështu situatën edhe më tej pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi në Tajvan.
Ministria e Jashtme e Kinës tha se po pezullonte gjithashtu bashkëpunimin me Uashingtonin për parandalimin e krimit ndërkufitar dhe trafikut të drogës, fusha këto ku krahas ndryshimeve mjedisore zyrtarët amerikanë shohin mundësi për bashkëpunim.
Kina ka reaguar me zemërim pasi zonja Pelosi e vizitoi ishullin e vetëqeverisur që Pekini e konsideron si territorin e tij sovran, duke shënuar kështu vizitën e nivelit më të lartë nga zyrtarë e Shteteve të Bashkuara, në 25 vjetët e fundit. Në kuadër të reagimit të ashpër, Kina nisi të enjten stërvitje ushtarake në detet dhe hapësirën ajrore rreth Tajvanit. Stërvitjet, më të mëdhatë të kryera ndonjëherë nga Kina në ngushticën e Tajvanit, janë planifikuar të vazhdojnë deri në mesditën e së dielës.
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha të premten se gjithsej 68 avionë ushtarakë dhe 13 anije të marinës kineze po kryenin stërvitje në ngushticën e ndjeshme të Tajvanit. Disa prej tyre, thanë ata, kaluan edhe një pjesë të zonës jozyrtare neutrale që ndan të dy palët, një lëvizje që ministria e përshkroi si "dëmtim të status quo-së".
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se Uashingtoni i ka bërë të qartë në mënyrë të përsëritur Pekinit se nuk kërkon një krizë për vizitën e zonjës Pelosi në Tajvan, e cila u zhvillua të mërkurën gjatë një turneu të delegacionit të Kongresit amerikan në Azi.
"Nuk ka asnjë justifikim për këtë reagim ushtarak ekstrem dhe përshkallëzues," tha zoti Blinken në një konferencë shtypi ndërsa po merrte pjesë të Forumit Rajonal ASEAN në Kamboxhia. Ai shtoi, "tani, ata i kanë çuar aktet e rrezikshme në një nivel të ri."
Zoti Blinken theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërmarrin veprime për të provokuar krizë, por do të vazhdojnë të mbështesin aleatët rajonalë dhe të kryejnë lëvizje standarde ajror dhe detare përmes ngushticës së Tajvanit.
“Ne do të fluturojmë, lundrojmë dhe operojmë kudo që e lejon ligji ndërkombëtar”, tha ai.
Shtëpia e Bardhë thirri ambasadorin kinez Qin Gang të enjten për të dënuar veprimet e qeverisë kineze. Kjo pasoi thirrjen nga Pekini të ambasadorit amerikan, Nicholas Burns, në fillim të kësaj jave, për vizitën e zonjës Pelosi në Tajvan.
Përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për të komentuar mbi ndalimin e bisedimeve dhe bashkëpunimit nga ana e Kinës në disa fusha.
Deklarata kineze nuk e thotë nëse do të pezullojë bisedimet ushtarake në nivelet më të larta, të tilla si me Sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin dhe Kryetarin e Shefave të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Mark Milley.
Ndonëse këto bisedime kanë qenë të rralla, zyrtarët kanë thënë se është e rëndësishme që të ketë bisedime në rast urgjence ose aksidenti.
Pekini njoftoi veçmas se do të vendoste personalisht sanksione ndaj zonjës Pelosi dhe familjes së saj në kuadër të reagimit kinez ndaj vizitës së saj në Tajvan që Pekingu e cilësoi si veprim "të mbrapsht" dhe "provokues".
Gjatë vizitës në Japoni, zonja Pelosi tha se udhëtimi i saj në Azi asnjëherë nuk e ka pasur për qëllim të ndryshojë status-quon e rajonit.
Ministria e mbrojtjes e Tajvanit tha se ushtria e ishullit kishte dërguar avionë dhe anije dhe kishte vendosur sisteme raketore me bazë tokësore për të monitoruar anijet dhe avionët që kaluan për një kohë të shkurtër vijën mesatare të ngushticës së Tajvanit.
Të enjten, Kina lëshoi disa raketa në ujërat përreth Tajvanit.
Ministria e mbrojtjes e Japonisë, e cila po ndjek stërvitjet, fillimisht raportoi se katër nga raketat fluturuan mbi kryeqytetin e Tajvanit, gjë që është e paprecedentë.
Më vonë, ministria e mbrojtjes e Tajvanit tha se raketat ishin lartë në atmosferë dhe nuk përbënin kërcënim.
Duke iu përgjigjur stërvitjeve kineze, presidenti Tsai Ing-wen tha se Tajvani nuk do të provokonte konflikte, por do të mbronte me vendosmëri sovranitetin dhe sigurinë e tij kombëtare.
Tajvani është vetëqeverisur që nga viti 1949, kur komunistët e Mao Ce Dunit morën pushtetin në Pekin pasi mposhtën nacionalistët Kuomintang (KMT) të Chiang Kai-shek në një luftë civile, duke bërë që qeveria e udhëhequr nga Kuomintang të vendosej në Tajvan.
Duke folur pas takimit me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, kryeministri japonez deklaroi se e ka “informuar zonjën Pelosi se fakti që raketat balistike të Kinës kishin rënë pranë ujërave japoneze, kërcënon sigurinë tonë kombëtare dhe se Japonia i kishte dënuar ashpër veprime të tilla," tha Kishida.
Ministria e Jashtme e Kinës tha se kishte thirrur ambasadorin për Japoninë dhe një diplomat kanadez në Pekin të enjten lidhur me një deklaratë që ata e quajtën "të gabuar" të vendeve të Grupit të Shtatë (G7) për Tajvanin, dhe gjithashtu kishte bërë ankesa te të dërguarit e BE-së.VOA
I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballk...
Menjëherë pasi një gjykatë ruse dënoi me nëntë vjet bu...
Një grup senatorësh amerikanë, nga të dy krahët, paraq...
I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballk...
Burimet e inteligjencës ukrainase pretendojnë se Vladi...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, iu bashkua m...
Sindikata Verdi dhe koncerni Lufthansa, shoqëria më e madh...
Pas deklaratave të ish-kancelarit Gerhard Shröder se R...
Vazhdimi i funksionimit të tri termocentraleve të mbet...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar anët...
Irani tha se ka arrestuar 10 militantë, që dyshohet se...
Edhe tri anije të mbushura me drithëra do të largohen nga ...
Kryetarja e Komisionit të Mbrojtjes në Bundestag, Mari...
Nga ‘Zëri i Zotit’ tek ‘Arma e Nxehtësisë’, më poshtë ...
Kina nisi stërvitje të paprecedentë ushtarake me zjarr...
Një gjykatë ruse dënoi të enjten yllin e basketbollit ...
Ekspertë të sigurisë vlerësojnë se qetësia në veri të ...
Tensionet mes Jeruzalemit dhe Moskës po rriten pas një...
Senati amerikan miratoi të mërkurën pranimin e Suedisë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...