Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...

“Nuk e goditëm ne urën në Krime, por vetë rusët”. Kishin kaluar vetëm disa minuta që kur u publikuan në internet imazhet e para të urës së dëmtuar në Ngushticën e Kerçit, kur këshilltari i presidentit ukrainas, Mihailo Podoliak i shkroi në "Twitter": “Gjithçka e paligjshme duhet të shkatërrohet, gjithçka e vjedhur duhet t’i rikthehet Ukrainës, gjithçka e pushtuar nga Rusia duhet të çlirohet”.
Pastaj, pasdite, tonet ndryshuan. Përmes një postim të ri po në "Twitter", këshilltari i presidentit ukrainas Volodimir Zelenski foli për një sabotim nga vetë rusët si pasojë e përplasjeve të brendshme. “Për mendimin tonë shpërthimi i së ashtuquajturës Ura e Putinit, është një operacion i brendshëm i njërit prej shërbimeve speciale ruse”- deklaroi ai. Në një intervistë për gazetën italiane “Corriere Della Sera”, Podoliak thotë se dështimet e Rusisë në këtë luftë po nxisin rebelimin e shërbimeve sekrete ndaj Ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu.
Pra sipas Kievit, ky është një operacion i brendshëm i Moskës?
Po. Javët e fundit, konflikti midis dy qendrave kryesore të pushtetit në Kremlin, Ministrisë ruse të Mbrojtjes dhe FSB-së (shërbimit sekret rus), është përshkallëzuar shumë. Shërbimi Federal i Sigurisë, FSB, po përpiqet përmes rrjetit të saj të figurave publike, përfshirë edhe udhëheqësin çeçen Kadirov të rrëzojë ministrin Sergei Shoigu, si dhe gjeneralët e lartë të ushtrisë ruse. Kontrolli i Urës së Kerçit është zyrtarisht nën juridiksionin e FSB-së. Prandaj ajo u godit nga njësitë e Ministrisë së Mbrojtjes. Për t’ua hedhur fajin shërbimeve sekrete.

Cilat janë provat ku e mbështetni këtë tezë?
Sipas informacionit nga gjeolokacioni, kamioni që shpërtheu mbi urë po vinte nga territori rus. Dhe vetë automjeti është rus. Sinkronizimi i shpërthimit me kalimin e ngarkesës së karburantit me tren tregon për një planifikim shumë të kujdesshëm të operacionit.
Dhe pse Moska duhet të bombardojë vetë urën më të gjatë që ekziston sot në Europë, që lidh Krimenë me Rusinë?
Javët e fundit kemi parë një dobësimi të qartë të linjës vertikale të komandës ushtarake në Moskë, e cila do të çojë në një shtim të sabotimeve të brendshme. Në territoret e pushtuara do të shtohet paniku dhe bashkë më të edhe përpjekjet për arratisje dhe dezertim. Edhe morali (dhe numri) i trupave pushtuese ruse do të bjerë ndjeshëm.
Por më 18 shtator, ju deklaruat për gazetën tonë se “ura duhet të prishet si një ndërtim i paligjshëm”. A kanë të drejtë ata që flasin për ekzistencën e mosmarrëveshjeve të forta, por edhe tensioneve mes Kievit dhe Uashingtonit lidhur me avancimin e trupave ukrainase drejt Kersonit dhe Krimesë?
Ukraina është shumë skrupuloze për sa i përket respektimit të rregullave të luftës, por edhe në konsultimet që zhvillon periodikisht me aleatët e saj. Kjo nuk do të thotë se ura nuk mund të konsiderohet një objektiv “legjitim”.
Por nuk kemi nevojë të ndërmarrim akte që nuk japin rezultat të drejtpërdrejtë në çlirimin e territoreve. Të gjitha operacionet e këtij lloji - nga vrasja e vajzës së Aleksandër Dugin, te shpërthimet e gazsjellësve “Nord Stream”, dhe tani së fundmi shpërthimi në Urën e Kerçit kanë prapa të njëjtën dorë, atë ruse.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Një mori raketash ruse që ranë të hënën mbi qytetet an...
Rritja e nivelit të vetëvrasjeve mes anëtarëve aktivë ...
Një grua ka kujtuar momentin e çuditshëm që pretendon se "...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara njoftoi javën e kal...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe aleatët evropian...
Shpërthimet tronditën shumë qytete anembanë Ukrainës të hë...
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se do...
Moldavia tha më 10 tetor se raketat rusen që kishin për shën...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se "është optim...
Në Maqedoninë e Veriut është prezantuar pakoja e re e masa...
Victoria Maslova e ka braktisur fabrikën e saj me produkte...
Shpërthime të shumta kanë ndodhur në kryeqytetin e Ukr...
Pekini dhe Taipei janë deklaruar pasi shefi ekzekutiv i Te...
Gjatë një debati të zhvilluar në parlamentin gjerman, Bund...
Sipas përllogaritjeve të Institutit SORA për televizionin ...
Këtë vit Çmimi Nobel për Paqe iu dha aktivistit bjello...
“The Economist” Sot jo pak njerëz i kanë harruar luft...
Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Joe Biden zhvil...
Pesë vite pasi termi “dosja Steele” hyri në fjalorin p...
Bullgaria është mes atyre vendeve që nuk kanë pranuar të f...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...