Izraeli nënshkruan marrëveshje për blerjen e 25 avionëve luftarakë F-15
Ministria e Mbrojtjes e Izraelit njoftoi të enjten se e ka...

Kandidatja për komisionere të Zgjerimit e BE-së, sllovenia Marta Kos, ka thënë të enjten se ajo nuk do t'i ndiqte tendencat e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo i bëri këto komente duke folur në një seancë dëgjimore në Parlamentin Europian (PE), ku u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve në komisionin e politikës së jashtme të PE-së.
“Sa i përket shkëmbimit të territorit, jo. Jo. Komisioni Europian dhe unë, nëse konfirmohem, nuk do t'i ndjekim këto tendenca”, ka thënë ajo pasi është pyetur për idetë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat, sipas deputetit që bëri pyetje, mund të kthehen përsëri në tryezë pas fitores së Donald Trump-it në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Administrata e mëparshme e Trump-it ka thënë se nuk do ta kundërshtonte shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë për ta zgjidhur mosmarrëveshjen mes tyre, me kusht që Prishtina dhe Beogradi do të përpunonin një “zgjidhje të kënaqshme reciproke”.
Kos është pyetur gjithashtu edhe për rolin e saj të mundshëm në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo shprehu gatishmëri për të punuar me Kaja Kallasin, e cila pritet të konfirmohet në postin e përfaqësueses për politikë të jashtme të BE-së, dhe ta marrë përsipër ndërmjetësimin e dialogut mes dy vendeve fqinje.
“Dialogu formalisht është në duart e Kaja Kallasit. Unë do të punoj sigurisht me të. Pasi e njoh këtë rajon dhe mentalitetin, dua të bashkëpunoj në këtë fushë. Të lëvizim përpara. Është bërë shumë formalisht deri me tani”, tha ajo.
Ajo tha se pret nga Kosova dhe Serbia ta zbatojnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, për të cilën u pajtuan në fillim të vitit 2023 në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Por, Kos paralajmëroi se “nëse gjërat nuk shkojnë, duhet të gjejmë një rrugë të re”, duke e cituar Albert Ajnshtajnin se “është çmenduri të vazhdosh ta bësh të njëjtën gjë çdo ditë dhe të presësh rezultat tjetër“.Negociatat për anëtarësim me Malin e Zi e Shqipërinë mund të mbyllen brenda vitesh
Ndërkaq, duke folur për zgjerimin, kandidatja për komisionare ka thënë se Mali i Zi dhe Shqipëria kanë mundësi t’i përmbyllin bisedimet për anëtarësim në bllok deri në vitin 2026 dhe 2027, përkatësisht.
Kos shpreson ta marrë pëlqimin e komisionit për t’u emëruar në postin e komisioneres për Zgjerim.
Ajo tha gjatë seancës dëgjimore se do të jetë e “përkushtuar” për ta përshpejtuar procesin e zgjerimit dhe se do ta mbajë si parim qëndrimin se vendet kandidate duhet të anëtarësohen në bazë të meritave dhe përmbushjes së reformave dhe kushteve për anëtarësim.
“Sot, për herë të parë pas dhjetë vjetësh, ekziston një mundësi reale për t'i afruar një apo dy vende nga fundi i procesit të negociatave. Mund të ndodhë që ne mund t’i përmbyllim negociatat me Malin e Zi, t’i mbyllim të gjithë kapitujt, deri në fund të vitit 2026. Me Shqipërinë deri në vitin 2027”, tha ajo.
Mali i Zi i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe ka mbyllur përkohësisht 3. Pas disa vitesh stagnimi, ky vend i ka rinisur negociatat në qershor të këtij viti dhe tani po punon drejt mbylljes së tyre.
Në anën tjetër, Shqipëria e hapi kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian më 15 tetor. Kos theksoi se gjatë mandatit të saj, nëse do të emërohet, do të ngulë këmbë që edhe BE-ja t’i mbajë premtimet ndaj vendeve në procesin e zgjerimit.
Por, nuk është e qartë nëse Kos do të emërohet, pasi, sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë në PE, besohet se ajo mund të jetë një nga kandidatet që mund të votohet që të mos emërohet komisionare për Zgjerim.
Ajo u propozua për këtë post në shtator nga presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Nëse konfirmohet, Kos do ta zëvendësojë në këtë pos Oliver Varhelyin./ Rel
Ministria e Mbrojtjes e Izraelit njoftoi të enjten se e ka...
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, tha të enjten...
Mbështetësit e Presidentit të zgjedhur Donald Trump fe...
Donald Trump po përgatitet të zgjedhë ekipin e tij kryesor...
Kamala Harris mbajti fjalimin e parë pas humbjes së zg...
Pavarësisht se disa gjykata italiane – së pari ajo e Romës...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj një indiv...
Kjo lëvizje e kancelarit sinjalizon ndarje të thella mes p...
Ashtu si kandidatja demokrate, Kamala Harris, edhe pre...
Asnjë lider biznesi nuk bëri më shumë për të mbështetu...
Kandidatja demokrate, Kamala Harris ka pranuar humbjen...
Kur indeksi që gazeta New York Times përdor në interne...
Ish-presidenti George W. Bush uroi këtë të mërkurë Pre...
Opozita në Gjeorgji ka protestuar të mërkurën për ditën e ...
Ministria gjermane e Mbrojtjes me një projektligj po hedh ...
Gjykata Administrative ka shfuqizuar masat disiplinore për...
Dollari amerikan është rritur pasi Donald Trump ka fituar ...
Donald Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë me një mandat ...
Kamala Harris nuk do të flasë me mbështetësit e saj në Uas...
Një vendim kontrovers i Zvicrës për ndalimin e mbulimit të...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...