Mungesa e Hitës në komision acaron opozitën: Nëse nuk është i zoti të largohet
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita nuk është paraqitu...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita nuk është paraqitu...

Izraeli njoftoi se kishte bombarduar objektivat e grupeve Houthi në Jemen këtë të diel, duke zgjeruar konfrontimin e tij me aleatët e Iranit në rajon, dy ditë pasi vrau liderin e Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah në Liban. Sulmet ajrore shënjestruan portin Hodeidah të Jemenit si përgjigje e goditjeve me raketa që Houthi ka bërë ndaj Izraelit ditët e fundit. Ky zhvillim ka shtuar frikën se luftimet në Lindjen e Mesme mund të dalin jashtë kontrollit dhe të tërheqin në konflikt Iranin dhe aleatin kryesor të Izraelit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Houthi tha se të paktën 4 persona u vranë dhe 29 u plagosën nga sulmet izraelite. Sulmet ndodhën teksa Izraeli goditi më shumë objektiva në Liban, ku bombardimet e intensifikuara prej dy javësh kanë vrarë një varg liderësh të lartë të
Hezbollahut dhe kanë dëbuar qindra mijëra njerëz nga shtëpitë e tyre. Izraeli u zotua këtë të diel të vazhdojë sulmin e tij.
“Ka humbur kokën dhe ne duhet të vazhdojmë të godasim fort Hezbollahun” – tha shefi i shtabit ushtarak të Izraelit, Herzi Halevi. Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se vetëm të dielën, sulmet izraelite kishin vrarë 32 njerëz në Ain Deleb në jug, 21 njerëz në Baalbek-Hermel në lindje dhe se 14 mjekë ishin vrarë në sulmet ajrore gjatë dy ditëve të fundit.
Dronët izraelitë fluturuan mbi Bejrut gjatë natës dhe për pjesën më të madhe të së dielës shpërthimet e forta të sulmeve të reja ajrore jehuan rreth kryeqytetit libanez. Hezbollahu dhe Izraeli kishin shkëmbyer raketa nga përtej kufirit që nga fillimi i luftës në Gaza, e cila u shkaktua nga sulmi i 7 tetorit nga militantët e Hamasit.
Huthët e Jemenit kishin nisur sulme sporadike ndaj Izraelit gjatë gjithë asaj kohe, madje duke ndërprerë transportin në Detin e Kuq. Izraeli i shtoi me shpejtësi sulmet e tij ndaj Hezbollahut dy javë më parë me qëllim për t’i bërë zonat veriore të sigurta për banorët që të kthehen në shtëpitë e tyre, duke vrarë shumë nga lidershipi i grupit. Ministri i mbrojtjes i Izraelit tha se tani po diskutohet për zgjerimin e ofensivës.
Vdekja e Nasrallah i dha një goditje veçanërisht të rëndësishme grupit të cilin ai e drejtoi për 32 vjet. Irani tha se vdekja e tij do të shpagohej. Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar një zgjidhje diplomatike të konfliktit në Liban, por gjithashtu kanë autorizuar ushtrinë e tyre të përforcohet në rajon në shenjë të shqetësimit në rritje.
Presidenti i SHBA, Joe Biden, i pyetur nëse mund të shmanget një luftë e gjithanshme në Lindjen e Mesme, tha: “Duhet të ndodhë”. Ai tha se do të bisedojë me presidentin izraelit Benjamin Netanyahu, por nuk dha më shumë detaje. Senatori amerikan Mark Kelly, i cili drejton një nënkomision të Shërbimeve të Armatosura të Senatit, tha se bomba që Izraeli përdori për të vrarë Nasrallah ishte një armë e drejtuar 900 kg e prodhuar nga SHBA.
Në Iran, i cili ndihmoi në krijimin e Hezbollahut në fillim të viteve 1980, figura të larta vajtuan vdekjen e një anëtari të lartë të Gardës Revolucionare të vrarë së bashku me Nasrallah dhe Teherani bëri thirrje për një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi veprimet e Izraelit. Udhëheqësi suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei u zhvendos në një vend të sigurt në Iran pas vrasjes së Nasrallah, thanë burimet për Reuters.
Ndërsa udhëheqësit botërorë marrin pjesë në takimin e Asam...
Miçigani është një nga shtetet e pavendosura të rëndësishm...
Shirat masive nga uragani i fuqishëm Helene kanë lënë ...
Austriakët po votojnë të dielën për një parlament të ri, k...
Izraeli nuk do të mund t'i kthejë në mënyrë të sigurt qyte...
Autoritetet ruse pretendojnë se kanë rrëzuar 125 dronë ukr...
Teksa amerikanët presin të zgjedhin Presidentin e ri të SH...
Autoritetet rumune shpallën gjendje alarmi të lartë për rr...
Ushtria izraelite tha të dielën se ka vrarë një tjetër zyr...
Policia e Kosovës ka bërë me dije se një shpërthim ka ndod...
Policia Kufitare e Malit të Zi ka sekuestruar 66 kilogram...
Vrasja e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, në sulm...
Fshati Basnjkë në veri të Kosovës mori rrugën e tij të par...
Këtë javë ndaj kryetarit demokrat të bashkisë së Nju Jorku...
Presidenti Joe Biden e quajti të shtunën sulmin izraelit q...
Pas një seance kaotike të parlamentit të landit, gjyqt...
Vrasja e Hassan Nasrallahut është goditje e rëndë për ...
Deputeti i CDU-së, Thadäus König u zgjodh kryetar i pa...
Kandidati republikan për president Donald Trump ka qenë ob...
Anëtaret e NATO-s, Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia,...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...