Kryeministri libanez bën thirrje për armëpushim përgjatë kufirit me Izraelin
Kryeministri në detyrë i Libanit, Najib Mikati, bëri thirr...

Ndërkohë që bota pret ndikimin e zgjedhjeve amerikane në konfliktin në Lindjen e Mesme, sulmet izraelite shkaktuan vdekjen e dhjetëra viktimave në pjesën veriore të Gazës dhe në Liban gjatë fundjavës. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se kishte zhvilluar tre biseda telefonike me Presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump që nga e marta, ndërsa Presidenti izraelit Isaac Herzog pritet të takohet të martën me Presidentin Biden në Uashington. Sipas korrespondentit të Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi, Katari pezulloi rolin e tij si ndërmjetësuesi kryesor ndërmjet Hamasit dhe Izraelit për shkak të atyre që i cilësoi, negociatave joserioze mes palëve.
Pas pak çastesh, pasi një helikopter fluturon mbi spitalit al-Aqsa në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, një shpërthim ndodh në oborrin e tij.
Izraeli po vazhdon fushatën e sulmeve kundër objektivave të Hamasit në rajon.
Autoritetet vendase thonë se të paktën tre persona u vranë në këtë sulm.
Në qytetin Khan Younis, zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se të paktën 13 persona u vranë nga sulmet izraelite të shtunën. Në pjesën veriore të Gazës, një sulm izraelit ndaj një shtëpie ku po strehoheshin të zhvendosurit nga pjesët tjera të Gazës, shkaktoi vdekjen e të paktën 17 persona, në mesin e tyre nëntë gra.
Dhuna e vazhdueshme nxiti zyrtarët e Katarit, të cilët luajtën rolin e ndërmjetësve në mes të Izraelit dhe Hamasit, të pezullojnë përpjekjet e tyre për të ndërmjetësuar një marrëveshje armëpushimi.
Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, Ministria e Jashtme e Katarit tha se përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje të tillë do të rifillojnë kur Izraeli dhe Hamasi tregojnë “gatishmërinë e tyre dhe seriozitetin për t’i dhënë fund luftës”.
Ndërkohë në Tel Aviv, mijëra protestues kërkuan nga qeveria izraelite të arrijë një armëpushim me Hamasin në këmbim të pengjeve që po mbahen nga grupi militant që nga sulmi i 7 tetorit vitin e kaluar, i cili nxiti luftën.
“E dëgjuam zërin e popullit. Jam këtu sepse gjendja është e tmerrshme. Janë bërë 400 ditë dhe pengjet janë ende në Gazë. Po ndodh një luftë pa drejtim. Është situatë shumë e trishtuar, një tragjedi e madhe dhe qeveria duhet t’i dëgjojë njerëzit. Kjo është mënyra jonë për të protestuar”, deklaroi protestuesi Eial Tiskim.
Krahas sulmeve në Gazë, Izraeli po zhvillon sulme edhe ndaj Libanit në veri, ku thotë se po vendos në shënjestër pjesëtarët e grupit militant Hezbollah, të mbështetur nga Irani dhe të shpallur organizatë terroriste nga qeveritë perëndimore.
Me skena të ngjashme si ato në Gazë, pjesë të Libanit tani janë shndërruar në shkrumb e hi. Ekipet e shpëtimit që me duar përpiqen të gërmojnë nën rrënoja.
Zyrtarët libanezë thonë se sulmet shkaktuan vdekjen e dhjetëra viktimave. Disa prej tyre duhet t’i nënshtrohen testit të ADN-së për t’i identifikuar. Njëzet e tre persona, përfshirë shtatë fëmijë, mbetën të vrarë nga sulm ajror izraelit në fshatin Aalmat në veri të Bejrutit, larg prej zonave ku Hezbollahu ka prani të shtuar.
Protestat dhe grevat po zhvillohen në kontekstin e shpërthimit të dhunës në Amsterdam.
Zyrtarët holandezë thonë se turma të rinjsh sulmuan tifozët izraelitë pas një ndeshje futbolli.
Autoritetet thanë se postimet në rrjetet sociale bën thirrje për sulme ndaj hebrenjve dhe se ata ndaluan demonstratat gjatë fundjavës. Sipas njoftimeve, tifozët izraelitë shqyen një flamur palestinez nga një ndërtesë dhe brohoritën parulla anti-arabe rrugës për në stadium./ VOA
Kryeministri në detyrë i Libanit, Najib Mikati, bëri thirr...
Opozita serbe do të protestojë pasditen e sotme në Novi Sa...
Kremlini i ka hedhur poshtë raportimet në media se është z...
Ministria e Jashtme e Moldavisë i ka dënuar veprimet agres...
Një avion i "Hainan Airlines" me destinacion Shenzhen të K...
Me fitoren e thellë të kandidatit të tyre, republikanët ka...
Liderë shtetesh, ministra dhe zyrtarë të tjerë prej gati 2...
Dhjetëra demonstrues propalestinezë janë arrestuar nga pol...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se ka zhvi...
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka bërë të d...
Kryeministri polak, Donald Tusk, pret një datë të shpejtë ...
Policia holandeze ndaloi të dielën më shumë se 100 protest...
Presidenti Joe Biden do të diskutojë mbi përparësitë kryes...
Që nga fillimi i agresionit rus, mbi 160,000 ukrainas të l...
Takimi i nivelit të lartë mbi mjedisin ‘COP29’ do të fillo...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka biseduar m...
Republikani Donald Trump fitoi edhe në shtetin e Arizonës,...
Po të ndiqje zhvillimet e ditëve të fundit, dështimi i qev...
Policia në Amsterdam e ka ndërprerë një protestë propalest...
Autoritetet turke kanë dëbuar 325 emigrantë afganë në dy d...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...