Aborti përparësi për gratë në zgjedhjet e këtij viti në Nevada
Që kur Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara e ktheu çës...

Marrëveshja për nxjerrjen e litiumit me Serbinë është më shumë lajm i mirë për zhvillimin ekonomik në Gjermani, apo lajm i keq për mjedisin në Serbi? "Në fakt, të dyja", thotë profesoresha Claudia Kemfert, një ekonomiste që merret kryesisht me energjinë dhe mbrojtjen e mjedisit.
"Është mirë që Gjermania të zvogëlojë varësinë e saj nga Kina, e cila aktualisht ka monopol në të gjithë zinxhirin e prodhimit të litiumit. Por nga ana tjetër, është e keqe për mjedisin në Serbi, sepse nxjerrja e litiumit vjen me rreziqe mjedisore. Aktivistët e mjedisit me të drejtë theksojnë këtë. Më parë kishte një moratorium, domethënë u tërhoq licenca (për minierat). Dhe më pas ky vendim u anulua. Kjo është shqetësuese”, thotë Kemfert.

Marrëveshja me Serbinë e nënshkruar nga Scholz dhe Vuçiq është problematike për dy arsye:
"Së pari, për shkak se ne nuk mund të eksportojmë problemet tona mjedisore. Dhe dy, duhet të kemi kujdes nga kush bëhemi të varur." Ekspertja thotë se "është mirë nëse jemi më pak të varur nga Kina, por nga ana tjetër, në rastin e Serbisë, duhet përmendur edhe problemet siç është liria e shtypit, apo dhe fakti që ajo nuk i mbështet sanksionet ndaj Rusisë”.
Kemfert beson se është e mundur të sigurohet respektimi i standardeve mjedisore përmes procesit të çertifikimit të minierave dhe prodhimit në Serbi. Por edhe duke ushtruar presion ndaj autoriteteve serbe.
"Gjermania duhet të ushtrojë ndikim tek Serbia. Një çështje tjetër është nëse kjo do të japë fryte. Por duhet provuar, sepse Gjermania nuk mundet thjesht t'i eksportojë problemet e saj mjedisore diku tjetër. Përndryshe, ajo do të duhet të nxjerrë vetë litium në Gjermani”, shton Kemfert, që drjeton edhe Departamentin për Energjinë, Transportin dhe Mjedisin në Institutin Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW Berlin), e ajo është edhe profesore në Universitetin Leufana në Lüneburg.
Ajo pretendon se rezervat e litiumit në Gjermani nuk janë aq të mëdha sa në Serbi dhe shton një arsye tjetër pse Gjermania po kërkon litium jashtë vendit të saj është:
"Këtu kemi standarde të larta për mbrojtjen e mjedisit, për të cilat në vendet e tjera nuk kujdesemi si këtu. Kjo do të thotë se shumë projekte nuk japin fare rezultat ose duhet shumë kohë për të marrë lejet. Ka mjaftueshëm litium në botë, nuk ka mungesë, prandaj fokusi është në tregun botëror, tek importi".

Në pyetjen nëse kancelari Olaf Soltz është naiv në raport me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, ashtu siç ishte ish-kancelarja Angela Merkel me presidentin rus Vladimir Putin, bashkëbiseduesja jonë thotë se Gjermania nuk është më aq naive.
"Duhet thënë qartë se Serbia nuk mund të krahasohet me Rusinë. Bëhet fjalë për ndikim dashamirës, ??miqësor ndaj Serbisë për t'iu përmbajtur qëllimeve dhe standardeve mjedisore. Në fund të fundit, Serbia dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, kjo është ajo që ne të gjithë duam dhe ne duhet të ndjekim atë rrugë të përbashkët”./ DW
Që kur Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara e ktheu çës...
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë zbuluar pamjet n...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rozh...
Dy dokumente të inteligjencës amerikane zbulojnë se Iz...
Ndërsa Republika e Gjeorgjisë përgatitet për të mbajtur zg...
Ndërsa Izraeli vazhdon ofensivën në Liban, Kombet e Bashku...
Ushtria e Rusisë e kreu edhe një valë sulmesh raketore dhe...
Shtetet e Bashkuara po hetojnë për të idektifikuar mënyrën...
Boris Rugge, Ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ka ...
Moti i keq ka përfshirë Italinë. Alarmi i kuq është ngritu...
Moldavët po marrin pjesë në dy palë votime thelbësore të d...
Raportohet se Ukraina ka lëshuar një numër të madh dronësh...
Autoritetet gjermane njoftuan të dielën se e kanë arrestua...
Përfshirja e trupave të rregullta të Koresë së Veriut për ...
Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Uzra Zeya, u zotua gjat...
Republika e Gjeorgjisë, që ishte pjesë e Bashkimit Sovjeti...
Florida, Karolina e Veriut dhe Xhorxhia po përballen m...
Qeveria në Podgoricë thotë se tenderi zhvillohet sipas rre...
Apple e ka njoftuar Radion Evropa e Lirë (RE:L) se e ka he...
Rumania i dërgoi katër avionë luftarakë për patrullim mëng...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...