“Jo hajde ndërto”/ Rama në Theth: Vetëm me sistem, leje dhe punime cilësore
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të martë në T...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të martë në T...

Ka disa ditë që takimi i paralajmëruar në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vu?iq, me ndërmjetësimin e kreut të diplomacië europiane, Josep Borrell, është në fokus të vëmendjes së bashkësisë ndërkombëtare. Pritshmëritë e bashkësisë ndërkombëtare, e cila ka javë që i ka shtuar ecejaket diplomatike janë të mëdha. Të hënën bashkësia ndërkombëtare pret që Vu?iqi dhe Kurti në Bruksel të pranojnë zyrtarisht propozimin e BE-së. Kjo do të hapte rrugë të re në dinamikën e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë që do të rezultonte në marrëveshjet finale në muajt në vijim.
Në këtë dinamikë të re do të përfshihej edhe zotimi i Prishtinës për themelimin e Asociacionit. Se sa rëndësi i kushtohet këtij takimi, kjo vihet re edhe në letrën e përbashkët që tre liderët e shteteve më të fuqishme të Bashkimit Europian, kancelari gjerman Olaf Scholz, Presidenti i Francës Emanuel Macron dhe Kryeministrja e Italisë, Giorgina Meloni, i kanë dërguar Kryeministrit Kurti, një ditë para se ai të takohet në Bruksel me Presidentin e Serbisë, Aleksadar Vu?iq nën ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë europiane Josep Borrell.

Scholz, Macron, Meloni kujtojnë obligimin për themelimin e Asociacionit
Tre liderët europianë e kanë mirëpritur deklarimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, se plani i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, është bazë e mirë për bisedimet e mëtejshme. "Presidenti Macron, Kancelari Scholz dhe Kryeministrja Meloni janë shprehur të bindur se konkludimi dhe zbatimi i propozimit europian është me rëndësi thelbësore për përfitimin e përgjithshëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës, për paqen dhe zhvillimin prosperues të rajonit dhe për përparimin e perspektives europiane të vendit”, thuhet në letrën që publikoi zyra e kryeministrit Kurti.
Scholz, Macron dhe Meloni i rikujtojnë kryeministrit kosovar obligimin për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, marrëveshje kjo e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2013 dhe e rikonfirmuar në vitin 2015. "Në konkluzionet e tij të datës 9 mars, Këshilli Europian shprehu mbështetjen e tij për këtë marrëveshje të rëndësishme dhe në të njëjtën kohë i kërkoi Serbisë dhe Kosovës t'u përmbahen, plotësisht dhe pa kushte, detyrimeve që u angazhuan në kuadër të dialogut, përfshirë marrëveshjet nga viti 2013 dhe 2015 për të krijuar Asocacionin e Komunave me Shumicë serbe”, thuhet në letrën e përbashkët të Scholz, Macron dhe Meloni, dërguar kryeministrit Kurti.
Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, i njohur në publik si plani franko-gjerman është thënë se shërben si rrugë drejt marrëveshjes finale mes dy vendeve. Kosova dhe Serbia e kanë pranuar planin, por ai nuk është prezantuar asnjëherë zyrtarisht në publik. Pjesë të këtij plani kohë pas kohe, kanë publikuar mediet dhe aty nuk përmendet në mënyrë specifike njohja e Kosovës nga Serbia. Por parashihen të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë. Ky plan është mbështetur edhe nga SHBA.
Edhe Shtetet e Bashkuara presin progres në takimin e së hënës ndërmjet kryeministrit Kurti dhe Presidentit Vu?iq, takim ky që po cilësohet vendimtar për rrjedhën e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, zhvilloi të dielën një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku tha se “Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht propozimin e Bashkimit Europian për normalizim të marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit”. Chollet përmes "Twitter" shkroi se ka i thënë Vuçiqit se pret që takimi i 27 shkurtit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel të jetë konstruktiv dhe me përparim të dukshëm drejt marrëveshjes finale.
Chollet kërkon avancim për Asociacionin
Chollet ka folur edhe për nevojën e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në të kaluarën, në kuadër të dialogut, përfshirë edhe atë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, një ditë më parë pati një bisedë telefonike edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, nga i cili ka kërkuar avancim në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. "SHBA-ja mbështet një takim konstruktiv që afirmon përkushtimin e të dyja palëve ndaj propozimit të BE-së”, tha Chollet. "I thashë se tani është koha për të diskutuar për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që kanë nënshkruar tashmë përmes procesit të dialogut, duke përfshirë përparimin drejt themelimit të Asoacionit”, shkroi Chollet në "Twitter".
Lidhur me bisedën telefonike, zyra e kryeministrit Kurti njoftoi se "gjatë kësaj bisede, kryeministri konfirmoi qëndrimin e tij për propozimin europian si bazë të mirë për bisedimet e mëtutjeshme drejt normalizimit të marrëdhënieve. Për marrëdhënie normale, europiane e të fqinjësisë së mirë kryeministri Kurti theksoi që përveç njohjes reciproke në qendër të marrëveshjes duhet t'i konsiderojmë edhe të drejtat e pakicave kombëtare”, u tha në njoftimin e qeverisë.

Kryeministri Kurti thotë se Kosova do të jetë parimore në dialog me Serbinë. "Në raport me Serbinë kemi marrë pjesë në takimet e bisedimeve në Bruksel sa herë që jemi ftuar, kemi mirëpritur emisarët specialë nga perëndimi sa herë që kanë ardhur, kemi qenë edhe do të jemi të përkushtuar parimorë, konstruktivë e kreativë. Dialogu në Bruksel, është për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është dialog për statusin e marrëdhënieve, statusi aktual i marrëdhënieve nuk është normal e status normal është ai i fqinjësisë së mirë. Pra, njohje reciproke si thelb dhe reciprociteti si princip”, tha kryeministri Kurti në një takim me strukturat e partisë së tij Vetëvendosje.
Dy partitë kryesore opozitare në Kosovë PDK dhe LDK e kanë kritikuar kryeministrin Kurti për keqmenaxhim të dialogut me Serbinë. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, shkroi se "takimi i së hënës në Bruksel ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit, nuk do të sjellë marrëveshje finale gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen e ndërsjellë në qendër”. "Pra, takimi i së hënës është takim për Asociacionin e jo për njohje. Sepse qeveria me paaftësinë e saj e ka degraduar dialogun nga arritja e qëllimit të marrëveshjes finale me njohje në qendër, në marrëveshje kalimtare me Asociacionin në qendër", shkroi Memli Krasniqi.
Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se "çdo devijim nga një marrëveshje përfundimtare me Serbinë që në thelb ka njohjen është përgjegjësi e pariparueshme e qeverisë aktuale. "Qëndrimi i LDK-së për procesin e dialogut është që duhet të ketë marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve. Marrëveshja duhet të jetë ligjërisht e ndërkombëtarisht e obligueshme dhe duhet të përmbajë aktin kur Serbia e njeh Kosovën, dhe kur Kosova ndërsjell e njeh Serbinë. Çdo devijim nga ky orientim strategjik është përgjegjësi e pariparueshme e Qeverisë aktuale”, ka thënë kryetari i LDK-së Abdixhiku.
Nga ana tjetër edhe një pjesë e partive opozitare në Serbi, kanë kritikuar ashpër presidentin e Serbisë duke thënë se propozimi i BE-së për përmirësim të marrëdhënieve me Kosovën nënkupton njohje të Kosovës. Ata kanë akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq për dështim në proces. Presidenti Vu?iq nga ana e tij, ka thënë se “mosnjohja e Kosovës dhe mospajtimi me anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara janë çështje të padiskutueshme për Beogradin”. E nga ana tjetër, diplomatët perëndimorë të angazhuar drejtpërdrejt në dialogun Kosovë-Serbi u kanë bërë me dije të dyja palëve edhe Kurtit edhe Vu?iqit se refuzimi i propozimit europian, nënkupton përballje me sanksione për të dyja vendet./DW
Administrata e Presidentit amerikan Joe Biden, përmes ...
Alexander Lukashenko, presidenti i Bjellorusisë dhe një al...
Një masë e ftohtë nga Arktiku ka shkaktuar furtuna në ...
Ndërsa lufta në Ukrainë hyn në vitin e dytë, Drejtori ...
Partia Alternativa në Maqedoninë e Veriut po kërkon as...
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka reag...
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka...
Thellohet tragjedia në jug të Italisë, ku u përmbyt anija ...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, D...
Shërbimet inteligjente të Ministrisë britanike të Mbrojtje...
Vuhledari, një qytet në lindje të rajonit të Donetskut...
Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka akuzuar vendet an...
Shqetësimet për thatësirë sa shkojnë e rriten në Europ...
Një numër supermarketesh britanike, si Tesco, Aldi, As...
Me disa surpriza të vogla përfundoi Festivali Ndërkomb...
Pas tri sulmeve të rënda kibernetike nga hakerët irani...
Një tragjedi ka ndodhur në Cutro, 20 kilometra larg Croton...
Një gjest shumë i pazakontë i presidentit amerikan, Jo...
Hetuesit turq kanë nisur hetime kundër më shumë se 600...
Nëntë nga 10 kompanitë që morën pjesë në studimin më t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...