Witkoff do të takohet me Zelensky-n për bisedimet e fundit rreth luftës në Ukrainë
I dërguari i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, do të u...

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mori pjesë në mirëpritjen e një njësiti të ushtrisë koreano-veriore, pas kthimit të tij në atdhe pasi kishte kryer detyra në Rusi, raportoi të shtunën agjencia shtetërore e lajmeve, "KCNA".
Në një fjalim të transmetuar nga "KCNA", Kim vlerësoi oficerët dhe ushtarët e Regjimentit të 528-të të Inxhinierëve të Ushtrisë Popullore Koreane (KPA) për sjellje “heroike” dhe “heroizëm të madh” në përmbushjen e urdhrave të dhënë nga Partia e Punëtorëve të Koresë në pushtet gjatë një dislokimi 120-ditor jashtë vendit.
Në videon e publikuar nga Koreja e Veriut shihen ushtarë me uniformë duke zbritur nga një avion, Kim-i duke e përqafuar një ushtar të ulur në karrocë invalidi, si dhe ushtarë dhe zyrtarë të mbledhur për të mirëpritur trupat.
"KCNA" tha se njësiti ishte dërguar në fillim të gushtit dhe kishte kryer detyra luftarake dhe inxhinierike në rajonin e Kurskut në Rusi gjatë luftës së Moskës në Ukrainë.
Muajin e kaluar, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se trupat e Koresë së Veriut, të cilët ndihmuan Rusinë ta zmbrapste një inkursion të madh ukrainas në rajonin perëndimor të Kurskut, tani po luajnë rol të rëndësishëm në pastrimin e zonës nga minat.
Sipas një pakti të ndërsjellë për mbrojtje mes dy vendeve, Koreja e Veriut vitin e kaluar dërgoi rreth 14.000 ushtarë për të luftuar përkrah Rusisë në Kursk, dhe më shumë se 6.000 prej tyre u vranë, sipas burimeve nga Koreja e Jugut, Ukraina dhe Perëndimi.
Kim tha se nëntë ushtarë u vranë gjatë misionit, duke e përshkruar vdekjen e tyre si “humbje që ta copëton zemrën”, dhe njoftoi se regjimenti do të nderohej me Urdhrin e Lirisë dhe Pavarësisë.
Ceremonia e pritjes u mbajt të premten në Phenian dhe u ndoq nga zyrtarë të lartë ushtarakë, udhëheqës të partisë në pushtet, familjarë të ushtarëve dhe turma të mëdha njerëzish, sipas "KCNA".
Në fjalimin e tij, Kim tha se regjimenti kishte pastruar zona të rrezikshme në kushte luftarake dhe kishte demonstruar “besnikëri absolute” ndaj partisë dhe shtetit. Ai gjithashtu lavdëroi indoktrinimin politik, disiplinën dhe unitetin mes trupave, duke e quajtur paraqitjen e tyre shembull për forcat e armatosura.
Koreja e Veriut i ka nderuar haptazi trupat e saj që luftuan për Rusinë në luftën në Ukrainë.
Në gusht, Kim i lavdëroi ata në një takim me oficerë të përfshirë në operacione jashtë vendit, ndërsa më herët mediat shtetërore e shfaqën atë duke mbuluar arkivola me flamurin kombëtar në atë që dukej të ishte riatdhesimi i ushtarëve të vrarë përkrah forcave ruse./ Rel
I dërguari i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, do të u...
Një sulm me dron rus ka ndodhur në një nga portet kryesore...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 12 dhjetor para...
Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe më 2023 nga Irani, Narges...
Mediat ndërkombëtare, Financial Times dhe AFP, duke u thir...
Dy persona, shtetas të Kosovës, janë lënduar pasi avioni i...
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e kanë hedhur po...
Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, është takuar ditën e...
Fituesi i Eurovisionit, artisti zviceran Nemo, ka kthy...
Një sulm me thikë ka ndodhur në një treg Krishtlindjesh në...
Kryeministri i Bullgarisë, Rosen Zhelyazkov, ka dhënë dorë...
Imri Demelezin është emëruar ministër në detyrë i Bujqësis...
Personi i Vitit i revistës Time për vitin 2025 nuk është n...
Ministri i Financave i Greqisë, Kyriakos Pierrakakis është...
Zyrtarë të lartë amerikanë pritet të takohen në Paris të s...
Gjykimi ndaj tre të akuzuarve për shpërthimin në kanalin e...
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, u bëri thirrje aleatëve që të ...
Emigrantët mund të dërgohen në "qendra kthimi" jashtë shte...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar gjatë një t...
I botuar me nxitim në më pak se tre javë, libri i ri i Nic...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...