Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...

Qeveria kanadeze ka vendosur sanksione ndaj 12 zyrtarë të lartë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit dhe të Forcave të Zbatimit të Ligjit, për “shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut” gjatë shtypjes vdekjeprurëse të protestave.
Irani po përballet me protesta që nga vdekja e një gruaje të re, e cila gjendej në paraburgim për shkak të dyshimeve se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit apo shamisë së kokës.
Ministria për Punë të Jashtme e Kanadasë tha më 27 shkurt se në mesin e të sanksionuarve janë guvernatori i provincës Kurdistan, Esmaeil Zarei Kousha, gjenerali dhe komandanti i Gardës për këtë provincë, Seyeh Sadegh Hosseini dhe komandanti i forcave paramilitare Basij në Sanandaj të provincës Kurdistan, Morteza Mir Aghaei.
“Sot në listën e sanksioneve janë 12 zyrtarë të lartë nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit dhe nga Forcat e Zbatimit të Ligjit të cilët kanë marrë pjesë në shkeljet e rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut në Iran, përfshirë edhe përmes shtypjes vdekjeprurëse të protestave në gjithë zonat kurde të Iranit Perëndimor”, u tha në deklaratë.
Grupet e të drejtave të njeriut kanë thënë se 500 persona janë vrarë nga forcat e sigurisë në trazirat që u nxitën nga vdekja e Mahsa Aminit më 16 shtator 2022. Mijëra të tjerë janë arrestuar dhe gjyqësori iranian, i nxitur nga kërkesat e ligjvënësve për ndëshkime të ashpra të protestuesve, ka dhënë dënime të rënda, përfshirë edhe dënime me vdekje.
Sipas sanksioneve të Kanadasë, ndalohet ndërveprimi me personat e sanksionuar dhe atyre u ngrihen asetet që mund të kenë në Kanada.
Kanadaja tha se do të vazhdojë të koordinohet me partnerët ndërkombëtarë për t’u përgjigjur trajtimit “skandaloz” që regjimi iranian i bën popullit të tij, por po ashtu edhe ndaj “propagandës” dhe veprimeve të regjimit që “vazhdojnë të kërcënojnë paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar”.
“Regjimi iranian vazhdon që në mënyrë brutale të shtypë popullin e tij dhe t’ua pamundësojë të drejtat themelore dhe liritë. Ne dëgjojmë lutjet e popullit iranian dhe i vlerësojmë për trimërinë dhe qëndrueshmërinë e tyre. Kanadaja nuk do të ndalojë së avokuari për iranianët dhe të drejtat e tyre”, u tha në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kanadasë./ REL
Banka Botërore vlerësoi se nga tërmetet shkatërruese t...
Mbështetësit e udhëheqësit të njohur të opozitës ruse Boris ...
Shtetet e Bashkuara po refuzojnë, të paktën për momentin, ...
Propozimi europian për normalizimin e marrëdhënieve mes Ko...
"Synimi ynë është të thjeshtësojmë procesin e marrjes ...
Është dita e fjalimit para kombit, dhe ndërsa në TV Vladim...
Qeveria izraelite dhe Autoriteti Palestinez kanë lëshuar n...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, dhe shefja e Komisioni...
Një tragjedi tjetër refugjatësh në brigjet italiane. Sipa...
Sulmi rus kundër Ukrainës dhe sanksionet kundër Rusisë e k...
Këtë të hënë (27.02.2023) takohen sërish në Bruksel kryemi...
Ka disa ditë që takimi i paralajmëruar në Bruksel mes krye...
Administrata e Presidentit amerikan Joe Biden, përmes ...
Alexander Lukashenko, presidenti i Bjellorusisë dhe një al...
Një masë e ftohtë nga Arktiku ka shkaktuar furtuna në ...
Ndërsa lufta në Ukrainë hyn në vitin e dytë, Drejtori ...
Partia Alternativa në Maqedoninë e Veriut po kërkon as...
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka reag...
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka...
Thellohet tragjedia në jug të Italisë, ku u përmbyt anija ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...