Zjarr në fushën e mbetjeve në Krujë/ Tymi toksik përfshin zonën
Fusha e mbetjeve në Krujë është përfshirë nga flakët që ng...
Fusha e mbetjeve në Krujë është përfshirë nga flakët që ng...

Kjo pritet të jetë një javë e rëndësishme për Presidentin Biden mes thirrjeve të shtuara nga zyrtarë të Partisë Demokrate për t’u tërhequr nga gara. Megjithatë, siç njofton korrespodentja e "Zërit të Amerikës", Veronica Balderas Iglesias, zoti Biden ende gëzon mbështetjen e shumë demokratëve, edhe pse ata i pranojnë shqetësimet për gjendjen e tij.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u takua të dielën me një numër përkrahësish të tij gjatë një shërbese fetare në Filadelfia. Ai foli mbi arritjet e tij, edhe pse shqetësimet për moshën dhe aftësinë e tij për të udhëhequr vazhdojnë të shtohen.
Pas paraqitjes së tij të dobët në debatin e fundit, presidenti është shfaqur edhe më këmbëngulës në vendosmërinë e tij për të qëndruar në garën presidenciale.
Ai e bëri të qartë qëndrimin e tij gjatë intervistës ekskluzive të premten me gazetarin e "ABC News", George Stephanopoulos.
“Nuk besoj se ekziston dikush tjetër që është më i kualifikuar sesa unë që të jetë president ose që të fitojë garën”, tha presidenti Joe Biden.
Zoti Biden vazhdon të gëzojë mbështetje të gjerë te përfaqësuesit demokratë për ambicien e tij për t’u rizgjedhur, por shqetësimet në mesin e votuesve po shtohen dhe senatori demokrat Chris Murphy i pranoi këto shqetësime gjatë emisionit “State of The Union” në "CNN".
“Nuk po ngrihen pikëpyetje mbi karakterin apo dinjitetin e tij, se cilat janë përparësitë e tij, apo se për çfarë lufton ai, çështja që shtrohet lidhet me moshën e tij, pra nëse ai është akoma Joe Biden-i në moshë të thyer”, u shpreh senatori Murphy.
Vendimi nëse do të largohet ose jo nga gara presidenciale i takon Joe Biden-it, tha ligjvënësi demokrat Adam Schiff në programin "Meet the Press" të rrjetit "NBC", duke theksuar se vendimi do të ketë pasoja në zgjedhje.
“Joe Biden-i do të duhet të peshojë në të mirë të vetes dhe të reputacionit të tij faktin nëse mund ta mposhtë Donald Trump-in? A është ai kandidati më i mirë për të mposhtur Donald Trump-in? Por gjithashtu duhet të marrë në konsideratë ndikimin që një vendim i tillë, ndoshta më i rëndësishmi i presidencës së tij, do të ketë për garat për në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat dhe për të ardhmen e vendit”, tha zoti Schiff.
Të shtunën, ish-Presidenti Donald Trump shkroi në rrjetin e tij ‘Truth Social’ se “I pandershmi Joe Biden duhet të injorojë kritikët e tij të shumtë dhe të vazhdojë përpara, me vendosmëri dhe forcë, me fushatën e tij të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse”.
Ndërsa titujt kryesorë të medias janë përqëndruar te zoti Biden, vëmendja këtë javë mund të zhvendoset tek emri i kandidatit për nënpresident, nëse zoti Trump e bën publik këto ditë.
“Ai mund të zgjedhë mes kandidatësh shumë të mirë. Popullit amerikan i kanë shërbyer politikat e mira si edhe mënyra e udhëheqjes. Mendoj se këto politika dhe atë udhëheqje duhet ta kthejmë përsëri në Shtëpinë e Bardhë”, tha JD Vance, senator republikan.
Vëmendja e zotit Biden do të përqendrohet te takimi i nivelit të lartë të NATO-s, që nis të martën në Uashington, ku ai është mikpritësi.
Ndërsa zoti Trump pritet që këtë javë të zhvillojë takime zgjedhore në qyetin Doral në Florida dhe në Butler të Pensilvanisë./ VOA
Në fjalimin e tij të vitit 1949, gjatë nënshkrimit të ...
Një koalicion i së majtës franceze që u bë bashkë papr...
Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë është regjistruar mbrëmj...
Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka premtuar se re...
Nga Ali Salaj VOA Analistët vlerësojnë se qeveria aktuale...
Pas rezultateve paraprake, Kryeministri i Francës Gabr...
Aleatët e NATO-s mblidhen në Uashington për një takim ...
Një koalicion i gjerë majtist është duke prirë në një ...
‘Fronti i Ri Poullor është gati të qeverisë’. Ne kemi ...
Publikimi i rezultateve të para nga sondazhet e mediav...
Mësohet se në orët e pasdites, Greqia është goditur ng...
Pesë ditë pasi pranoi një pjesë të rëndësishme të plan...
Pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë kanë par...
Mbi 7 mijë qytetarë serbë nga katër komunat veriore ja...
Demokracia nuk është në gjendje të mirë, ka deklaruar ...
Thatësira ka goditur disa nga destinacionet më të njoh...
Në pjesë të rajonit Voronezh të Rusisë është shpallur ...
Protestuesit izraelitë kanë bllokuar autostradat nëpër ven...
Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se është i gatshëm të ...
Francezët u drejtohen sërish kutive të votimit këtë të...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...