Londër, protestë me flamurin ukrainas përpara ambasadës ruse
Grupi protestues "Led By Donkeys" ndaloi trafikun përp...

Bora në Bahmut është mbuluar nga gjaku. Prej muajsh trupat ruse tentojnë të marrin qytetin e vogël në lindje të Ukrainës. Sulmet vijnë nga të gjitha anët, të mbështetuar nga trupa brutale e milicëve, Wagner. Shtëpitë dhe rrugët bombardohen pa mëshirë e pa marrë në konsideratë viktimat civile. Para sulmit rus në Bahmut jetonin 70.000 vetë. Se sa jetojnë sot aty nuk dihet. Ata që kanë qëndruar nuk dorëzohen, por të mbështetur nga trupat ukrainase luftojnë për lirinë. Qytetin e tyre të vogël ata nuk duan t'ia lënë në dorë armikut. Bahmut është kthyer në simbol të rezistencës e guximit të ukrainasve.
Bahmut ka të bëjë me të gjithë ne. Nuk mund të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në tokën europiane. Vrasje, tortura, përdhunime. Lufta nuk është abstrakte. Në luftë vritet. Popullsia civile bëhet viktimë. Në Bahmut, Butsha, Irpin, Mariupol. Ne gazetarët kemi detyrimin t'i dokumentojmë këto tmerre. Në një kohë që duhet të vendosim me maturi, se çfarë duhet të publikojmë. Realiteti brutal nuk duhet zbutur, por në të njëjtën kohë duhet ruajtur dinjiteti i të prekurve. Natyrisht të vazhdojmë të raportojmë, se si popullata civile në zonat e luftës arrin të përballojë jetën nën bombadime të rregullta. Një jetë, në të cilën asgjë nuk është si më parë. Një jetë, ku njerëzit megjithatë dinë të ruajnë momente të forcës e gëzimit.
Zbulimi i informacioneve të rreme
Çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e gënjeshtërt? Kjo nuk është gjithmonë e lehtë për t'u identifikuar, aq më tepër në kohë lufte. Gazetarët tanë që raportojnë nga Ukraina nuk kanë vetëm një nga punët më të rrezikshme, po duhet të verifikojnë edhe pamje e video së bashku me redaksitë e tyre, të flasin me dëshmitarët, të verifikojnë faktet, të vendosin kontekstin e duhur dhe zbulojnë informacionet e rreme. Përditë ata i hyjnë rrezikut të bëhen vetë viktimë e luftës. Puna e tyre meriton nderimin më të lartë.
Është pikërisht gazetaria e pavarur që u shkakton frikë diktatorëve. Prandaj Putini përpiqet me të gjitha mjetet e disinformimit të pengojë publikimin e së vërtetës në lidhje me agresionin rus në Ukrainë. As bota, as popullsia ruse nuk duhet të informohet për të vërtetën; sa viktima civile ka kushtuar invazioni rus, apo sa të larta janë humbjet e ushtrisë ruse. Në këtë pikë gënjehet, falsifikohet dhe heshtet për atë që nuk përshtatet me propagandën.
Nuk është e lehtë të përballesh me trolet use të internetit për të drejtuar vëmendjen tek ajo që ndodh në të vërtetë. Por përpjekja ia vlen. Sepse e vërteta duhet të dalë në dritë. Për këtë gazetarët e "Deutsche Welle"-s dhe të shumë mediave të tjera rrezikojnë shumë. Po ata gjejnë edhe mbështetjen e popullsisë ukrainase. Njeëzit duan që bota ta dijë, se sa viktima i kushton Ukrainës pushtimi rus, që ata po rezistojnë fort kundër trupave ruse në zonat e pushtuara. Ata duan që krimet mizore të agresorëve t'i bëhen të ditura botës, raportime këto, që në mediat ruse nuk gjejnë pasqyrim.

Kjo luftë është edhe një luftë për të vërtetën dhe interpretimin. Një vit luftë në Ukrainë do të thotë për shumë njerëz luftë dramatike për mbrojtjen dhe lirinë e vendit. Lufta mbrojtëse e ukrainasve meriton mbështetjen e europianëve. Ne gazetarët ofrojmë për këtë informacione të lira dhe të pavarura. Kjo është detyra jonë. Të sqarojmë sfondin pas zhvillimeve, të ofrojmë kontekstin e rëndësishëm dhe të jemi transparentë në lidhje me burimet tona. Me qëllim që të gjithë ata që marrin informacionin tonë të krijojnë vetë opinionin e tyre. Për gjendjen në Bahmut dhe në Ukrainë. E për atë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është propagandë./DW
Grupi protestues "Led By Donkeys" ndaloi trafikun përp...
Numri i vrasjeve në masë në Shtetet e Bashkuara të lidhura...
Zëvendësambasadori i Kinës në Kombet e Bashkuara, Dai Bing...
Finlanda njoftoi të enjten një paketë ndihme prej 169 mili...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, më 23 shkurt shpr...
Disa nga udhëheqëset më të njohura gra kanë hequr dorë nga...
Turqia nuk ka gjetur paqe pas tërmeteve tragjike që kanë m...
Terminologjia e përdorur nga Rusia për agresionin në Ukrai...
Presidenti rus, Vladimir Putin uroi të enjten ushtrinë...
Nga fillimi i sulmit rus kundër Ukrainës një vit më parë, ...
Pushtimi masiv dhe i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia isht...
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy po vë n...
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga përafrimi më i...
Brezovica është qendra më e njohur e skive në Kosovë. ...
Asnjë vend në botë nuk ka aktualisht aq shumë sanksion...
Në ngjitje presioni që ushtrohet mbi trup është shumë ...
Gjykata e Lartë u duk skeptike të mërkurën mbi një padi që...
Ushtria e Afrikës së Jugut ka mbrojtur vendimin e saj që t...
Për rreth 10 orë me radhë, është bastisur në Prishtinë ban...
Që nga ditët e para të agresionit rus kundër vendit të tij...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...