Zbërthimi i Sky Ecc dhe Encrochat/ Kërkohen 58 arrestime, prokurori: Mund të arratisen
Gjykata penale e Brukselit dënoi 119 persona të martën si ...

Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë të rishqyrtojë projektligjet për juridiksion gjyqësor serb në Kosovë dhe për shpalljen e Kosovës si “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”, duke vlerësuar se veprimet e tilla paraqesin shkelje të detyrimeve të saj që dalin nga procesi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve.
Të hënën, qeveria e Serbisë miratoi një projektligj që e shpall Kosovën si zonë të mbrojtjes së veçantë sociale, me të cilin siç thuhet rregullohen të drejtat për mbrojtje të veçantë sociale si dhe projektligjin për kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës.
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Nabila Massrali, tha se këto veprime janë në kundërshtim me zotimet që Serbia ka marrë në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga blloku.
“Që nga Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, Kosova dhe Serbia kanë detyrime të qarta lidhur me juridiksionin e tyre përkatës. Projektligjet e qeverisë së Serbisë, në mënyrën si janë publikuar paraqesin shkelje të qarta të obligimeve nga dialogu dhe janë në kundërshtim me ripërkushtimin e shprehur rishtazi për dialogun”, tha zonja Massrali.
Këto projektligje qenë paralajmëruar nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç me 13 shtator, si masa pas shuarjes së institucioneve të Serbisë nga ana e autoriteteve të Kosovës në veri të vendit.
Projektligji për kompetencën e autoriteteve gjyqësore që ndër të tjera parasheh themelimin e një prokurorie të posaçme dhe një trupi gjykues të posaçëm “për t’i ndjekur penalisht të gjithë ata që marrin pjesë në përndjekjen e popullatës serbe në Kosovë”, nxiti reagime të ashpra në Kosovë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një postim në rrjetet sociale të martën akuzoi Serbinë se po bën çdo përpjekje për ta bllokuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, “duke shkelur marrëveshjet, tërësinë tokësore dhe sovranitetin e Kosovës”, shkroi ai.
Kosova dhe Serbia janë përfshirë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011 dhe përkundër arritjes së marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve vitin e kaluar në Bruksel dhe Ohër, palët nuk po arrijnë të pajtohen për rrugët e zbatimit të saj.
Takimi i fundit ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë në Bruksel javën e kaluar, nga i cili Bashkimi Evropian tha se priste që palët të bien dakord për zbatimin e marrëveshjes, u përmbyll pa ndonjë rezultat.
Të dyja palët në vazhdimësi akuzojnë njëra tjetrën për mungesë të gatishmërisë që të zbatohet marrëveshja. Serbia ngulë këmbë në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe që është pjesë e marrëveshjes, ndërsa Kosova akuzon palën serbe se po këmbëngul në zbatimin e pjesshëm të marrëveshjes duke e vlerësuar këtë qëndrim si joserioz./ Voa
Gjykata penale e Brukselit dënoi 119 persona të martën si ...
Bashkimi Evropian ka vendosur të rrisë tarifat deri në 45....
Anëtarët e familjes së ish Presidentit Donald Trump dhe zy...
Për njeriun më të pasur në botë, drejtimi i një perand...
Më shumë se 2.700 mjekë kanë dhënë dorëheqje nga spitalet ...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickosk...
Tarifat e Bashkimit Evropian, deri në 35.3 për qind në mak...
Japonia vazhdon të jetë e ndarë për sa i përket mënyrës se...
Ministria e Jashtme e Rusisë ka sanksionuar të martën 131 ...
Steve Bannon, këshilltari i ish-presidentit amerikan, Dona...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar të martën stë...
Në zgjedhjet e 5 nëntorit, sipas anketimeve, kandidatja e ...
Grupi i armatosur libanez, Hezbollah, tha të martën se kis...
Më 5 nëntor zhvillohen zgjedhjet në SHBA. Që nga viti 2020...
Demokratët i shtuan sulmet e tyre ndaj Donald Trump-it të ...
Për Sean "Diddy" Combs ka dy padi të reja ku akuzohet për ...
Pentagoni thotë se Koreja e Veriut ka dërguar rreth 10,000...
Një seri sulmesh ndaj kutive të votimit në disa shtete po ...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Gu...
Luftërat e Izraelit në Rripin e Gazës dhe Liban kanë përça...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...