BE-ja miraton sanksione të reja dhe zotohet për presion shtesë ndaj Moskës
Bashkimi Europian është zotuar se do të rrisë presionin nd...
Një vit pas fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës, Moska vazhdon sulmet shkatërruese ndaj Kievit, ndërsa përballet me një rezistencë të ashpër nga ushtria dhe populli ukrainas. Siç njofton nga Kievi korrespondentja e "Zërit të Amerikës", Myroslava Gongadze, aleatët perëndimorë vazhdojnë të jenë të bashkuar në mbështetjen për Ukrainën, ndërsa populli ukrainas zotohet të çlirojë vendin nga agresori rus.
Në një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë, Presidenti Joe Biden hyri në një zonë lufte aktive pavarësisht rreziqeve të sigurisë, për të shprehur mbështetjen e palëkundur amerikane ndaj Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus.
Së bashku me Presidentin Volodymyr Zelenskyy ai bëri homazhe pranë “Murit të Kujtesës” duke nderuar ata që dhanë jetën në mbrojtje të vendit. Më pas nga Varshava, presidenti i dërgoi një mesazh të qartë botës.
“Sapo jam kthyer nga një vizitë në Kiev dhe mund të them: Kievi qëndron i fortë dhe krenar. Dhe më e rëndësishmja, është i lirë”.
Por agresioni rus në shkallë të gjerë ka shkaktuar dëme të mëdha te popullata ukrainase dhe infrastruktura e vendit.
Instituti Kombëtar Demokratik thotë se 37% e ukrainasve që morën pjesë në një studim thanë se kishin humbur një mik ose një anëtar të familjes që nga fillimi i luftës një vit më parë.
Megjithatë, ukrainasit mbeten me shpresë për të ardhmen, thotë për "Zërin e Amerikës" drejtori i institutit, Marcin Walecki.
“Pavarësisht këtyre vështirësive të tmerrshme, ukrainasit mbeten shumë optimistë. Ekziston një mbështetje e fortë për udhëheqjen (ukrainase) dhe ka shpresa se me një mbështetje ndërkombëtare, kjo luftë do të përfundojë së shpejti”.
Ai thotë se Rusia ka përdorur dezinformata në përpjekje për të përçarë ukrainasit dhe për t’i manipuluar ata se Perëndimi nuk është i angazhuar ndaj vendit të tyre. Kjo strategji ka dështuar, thotë ai.
“92% e ukrainasve duan që vendi i tyre të jetë anëtare e Bashkimit Europian dhe 87% mbështesin anëtarësimin në NATO. Kjo është një mbështetje e fortë që kemi vënë re gjatë vitit të kaluar. Ukrainasit janë shumë pro-europianë dhe pro-NATO, diçka që nuk e kam parë kurrë në jetën time”.
Analisti ukrainas Mykola Davydluk pajtohet.
“Agresioni rus bëri që popullariteti i NATO-s dhe BE-së të shtohej shumë në Ukrainë. Njerëzit e kuptuan se e vetmja rrugë për Ukrainën ishte drejt Perëndimit. Ne po ecim shumë shpejt në atë drejtim”.
Ukrainasit thonë se janë të fortë dhe të përgatitur pas një vit lufte dhe sulmesh të vazhdueshme me raketa nga Rusia.
“Më 24 [shkurt], ne u mblodhëm dhe treguam se jemi vërtet një komb dhe se nuk e pranojmë agresionin rus”, thotë Antoni, banor i Kievit.
“Pas çdo bombardimi ne jemi bërë edhe më të fortë, jemi përshtatur dhe mbijetojmë çdo ditë. Kjo na bën më të fortë dhe i tregojmë armikut se nuk na frikëson asgjë”, thotë Aliona, banore e Kievit.
Ndërsa vazhdon lufta dhe dalin në dritë krimet ruse të luftës në territoret e çliruara, hulumtimet tregojnë se ukrainasit janë tejet të përkushtuar për fitoren dhe çlirimin e të gjitha territoreve të aneksuara nga Rusia./VOA
Bashkimi Europian është zotuar se do të rrisë presionin nd...
Mohammad Ibrahim Bazzi, shtetas libanez dhe belg, i cili k...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, D...
Shumica e gjermanëve besojnë se dërgimi i armëve të Gjerma...
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se nuk pret “inic...
Pas muajsh të dhënash të rreme, kurthesh dhe lojërash të f...
Njoftimi i presidentit ukrainas Volodimir Zelenski javën e...
Një delegacion i Nënkomitetit për Sigurinë dhe Mbrojtj...
SHBA dëshiron që Presidenti i ri i Bankës Botërore të bëhe...
Konsulentja tatimore me qendër në Berlin, Surejja Inal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajm...
Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqi...
Shtetet e Bashkuara kanë parë provat se Republika Popullor...
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara Jill Biden dha një ng...
Një vit pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, Kina po...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me kë...
Fermeri dhe fotografi Maheshwar Sing kishte ëndërruar të n...
Autoritetet greke janë alarmuar nga një çantë e dyshimtë p...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj d...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin dën...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...