Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, tha të enjten...

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit njoftoi të enjten se e ka nënshkruar një marrëveshje për blerjen e 25 avionëve luftarakë të gjeneratës së ardhshme, F-15, nga kompania Boeing Co.
Ajo tha se marrëveshja, e vlefshme 5.2 miliardë dollarë, është pjesë e një pakete të gjerë e ndihmës amerikane të miratuar nga administrata amerikane dhe Kongresi në fillim të këtij viti, që përfshinte edhe mundësinë për 25 avionë luftarakë shtesë.
Izraeli do të fillojë t’i pranojë F-15-shat në vitin 2031, nga 4-6 sosh në vit, sipas saj.
Avionët luftarakë do të jenë të pajisur me sisteme izraelite të armatimit.
“Këto përparësi do t’ia mundësojnë Forcës Ajrore të Izraelit ta ruajë superioritetin e vet strategjik përballë sfidave të tanishme dhe të ardhshme në Lindjen e Mesme”, tha ministria në një komunikatë.
Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Eyal Zamir, tha në një komunikatë se qeveria izraelite ka siguruar marrëveshje prokurimi në vlerë gati 40 miliardë dollarë prej se filloi lufta në Rripin e Gazës më 7 tetor 2023.
Për Boeing, marrëveshja për shitjen e avionëve F-15 është ujdia e dytë e madhe këtë vit. Në gusht, El AI Israel Airlines nënshkroi marrëveshje me Boeing për blerjen e rreth 31 avionëve 737, në vlerë rreth 2.5 miliardë dollarë.
Ido Nehushtan, president i Boeing Israel, tha se marrëdhëniet e kompanisë me Izraelin datojnë që nga themelimi i Izraelit dhe “ne do të vazhdojmë të punojmë me qeveritë e SHBA-së dhe Izraelit për dorëzimin e avionëve të avancuar luftarak, F-15, përmes kanaleve standarde të prokurimit ushtarak”./REL
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, tha të enjten...
Mbështetësit e Presidentit të zgjedhur Donald Trump fe...
Donald Trump po përgatitet të zgjedhë ekipin e tij kryesor...
Kamala Harris mbajti fjalimin e parë pas humbjes së zg...
Pavarësisht se disa gjykata italiane – së pari ajo e Romës...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj një indiv...
Kjo lëvizje e kancelarit sinjalizon ndarje të thella mes p...
Ashtu si kandidatja demokrate, Kamala Harris, edhe pre...
Asnjë lider biznesi nuk bëri më shumë për të mbështetu...
Kandidatja demokrate, Kamala Harris ka pranuar humbjen...
Kur indeksi që gazeta New York Times përdor në interne...
Ish-presidenti George W. Bush uroi këtë të mërkurë Pre...
Opozita në Gjeorgji ka protestuar të mërkurën për ditën e ...
Ministria gjermane e Mbrojtjes me një projektligj po hedh ...
Gjykata Administrative ka shfuqizuar masat disiplinore për...
Dollari amerikan është rritur pasi Donald Trump ka fituar ...
Donald Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë me një mandat ...
Kamala Harris nuk do të flasë me mbështetësit e saj në Uas...
Një vendim kontrovers i Zvicrës për ndalimin e mbulimit të...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka përcjellë urimet ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...