“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...

Tre ministra të Jashtëm evropianë takohen të premten në Gjenevë me homologun iranian. A mund të arrihet progres? Presioni intensiv ushtarak mbi Teheranin mund ta lehtësojë këtë.
Në Gjenevë takohen të premten (20.06.) ministrat e Jashtëm të të ashtuquajturit "E3" - Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilët diskutojnë të ardhmen e programit bërthamor iranian me homologun e tyre iranian, Abbas Araghchi. Pritet që të marrë pjesë edhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul foli në programin gjerman të ARD-së rreth kërcënimit që paraqet Irani, i cili prek jo vetëm Izraelin, por "edhe ne". Ndërsa Irani kohët e fundit e ka ngadalësuar programin e tij bërthamor, pasurimi "padyshim ka vazhduar" dhe është "shumë mbi nivelet civile". Pra, çfarë roli ndërmjetësues mund të luajë Gjermania dhe çfarë pritjesh kanë ministrat e E3 në Gjenevë?
Röttgen: "Ndryshim i vërtetë" në politikën e Lindjes së Mesme
Norbert Röttgen, nënkryetar i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, i cili shpesh e kishte kritikuar qeverinë e koalicionit të mëparshëm gjerman për politikën e saj të paqëndrueshme ndaj Iranit, e sheh tani Gjermaninë në një "pozicion të qartë". Kancelari Merz ka "marrë drejtimin" dhe e ka bërë të qartë se rreziku buron nga Irani, pasi ky vend po përpiqet të bëhet një fuqi bërthamore.
Kjo është një pikë thelbësore dhe "ndryshim i vërtetë nga politika e mëparshme në Lindjen e Mesme", tha Röttgen. Por nëse do të ketë edhe një ndryshim të vërtetë në në negociata në Gjenevë mbetet e paqartë.
Po pse të vazhdojnë negociatat kur diplomacia nuk ka qenë në gjendje ta ndalojë programin bërthamor të Iranit në të kaluarën? "Ne duhet të provojmë se jemi ende të aftë të zgjidhim konfliktet në këtë botë në mënyrë diplomatike", thotë zëdhënësi i politikës së jashtme të SPD-së, Adis Ahmetoviç. Regjimi iranian duhet të rikthehet në tryezën e negociatave. Gjermania gëzon besim të madh në Lindjen e Mesme, edhe për shkak të rolit të saj në negociatat për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, sipas Ahmetoviç.
Gjermania luajti një rol kyç në arritjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin dhjetë vjet më parë. Përveç vendeve të E3, pjesë e grupit negociator në atë kohë ishin gjithashtu SHBA-të, Rusia dhe Kina.
Trump do "kapitullim pa kushte"
Politikani i Partisë së Gjelbër dhe Zvendëspresidenti i Bundestagut, Omid Nouripour, tha për programin e mëngjesit të ARD, se i konsideron përpjekjet diplomatike "shumë të mira dhe të rëndësishme". Ai beson se ky mund të jetë shansi i fundit "për të parandaluar shpërthimin e madh". Ai vetë erdhi në Gjermani me familjen e tij nga Irani në moshën 13 vjeç.
Po ndërsa evropianët duan të flasin për programin bërthamor të Iranit që të përdoret vetëm për qëllime civile, Presidenti i SHBA-së Trump foli së fundmi për "kapitullim pa kushte". Irani duhet ta braktisë plotësisht programin e tij bërthamor. "Ka shumë pasiguri tek kjo pikë", thotë Nouripour. "Pra, pyetja është nëse evropianët do të negociojnë në një mënyrë që i kënaq amerikanët."
Edhe pse diplomacia evropiane ka hasur shpesh në limitet e saj në të kaluarën, eksperti i politikës së jashtme Röttgen megjithatë i sheh bisedimet në Gjenevë si një mundësi, pasi situata e Iranit tani është e ndryshme dhe ekzistenca e regjimit të mullahëve është e kërcënuar. Ndoshta braktisja e programit bërthamor është aktualisht "e keqja më e vogël", thotë Röttgen. "Regjimit duhet t'i jepet mundësia. Është mirë që evropianët ia ofrojnë atë."/ DW
Shërbimet e emergjencës në Izrael po u përgjigjen zjarreve...
Ministrat e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe...
Izraeli po e ndryshon "fytyrën e botës" me luftën e tij ku...
Imazhet e reja satelitore me rezolucion të lartë të publik...
Programi bërthamor i Iranit, për të cilin Irani gjithmonë ...
Sipas ekspertëve kibernetikë, një bazë të dhënash që përmb...
Samiti i javës së ardhshme në Hagë pritet ta konfirmojë Sh...
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavit...
Donald Trump ka reaguar ndaj raportimeve në gazetën Wall S...
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekze...
Qeveria në detyrë e Kosovës synon t’i ndërtojë dy ura në t...
Një raketë ka goditur afërsinë e zyrave të delegacionit të...
Fordou duket të jetë një nga objektivat kryesore të sulmev...
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, bëri të enjten...
Ngushtica e Hormuzit - kjo ngushticë detare është itinerar...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi sot lagjen ...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, thotë se Izrael...
Një zëdhënës i Bashkimit Europian tha se masat si heqja e ...
Për të 34-tën herë radhazi, deputetët e Kuvendit të Kosovë...
Mëngjesin e sotëm Irani ka goditur me raketa Izraelin, duk...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...