Shkon në mbi 50.000 numri i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri
Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqi...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të mos mashtrohet nga thirrjet për një armëpushim të përkohshëm ose të pakushtëzuar në Ukrainë.
Këto deklarata ai i bëri para Këshillit të Sigurimit, që mbajti mbledhje për të shënuar njëvjetorin e nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Paralajmërimi i Blinkenit erdhi disa orë pasi Kina bëri thirrje për një armëpushim gjithëpërfshirës si pjesë e planit të saj 12-pikësh, që kryesisht përsërit qasjen e Pekinit që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022.
“Çdo paqe që legjitimon marrjen e tokës nga Rusia përmes forcës do të dobësojë Kartën e OKB-së dhe do të dërgojë mesazh te të gjithë shtetet kudo në botë që duan të bëhen agresorë, se ata mund të pushtojnë shtete të tjera dhe të mos ndëshkohen”, tha Blinken.
Blinken tha po ashtu se Perëndimi ka shqetësime se Moska do të përdorte një armëpushim të mundshëm për të pushuar dhe për t’u riarmatosur.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 23 shkurt, me shumicë votash miratoi një rezolutë joobligative që bënte thirrje për “paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe afatgjatë” në linjë me Kartën e OKB-së. Kjo rezolutë sërish bëri thirrje që Moska të tërheqë trupat e saj dhe të ndalë luftimet.
Kina, që pretendon se ka qëndrim neutral për luftën, abstenoi dhe përfaqësuesi i saj tha para Asamblesë se “dërgimi i armëve [në Ukrainë] nuk do të sjellë paqe”.
Pekini ka thënë se ka “miqësi pa kufi” me Rusinë dhe ka refuzuar që ta kritikojë Moskën për pushtimin e Ukrainës.
Në Kiev, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mirëpriti disa elemente të propozimit kinez për armëpushim, por tha se ai nuk ishte plan konkret.
“Kina tregoi mendimet e saj. Besoj se fakti që Kina ka nisur të flasë për Ukrainën nuk është diçka e keqe. Por, pyetja është se çfarë vjen pas fjalëve. Pyetja është në hapat dhe ku do të çojnë ato”, tha Zelensky gjatë një konference për media.
Propozimi përkon në disa mënyra me ligjin ndërkombëtar dhe me integritetin territorial, tha Zelensky, duke shtuar se “le të punojmë me Kinën në këtë çështje”.
Zelensky po ashtu tha se ka disa pjesë që ai nuk pajtohet dhe i bëri thirrje Pekinit që të mos i ofrojë armë Moskës.
Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Kinën se po e shqyrton mundësinë që të furnizojë me armë Rusinë dhe e ka paralajmëruar Pekinin kundër kësaj lëvizjeje./ REL
Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqi...
Shtetet e Bashkuara kanë parë provat se Republika Popullor...
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara Jill Biden dha një ng...
Një vit pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, Kina po...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me kë...
Fermeri dhe fotografi Maheshwar Sing kishte ëndërruar të n...
Autoritetet greke janë alarmuar nga një çantë e dyshimtë p...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj d...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin dën...
Pasi presidenti rus njoftoi se do të pezullojë pjesëmarrje...
Në përvjetorin e nisjes së luftës në Ukrainë, presidentja ...
I dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, i bëri ...
Shtetet e Bashkuara do t'i ofrojnë Ukrainës një ndihmë sht...
Një stuhi dimërore me borë dhe erëra të forta goditi Shtet...
Kur Deep Vellum, një shtëpi e vogël dhe e pavarur botuese,...
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi me shumicë dërrm...
Ukraina njoftoi të enjten se ka zmbrapsur avancimet ruse p...
Bora në Bahmut është mbuluar nga gjaku. Prej muajsh tr...
Grupi protestues "Led By Donkeys" ndaloi trafikun përp...
Numri i vrasjeve në masë në Shtetet e Bashkuara të lidhura...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...