Moldavia dënon inkursionin "agresiv" të dronëve rusë në territorin e saj
Ministria e Jashtme e Moldavisë i ka dënuar veprimet agres...

Kremlini i ka hedhur poshtë raportimet në media se është zhvilluar një bisedë telefonike mes presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, duke thënë se raportimet janë “krejtësisht të rreme”.
E përditshmja amerikane, "Washington Post", duke cituar burime të afërta me Trump-in, ka raportuar më 10 nëntor se Trump ka folur me Putin-in në telefon, më 7 nëntor, dhe kanë diskutuar për luftën në Ukrainë.
Sipas saj, Trump e ka zhvilluar bisedën nga Florida, një ditë pas ka folur me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Burime anonime, të cituara nga gazeta, kanë thënë se Trump i ka thënë Putin-it të mos përshkallëzojë luftën në Ukrainë, dhe ka shprehur interesim për bisedime të mëtejme për “të zgjidhur çështjen e luftës në Ukrainë shpejt”.
Edhe agjencia e lajmeve "Reuters" ka raportuar për këtë thirrje telefonike.
“Është plotësisht e pavërtetë. Është gjë plotësisht e shpikur, është informacion i rremë”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov për media, më 11 nëntor.
“Nuk është zhvilluar asnjë bisedë”.
Fillimisht, Putin është treguar i ftohtë ndaj fitores së Trump-it në zgjedhje, ndërsa më 7 nëntor e ka uruar publikisht.
Ai e ka lavdëruar “kurajën” e Trump-it kur i ka mbijetuar tentim-vrasjes ndaj tij, në korrik, dhe ka thënë se është “gati” të flasë me të.
“Ky është shembulli më i pastër i kualitetit të informacionit që është duke u publikuar në ditët e sotme, ndonjëherë edhe nga media me nam”, ka thënë Peskov.
Sipas tij, nuk ekzistojnë “plane konkrete” për një thirrje të tillë.
Ai ka thënë, gjithashtu, se Kremlini ka vërejtur “një dozë nervozizmi” në Evropë, pas rizgjedhjes së Trump-it.
Sa ka qenë duke bërë fushatë për zgjedhjet e 5 nëntorit, Trump ka pretenduar se do t’i japë fund luftës në Ukrainë, pa ofruar hollësi se si planifikon të arrijë deri aty.
Trump ka dhënë sinjale që Ukrainës mund t’i duhet të pajtohet për të dhënë territor, në mënyrë që të arrijë paqe me Rusinë.
Njerëz që kanë njohuri për thirrjen telefonike, kanë thënë për gazetën amerikane, "Washington Post", se Kievi është informuar për thirrjen e Trump-it me Putin-in dhe nuk ka kundërshtuar.
Megjithatë, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Heorhiy Tikhiy, ka thënë më 10 nëntor për "Reuters"-in se Kievi nuk ka qenë në dijeni për këtë thirrje telefonike.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
Ministria e Jashtme e Moldavisë i ka dënuar veprimet agres...
Një avion i "Hainan Airlines" me destinacion Shenzhen të K...
Me fitoren e thellë të kandidatit të tyre, republikanët ka...
Liderë shtetesh, ministra dhe zyrtarë të tjerë prej gati 2...
Dhjetëra demonstrues propalestinezë janë arrestuar nga pol...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se ka zhvi...
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka bërë të d...
Kryeministri polak, Donald Tusk, pret një datë të shpejtë ...
Policia holandeze ndaloi të dielën më shumë se 100 protest...
Presidenti Joe Biden do të diskutojë mbi përparësitë kryes...
Që nga fillimi i agresionit rus, mbi 160,000 ukrainas të l...
Takimi i nivelit të lartë mbi mjedisin ‘COP29’ do të fillo...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka biseduar m...
Republikani Donald Trump fitoi edhe në shtetin e Arizonës,...
Po të ndiqje zhvillimet e ditëve të fundit, dështimi i qev...
Policia në Amsterdam e ka ndërprerë një protestë propalest...
Autoritetet turke kanë dëbuar 325 emigrantë afganë në dy d...
Mijëra njerëz dolën në rrugët e Valencias të shtunën duke ...
Ukraina sulmoi Moskën të dielën me të paktën 34 dronë, sul...
Bombardimet izraelite i kanë vrarë dhjetëra njerëz në Liba...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...