O’Brien: Asociacioni nuk krijon një shtresë tjetër të pushtetit në Kosovë
Ndihmës Sekretari amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro...

I dërguari amerikan Amos Hochstein ishte të hënën në Bejrut për bisedime që synojnë arritjen e një zgjidhjeje për konfliktin përgjatë kufirit Izrael-Liban, pjesë e një përpjekjeje diplomatike që riktheu në rajon edhe Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken, me qëllim arritjen një armëpushimi në Rripin e Gazës.
Zoti Hochstein u tha gazetarëve se kishte patur një takim "dobishëm" me kryetarin e parlamentit të Libanit Nabih Berri dhe se gjatë qëndrimit në Liban ai do të bisedonte me anëtarët e qeverisë, ushtrinë dhe këdo tjetër që është i gatshëm të punojë që vendi të rikthehet në rrugën e "sigurisë, qëndrueshmërisë dhe mirëqenies ekonomike”.
Ai vuri theksin tek Rezoluta 1701 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila u miratua në fund të luftës së fundit mes Izraelit dhe Hezbollahut në 2006 dhe përfshin thirrjen që Hezbollahu të tërheqë luftëtarët e tij në veri të lumit Litani të Libanit dhe që Izraeli të tërheqë forcat e tij nga Libani.
I dërguari amerikan Hochstein tha se askush nuk bëri ndonjë përpjekje për ta zbatuar Rezolutën, duke shtuar se vetëm angazhimi i palëve për zbazimin e saj, nuk mjafton. Ai përsëriti se synimi është që të ndërtohet besimi tek të dyja palët se Rezoluta do të zbatohet dhe të garantohet që konflikti të mos përsëritet brenda një muaji apo një viti.
“Qytetarët e Libanit, si të gjithë në rajon, duan të shkojnë në shtëpi, të ndërtojnë një të ardhme paqësore, të sigurt dhe të begatë për veten dhe familjet e tyre”, tha zoti Hochstein.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u nis të hënën për një vizitë një javore në Lindjen e Mesme në përpjekje për të rigjallëruar procesin e negociatave për arritjen e armëpushimit në Gazë dhe për të siguruar lirimin e pengjeve që ende po mbahen nga Hamasi në një kohë kur Izraeli po planifikon një sulm hakmarrës ndaj Iranit.
Sipas zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit Matthew Miller, Sekretari Blinken do të diskutojë gjatë vizitës së tij planet për periudhën pas konfliktit dhe të theksojë nevojën “për gjetjen e një zgjidhjeje që u mundëson palestinezëve të rindërtojnë jetën e tyre dhe të realizojnë aspiratat e tyre të lirë nga tirania e Hamasit”, siç tha ai.
Ndërkohë, ushtria izraelite kërkoi falje të hënën për vrasjen e tre ushtarëve libanezë në një sulm në Libanin jugor.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se sulmi i së dielës goditi një automjet të ushtrisë libaneze dhe se Izraeli nuk vepron kundër ushtrisë libaneze.
Ushtria libaneze nuk ka luajtur rol në konfliktin, i cili është përshkallëzuar gjatë muajit të kaluar, pasi Izraeli zgjeroi sulmet ajrore dhe trupat izraelite ndërhynë në jug të Libanit./ Voa
Ndihmës Sekretari amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të hënën s...
Në këtë muaj të fundit të fushatës presidenciale në Shtete...
Qeveria italiane miratoi dekretin për emigrantët ditën...
Këshilli i Ministrave në Itali ka miratuar një dekret ...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin njoftoi të hë...
Ndihmës Sekretari amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro...
Udhëheqësi i FETO-s, Fethullah Gylen, ka ndërruar jetë në ...
Sipas rezultateve paraprake të votimeve në Moldavi, mbi 50...
Agjencia për energji bërthamore e Kombeve të Bashkuara (IA...
Marrëveshja për nxjerrjen e litiumit me Serbinë është më s...
Që kur Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara e ktheu çës...
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë zbuluar pamjet n...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rozh...
Dy dokumente të inteligjencës amerikane zbulojnë se Iz...
Ndërsa Republika e Gjeorgjisë përgatitet për të mbajtur zg...
Ndërsa Izraeli vazhdon ofensivën në Liban, Kombet e Bashku...
Ushtria e Rusisë e kreu edhe një valë sulmesh raketore dhe...
Shtetet e Bashkuara po hetojnë për të idektifikuar mënyrën...
Boris Rugge, Ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ka ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...