BE: Projektligjet e miratuara nga Serbia që lidhen me Kosovën shkelin zotimet e saj nga dialogu
Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë të rishqyrtojë pr...

Në raportin vjetor të Komisionit Evropian për procesin e zgjerimit të bllokut, u kërkohet Kosovës dhe Serbisë zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve që u arrit vitin e kaluar si dhe të të gjitha marrëveshjeve të kaluara, pa vonesa apo parakushte të mëtejshme.
“Nga Kosova pritet të fillojë procesin që çon në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe bazuar në propozimin evropian të paraqitur më 21 tetor 2023. Ndërkaq nga Serbia, pritet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshja njëkohësisht duke filluar procesin e njohjes së dokumenteve të Kosovës, simboleve dhe institucioneve të saj”, thuhet në raport.
Raporti, një matës i përvitshëm që Bashkimi Evropian i bën zhvillimeve të vendeve të cilat synojnë integrimin, kritikon siç thuhet veprimet e pabashkërenduara të qeverisë së Kosovës në veri duke vlerësuar se ato kanë dëmtuar marrëdhëniet e saj me komunitetin serb.
Raporti thekson se situata në veriun e Kosovës gjatë periudhës së raportimit është përshkuar me tensione të larta.
“Kosova vazhdimisht ka kryer veprime në kundërshtim me detyrimet e saj që dalin nga dialogu, duke përfshirë operacione policore kundër zyrave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia, rregulloren e Bankës Qendrore për paratë e gatshme duke ndaluar përdorimin e çdo valute tjetër përveç euros si dhe mbylljen e zyrave të Postës së Serbisë”, thuhet në raport.
Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për hapjen e urës kryesore mbi Ibër në Mitrovicë për lëvizjen e makinave, thuhet në raport, ndërsa theksohet se qëndrimi i Bashkimit Evropian mbetet i njëjtë.
“Çdo vendim ose veprim për hapjen e saj duhet të merret dhe bashkërendohet në kuadër të dialogut dhe bashkë me partnerët e sigurisë”, thuhet në raport.
Në raport thuhet se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës kanë mbetur në fuqi, ndonëse vihet re se shefi i politikës së Jashtme të bllokut, Josep Borrell ka propozuar heqjen e tyre.
Ndërkaq në pjesën për Serbinë, raporti vë theksin të sulmi i një grupi serbësh të armatosur ndaj policisë së Kosovës me 24 shtator të vitit të kaluar si përshkallëzimin më serioz të situatës në veri duke nënvizuar se “procesi i normalizimit të marrëdhënieve vazhdon të ndikohet nga hapat e pamjaftueshëm të Serbisë për të siguruar përgjegjësi për të”.
Raporti i progresit tërheq vërejtjen se normalizimi i marrëdhënieve mbetet një kusht thelbësor në rrugën evropiane të të dyja vendeve dhe se ato rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme në mungesë të përparimit.
Kosova është e fundit në proceset integruese dhe e vetmja nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor që nuk e ka statusin e vendit kandidat, ndonëse kërkesën e ka dorëzuar në dhjetor të vitit 2022. Komisioni Evropian shpreh gatishmërinë që të përgatisë opinion për këtë kërkesë sapo që kjo të kërkohet nga Këshilli i BE-së.
Raporti njeh përparimin e Kosovës në “luftën kundër krimit të organizuar, përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes si dhe liberalizimin e vizave” dhe kërkon shtimin e përpjekjeve “për të forcuar sundimin e ligjit, administratën publike dhe për të mbrojtur lirinë e shprehjes”.
“Qeveria duhet të punojë për të krijuar mbështetje politike ndërpartiake për të ndjekur në mënyrë më efektive reformat në lidhje me Bashkimin Evropian”, thuhet në raport.
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, tha në një konferencë për shtypin se agresioni rus në Ukrainë e ka shndërruar përshpejtimin e zgjerimin e bllokut në përparësi strategjike. Ai theksoi se rreshtimi i vendeve që synojnë integrimin me politikat e bllokut është thelbësor.
“Ju thjeshtë nuk mund të mbani lidhje të ngushta me Rusinë ose të përpiqeni të vazhdoni punën si zakonisht dhe të prisni që do të anëtarësoheni në Bashkimin Evropian. Është njëra ose tjetra”, tha ai.
Serbia është i vetmi vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë./ VOA
Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë të rishqyrtojë pr...
Gjykata penale e Brukselit dënoi 119 persona të martën si ...
Bashkimi Evropian ka vendosur të rrisë tarifat deri në 45....
Anëtarët e familjes së ish Presidentit Donald Trump dhe zy...
Për njeriun më të pasur në botë, drejtimi i një perand...
Më shumë se 2.700 mjekë kanë dhënë dorëheqje nga spitalet ...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickosk...
Tarifat e Bashkimit Evropian, deri në 35.3 për qind në mak...
Japonia vazhdon të jetë e ndarë për sa i përket mënyrës se...
Ministria e Jashtme e Rusisë ka sanksionuar të martën 131 ...
Steve Bannon, këshilltari i ish-presidentit amerikan, Dona...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar të martën stë...
Në zgjedhjet e 5 nëntorit, sipas anketimeve, kandidatja e ...
Grupi i armatosur libanez, Hezbollah, tha të martën se kis...
Më 5 nëntor zhvillohen zgjedhjet në SHBA. Që nga viti 2020...
Demokratët i shtuan sulmet e tyre ndaj Donald Trump-it të ...
Për Sean "Diddy" Combs ka dy padi të reja ku akuzohet për ...
Pentagoni thotë se Koreja e Veriut ka dërguar rreth 10,000...
Një seri sulmesh ndaj kutive të votimit në disa shtete po ...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Gu...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...