Ligji: Si duhet të jetë “shërbimi i ri ushtarak” gjerman
Ministria gjermane e Mbrojtjes me një projektligj po hedh ...

Opozita në Gjeorgji ka protestuar të mërkurën për ditën e katërt me radhë kundër rezultatit të zgjedhjeve parlamentare, të cilat partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, pretendon se i fitoi, pavarësisht dyshimeve për manipulim të madh.
Opozita, e cila nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve, ka katër ditë radhazi që proteston në Tbilisi, pasi partia e miqësuar me Moskën, Ëndrra Gjeorgjiane, tha se i fitoi 54 për qind të votave.
As presidentja proevropiane e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve, duke thënë se ka pasur manipulime të mëdha dhe ndërhyrje nga Rusia.
Protesta në Tbilisi të mërkurën u mbajt pasi një gjykatë në qytetin qendror të Gorit, më 6 nëntor, e hodhi poshtë një kërkesë nga vëzhguesit e zgjedhjeve për anulimin e rezultateve në disa qendra votimi në qytet, ku u gjetën shkelje të fshehtësisë së votës gjatë zgjedhjeve parlamentare të 26 tetorit.
Një koalicion i organizatave vëzhguese, i njohur si Zëri Im, paraqiti një kërkesë në gjykatën e Gorit kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke kërkuar anulimin e rezultateve në 14 qendra votimi të qytetit ku ishin dokumentuar shkelje.
Zëri Im ka thënë se vëzhguesit e tij nga 1.131 qendra votimi raportuan më shumë se 900 raste të shkeljeve të procedurave zgjedhore.
Por, gjyqtarja Nino Gogatishvili e hodhi poshtë kërkesën gjatë një seance që zgjati pesë orë, duke nxitur përfaqësuesit e Zërit Tim të deklarojnë se do të ankohen ndaj vendimit në Gjykatën e Apelit.
Ndërkohë, qindra njerëz u mblodhën pranë Gjykatës së Apelit, ku po dorëzohen ankesat ndaj vendimeve të gjykatave më të ulëta që kanë refuzuar kërkesat për anulimin e votave për shkak të manipulimit.
Udhëheqësit e opozitës nuk u lejuan të merrnin pjesë në seancat e Gjykatës së Apelit, gjë që i nxiti ata të protestonin pranë ndërtesës.
Në Tetritskaro, gjyqtari Vladimir Kuchua vendosi në favor të ankesës së ngritur nga një grup qytetar, i quajtur Shoqata e Avokatëve të Rinj, duke e anuluar rezultatin në 30 qendra votimi, bazuar në provat e paraqitura nga grupi.
KQZ e sfidoi vendimin e tij, duke e cilësuar të pabazuara, dhe kjo e nxiti opozitën t’i drejtohet Gjykatës së Apelit.
Kuchua është vlerësuar nga opozita si një gjyqtar i rrallë dhe i guximshëm që i kundërvihet Ëndrrës Gjeorgjiane, e cila është në pushtet që nga viti 2012.
Nika Melia, një nga liderët e Koalicionit për Ndryshim, ka thënë se demonstratat do të vazhdojnë në kërkim të zgjedhjeve të reja./ REL
Ministria gjermane e Mbrojtjes me një projektligj po hedh ...
Gjykata Administrative ka shfuqizuar masat disiplinore për...
Dollari amerikan është rritur pasi Donald Trump ka fituar ...
Donald Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë me një mandat ...
Kamala Harris nuk do të flasë me mbështetësit e saj në Uas...
Një vendim kontrovers i Zvicrës për ndalimin e mbulimit të...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka përcjellë urimet ...
Donald Trump është zgjedhur Presidenti i 47-të i Ameri...
Kryetari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis B...
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, uron Donal...
Trump-in e ka uruar për fitoren e pretenduar edhe krye...
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka uruar Donal...
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka publikuar një...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, e cil...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i uron fit...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, uron Donald Trump-...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, publikon nj...
Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, e ka uruar Dona...
Udhëheqësit botërorë, të mërkurën, më 6 nëntor, uruan Dona...
Presidenti Volodymyr Zelensky përgëzoi Donald Trump-in...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...