Bislimi: Do të zbatojmë rekomandimet e KE-së
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se ekz...

Mali i Zi ka bërë përparim të ndjeshëm në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, lirinë e shprehjes dhe medias, por institucionet e tij janë të brishta dhe të cenueshme ndaj krizave politike dhe bllokimeve të mundshme institucionale, vlerëson Komisioni Evropian në raportin që u miratua të merkurën në Bruksel.
Në dokument, KE kujton se në qershor të vitit 2024, në raportin për vlerësimin e përmbushjes së standardeve të përkohshme, ka përcaktuar se Mali i Zi ka përmbushur standardet e përkohshme për kapitullin 23, i cili përcakton standardet përfundimtare për këtë kapitull.
Kur bëhet fjalë për legjislacionin zgjedhor, në raport thuhet se "korniza zgjedhore kërkon një rishikim gjithëpërfshirës" malazez, megjithëse zbatimi i zgjedhjeve është "përgjithësisht i kënaqshëm".
“Kuadri ligjor kërkon reforma gjithëpërfshirëse dhe përafrim me legjislacionin e BE-së, përfshirë legjislacionin zgjedhor, kufizimet në të drejtat e votës dhe kandidaturat, transparencën, mekanizmat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe mbikëqyrjen e financimit të fushatës dhe medias. Shumica e rekomandimeve të mbetura të OSBE/ODIHR nuk janë adresuar. Mali i Zi duhet të bëjë një përpjekje shtesë për të harmonizuar proceset e tij zgjedhore me standardet më të larta demokratike," thuhet në dokument.
Raporti vlerëson se parlamenti malazez "mund të ushtrojë kompetencat e tij në një mënyrë kryesisht të kënaqshme" dhe vlerësohet se pavarësisht fragmentimit të vazhdueshëm të peizazhit parlamentar, formimi i shumicës në tetor 2023 "i dha fund një periudhe të zgjatur të paqëndrueshmërisë politike".
KE kërkon gjithashtu që Mali i Zi të sigurojë zbatimin e plotë dhe efektiv të kornizave të përmirësuara strategjike dhe ligjore, në mënyrë që të zgjidhë sfidat ekzistuese dhe të vazhdojë përafrimin me ligjet e BE-së dhe standardet evropiane në fushën e parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit.
Në vitin 2025, Malit të Zi i kërkohet të përmirësojë më tej rezultatet në luftën kundër korrupsionit, përfshirë korrupsionin e nivelit të lartë, duke forcuar urgjentisht zbatimin efektiv të legjislacionit penal ekzistues nga prokuroria dhe gjykatat, duke përfshirë vendosjen e dënimeve efektive dhe parandaluese.
KE theksoi se është i nevojshëm “ndryshimi urgjent i Ligjit për financimin e subjekteve politike dhe fushatave zgjedhore, në mënyrë që vendi të zgjidhë mangësitë ekzistuese dhe ta harmonizojë plotësisht me standardet evropiane”.
Raporti vjen katër ditë pas vizitës së Presidentes së KE Ursula von der Leyen në Podgoricë, e cila vlerësoi rezultatet e Malit të Zi në procesin e pranimit.
Mali i Zi konsiderohet udhëheqës në procesin e anëtarësimit në BE, me të 33 kapitujt e hapur dhe tre të mbyllur.
Sipas pritshmërive të Qeverisë së Malit të Zi, katër kapituj duhet të mbyllen deri në fund të këtij viti, ndërsa 26 të tjerët, siç ka paralajmëruar kryeministri Milojko Spajiç, deri në fund të vitit 2026.
Komisioneri i Zgjerimit të BE-së Oliver Varheli në prezantimin e paketës së zgjerimit, tha se synimi i KE-së për të propozuar hartimin e marrëveshjes për anëtarësim me Malin e Zi, me përfundimin e negociatave do të vijojë hapi tjetër.
“Është e vështirë të thuhet, por shpresoj që niveli i përkushtimit të Podgoricës të vazhdojë drejt asaj që kemi parë deri më tani. Nuk jemi ende aty. Kur të mbyllen të gjithë kapitujt, atëherë propozimi për negociatat për anëtarësim është në vijë, por ka ende hapa për të ndërmarrë,” tha Varheli.
Deri në fund të mandatit të komisionit të ardhshëm, tha ai, mund të pritet zgjerimi.
Kujtohet se në qershor të vitit 2024, Komisioni Evropian përcaktoi në Raportin e Vlerësimit për përmbushjen e kritereve të përkohshme (IBAR) se Mali i Zi përmbushi kriteret e përkohshme për kapitullin 23, i cili përcakton kriteret përfundimtare për këtë kapitull./ VOA
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se ekz...
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti të mërk...
Në raportin vjetor të Komisionit Evropian për procesin e z...
Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë të rishqyrtojë pr...
Gjykata penale e Brukselit dënoi 119 persona të martën si ...
Bashkimi Evropian ka vendosur të rrisë tarifat deri në 45....
Anëtarët e familjes së ish Presidentit Donald Trump dhe zy...
Për njeriun më të pasur në botë, drejtimi i një perand...
Më shumë se 2.700 mjekë kanë dhënë dorëheqje nga spitalet ...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickosk...
Tarifat e Bashkimit Evropian, deri në 35.3 për qind në mak...
Japonia vazhdon të jetë e ndarë për sa i përket mënyrës se...
Ministria e Jashtme e Rusisë ka sanksionuar të martën 131 ...
Steve Bannon, këshilltari i ish-presidentit amerikan, Dona...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar të martën stë...
Në zgjedhjet e 5 nëntorit, sipas anketimeve, kandidatja e ...
Grupi i armatosur libanez, Hezbollah, tha të martën se kis...
Më 5 nëntor zhvillohen zgjedhjet në SHBA. Që nga viti 2020...
Demokratët i shtuan sulmet e tyre ndaj Donald Trump-it të ...
Për Sean "Diddy" Combs ka dy padi të reja ku akuzohet për ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...