Zjarr në unazën jugore të Elbasanit/ Shpërthime gjatë operacionit për shuarjen e flakëve
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...

Nëntë nga 10 kompanitë që morën pjesë në studimin më të madh në botë lidhur me qasjen ndaj një jave pune katërditore, nuk do t’i kthehen më punës me pesë ditë në javë. Punonjësit kanë raportuar nivele më të ulëta stresi dhe ezaurimi mendor, si dhe rritje të produktivitetit.
Katër ditë në javë punë, kjo do të jetë qasja më e re për shumë kompani britanike, sikurse rasti i kësaj kompanie në kryeqytetin e vendit, Londër.
Shoqëria Mbretërore e Biologjisë është pjesë e programit më të madh pilot në botë, për të provuar javën katërditore të punës, studim që përfundoi dhjetorin e kaluar. Programi ishte aq i suksesshëm sa ata po e mbajnë javën katërditore, sikurse 92% e kompanive që e kanë provuar një gjë të tillë.
Nga 61 kompani që morën pjesë, 56 e kanë zgjatur qasjen me katër ditë në javë punë, mes tyre 18, që e kanë shndërruar atë në diçka të përhershme.
"Gjatë periudhës së provës vumë re një rënie në numrin e ditëve që merrnin punonjësit në rast sëmundjeje. Jepnim pushimin mjekësor mesatarisht rreth katër deri në pesë ditë në vit, për një person. Kjo është ulur në më pak se dy, për momentin. Mendoj se është një ndryshim vërtet thelbësor", thotë Doktor Mark Downs, shefi ekzekutiv i Shoqërisë Mbretërore të Biologjisë.
Si drejtuesit e kompanive ashtu dhe punonjësit raportuan përmirësime në produktivitet.
“Fundjavat mund të jenë mjaft të ngjeshura, flas për fundjavat dyditore. Pra është shumë mirë të kesh atë ditën shtesë. Takon miqtë dhe familjen në dy ditë, kur ata janë të lirë gjithashtu dhe më pas merr atë ditën shtesë të pushimit gjatë javës, për të bërë të gjitha punët që ke ose thjesht për të pasur kohë për veten për t'u çlodhur. Mendoj se ka bërë realisht një ndryshim të madh në shëndetin tim mendor", thotë Tessa Gibson, punonjëse e Shoqërisë Mbretërore të Biologjisë.
Gjatë periudhës së provës, në të gjitha organizatat që morën pjesë, numri i personelit që largohej nga puna ra me 57%, 90% e punonjësve duan të vazhdojnë javën katërditore të punës dhe 55%, raportuan një rritje të produktivitetit të tyre në punë.
Më e rëndësishmja, deri në fund të provës u vu re një ulje e nivelit të ezaurimit mendor tek më shumë se 70% e punonjësve dhe gati 40% ishin më pak të stresuar. Por java katërditore nuk funksionon për të gjithë.
"Mendoj se një javë katërditore tingëllon mirë në parim, por në praktikë, sa kompani do të jenë në gjendje të mbështesin mirëqenien e punonjësve, nëse ata do të heqin dore nga një javë normale pesëditore për një me katër ditë? Ne punojmë pesë ditë në javë. Punojmë nga ora 10 e paradites deri në orën 16.00 pasdite. Pra shkurtojmë orët që punojmë në ditë, me synimin që punonjësit të kenë atë harmoni mes punës dhe jetës së tyre, por nuk po e shkurtojmë javën e tyre të punës", thotë Jay Richards, bashkëthemelues i kompanisë ‘Imagen Insights’.
Rezultatet e studimit i janë paraqitur parlamentit britanik. Programi pilot u krye në bashkëpunim mes organizatës jofitimprurëse “4 Day Week Global”, “Fushatës së javës 4 ditore” në Mbretërinë e Bashkuar si dhe organizatës studimore “Autonomy”./ Voa
Nancy Levin, 25 vjeçe nga Pitsburgu i Shteteve të Bash...
Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën T...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, deklaroi se mund t...
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, shpalli të shtu...
Rusia i ka ndalur furnizimet me naftë në Poloni përmes gaz...
“Sava” dhe “Danubi”, përveçse lumenj që rrjedhin nëpër Ser...
Mediat e huaja raportojnë se prindërit në Korenë e Veriut ...
Një takim i shefave të financave të Grupit të 20 vendeve m...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi,...
Një vit pas fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës, Moska ...
Bashkimi Europian është zotuar se do të rrisë presionin nd...
Mohammad Ibrahim Bazzi, shtetas libanez dhe belg, i cili k...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, D...
Shumica e gjermanëve besojnë se dërgimi i armëve të Gjerma...
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se nuk pret “inic...
Pas muajsh të dhënash të rreme, kurthesh dhe lojërash të f...
Njoftimi i presidentit ukrainas Volodimir Zelenski javën e...
Një delegacion i Nënkomitetit për Sigurinë dhe Mbrojtj...
SHBA dëshiron që Presidenti i ri i Bankës Botërore të bëhe...
Konsulentja tatimore me qendër në Berlin, Surejja Inal...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...