Mungesa e Hitës në komision acaron opozitën: Nëse nuk është i zoti të largohet
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita nuk është paraqitu...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita nuk është paraqitu...

Ndërsa udhëheqësit botërorë marrin pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, organizata bamirëse Oxfam thotë se puna e tyre po dëmtohet nga ajo që e quan ‘oligarki globale’ e super të pasurve që kontrollojnë ekonominë botërore. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, Oxfam e akuzon klasën e super të pasurve për përkeqësimin e problemeve si pabarazia ekstreme dhe ndryshimet klimatike.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara synon të ofrojë një platformë të barabartë që udhëheqësit të diskutojnë çështjet më urgjente botërore si varfëria dhe ndryshimet klimatike.
Një raport i ri nga organizata bamirëse Oxfam thotë se takimi vjetor i udhëheqësve botërorë po zhvillohet nën hijen e asaj që e quan 'oligarki globale' e kontrolluar nga korporatat super të pasura.
Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Nabil Ahmed i cili udhëheq grupin për drejtësi ekonomike dhe racore me departamentin e Oxfam-it për Amerikën.
“Ata po ndikojnë në krijimin e rregullave në favor të tyre dhe po e bëjnë këtë në kurriz të njerëzve të zakonshëm. Kjo po nxit pabarazi brenda dhe midis shteteve.”
Oxfam thotë se jemi në një epokë të pabarazisë globale ekstreme, ku një grup që përbën 1% të popullsisë së botës zotëron më shumë pasuri se 95% e pjesës tjetër të botës.
“Jetojmë në një botë ku shumë nga mega-korporatat paguajnë pak ose aspak taksa”, thotë Nabil Ahmed me organizatën Oxfam.
Brazili, i cili aktualisht mban presidencën e vendeve të G20, kërkon të vendosë një taksë minimale prej 2% për miliarderët më të pasur të botës dhe thotë se kjo do të siguronte deri 250 miliardë dollarë. Kjo përpjekje mbështetet nga organizata Oxfam dhe shumë grupe të tjera joqeveritare.
Plani mbështetet nga disa vende të G20, përfshirë Afrikën e Jugut, Spanjën dhe Francën, por kundërshtohet nga Shtetet e Bashkuara, që thonë se një marrëveshje globale është shumë e ndërlikuar dhe e panevojshme.
Ministri i financave i Brazilit tha në korrik se transformimi i sistemit aktual të taksave ishte jetik. Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, u shpreh kundër masës gjatë takimit të vendeve të G20 në muajin korrik.
“Është shumë e vështirë që politika e taksave të koordinohet globalisht dhe nuk e shohim nevojën ose dëshirën për të negociuar një marrëveshje të tillë globale. Ne mendojmë se të gjitha vendet duhet të sigurohen që sistemi i tyre i taksave të jetë i drejtë dhe progresiv”, tha Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen.
Oxfam thotë se vendet në zhvillim i shpenzojnë të ardhurat nga taksat për të paguar kreditorët privatë dhe bankat. Organizata bamirëse akuzon gjithashtu kompanitë e mëdha farmaceutike për ndikimin në krijimin e rregullave për të drejtat e pronësisë intelektuale nga të cilat përfitojnë aksionaret e tyre.
Organizata Oxfam thotë se vendet e varfra nuk ishin në gjendje të siguronin vaksinat e duhura kundër koronavirusit edhe pse kompanitë farmaceutike morën miliarda dollarë nga qeveritë për zhvillimin e tyre.
“U përdorën paratë e taksapaguesve për zhvillimin e vaksinave. Në fakt investimet publike prej disa dekadash u përdorën për krijimin e vaksinës mRNA”, thotë zoti Ahmed.
Kompania Pfizer i tha Zërit të Amerikës se u kishte ofruar falas vendeve të varfra vaksinën e koronavirusit, por shumë vende më të pasura kishin bërë përpjekje më të shpejta për të blerë dozat e prodhuara.
Drejtuesi i firmës Pfizer paralajmëroi gjithashtu se eliminimi i të drejtave të pronësisë intelektuale do të dekurajonte kompanitë nga ndërmarrja e një rreziku të madh financiar në zhvillimin e vaksinave të tilla, pikëpamje që mbështetet nga firma të tjera të mëdha farmaceutike./ Voa
Miçigani është një nga shtetet e pavendosura të rëndësishm...
Shirat masive nga uragani i fuqishëm Helene kanë lënë ...
Austriakët po votojnë të dielën për një parlament të ri, k...
Izraeli nuk do të mund t'i kthejë në mënyrë të sigurt qyte...
Autoritetet ruse pretendojnë se kanë rrëzuar 125 dronë ukr...
Teksa amerikanët presin të zgjedhin Presidentin e ri të SH...
Autoritetet rumune shpallën gjendje alarmi të lartë për rr...
Ushtria izraelite tha të dielën se ka vrarë një tjetër zyr...
Policia e Kosovës ka bërë me dije se një shpërthim ka ndod...
Policia Kufitare e Malit të Zi ka sekuestruar 66 kilogram...
Vrasja e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, në sulm...
Fshati Basnjkë në veri të Kosovës mori rrugën e tij të par...
Këtë javë ndaj kryetarit demokrat të bashkisë së Nju Jorku...
Presidenti Joe Biden e quajti të shtunën sulmin izraelit q...
Pas një seance kaotike të parlamentit të landit, gjyqt...
Vrasja e Hassan Nasrallahut është goditje e rëndë për ...
Deputeti i CDU-së, Thadäus König u zgjodh kryetar i pa...
Kandidati republikan për president Donald Trump ka qenë ob...
Anëtaret e NATO-s, Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia,...
Së paku 12 njerëz, përfshirë dy fëmijë, kanë humbur jetën ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...