I njohur si kundërshtari i Erdogan-it/ Ndërron jetë në SHBA, Fethullah Gylen
Udhëheqësi i FETO-s, Fethullah Gylen, ka ndërruar jetë në ...

Ndihmës Sekretari amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien po takohet të hënën në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, një ditë pasi takoi në Beograd Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, në një përpjekje të re për të nxitur zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet palëve.
Para takimi ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier, shkroi në rrjetet sociale se me zyrtarët e Kosovës do të diskutohen çështjet thelbësore dypalëshe dhe do të ritheksohet përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ndaj popullit të Kosovës.
Gjatë vizitës në Beograd, diplomati amerikan tha në një intervistë me televizionin shtetëror serb se Shtetet e Bashkuara duan që Serbia dhe Kosova të përparojnë drejt integrimit evropian.
Sipas një përkthimi të televizionit shtetëror serb, zoti O’Brien bëri thirrje që të respektohen marrëveshjet e arritura, që autoritetet e Prishtinës të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese projekt statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe të diskutohet integrimi në institucione i serbëve që jetojnë në veriun e Kosovës.
Zoti O’Brien citohet të ketë thënë se themelimi i Asociacionit është një hap i rëndësishëm dhe një detyrim që nga viti 2015. Por, sipas tij, më e rëndësishme është që serbët të jetojnë si qytetarë normalë evropianë.
Kosova është gjetur nën kritikat e diplomacisë perëndimore për ato që janë cilësuar veprime të njëanshme dhe të pabashkërenduara në veri ku autoritetet mbyllën komunat paralele serbe të emëruara nga Beogradi, të cilat Prishtina i cilëson të paligjshme.
Bashkimi Evropian si dhe Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje palëve që të zgjedhin çështjet e hapura në kuadër të bisedimeve në Bruksel, vazhdimi i të cilave pritet këtë javë në nivel kryenegociatorësh.
I dërguari evropian për bisedimet Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak shkroi në rrjetet sociale se është duke u përgatitur për takimin e radhës që pritet të mbahet këtë të enjte dhe sipas tij tani është koha për të filluar zbatimin me zell të marrëveshjeve të arritura në shkurt dhe mars të vitit të kaluar./VOA

Udhëheqësi i FETO-s, Fethullah Gylen, ka ndërruar jetë në ...
Sipas rezultateve paraprake të votimeve në Moldavi, mbi 50...
Agjencia për energji bërthamore e Kombeve të Bashkuara (IA...
Marrëveshja për nxjerrjen e litiumit me Serbinë është më s...
Që kur Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara e ktheu çës...
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë zbuluar pamjet n...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rozh...
Dy dokumente të inteligjencës amerikane zbulojnë se Iz...
Ndërsa Republika e Gjeorgjisë përgatitet për të mbajtur zg...
Ndërsa Izraeli vazhdon ofensivën në Liban, Kombet e Bashku...
Ushtria e Rusisë e kreu edhe një valë sulmesh raketore dhe...
Shtetet e Bashkuara po hetojnë për të idektifikuar mënyrën...
Boris Rugge, Ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ka ...
Moti i keq ka përfshirë Italinë. Alarmi i kuq është ngritu...
Moldavët po marrin pjesë në dy palë votime thelbësore të d...
Raportohet se Ukraina ka lëshuar një numër të madh dronësh...
Autoritetet gjermane njoftuan të dielën se e kanë arrestua...
Përfshirja e trupave të rregullta të Koresë së Veriut për ...
Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Uzra Zeya, u zotua gjat...
Republika e Gjeorgjisë, që ishte pjesë e Bashkimit Sovjeti...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...