E rëndë në Kukës/ Efektivi vetëvritet me armë në varrezat e fshatit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...

Qindra zjarrfikës dhe vullnetarë në jugun e Greqisë kanë luftuar një zjarr masiv për të tretën ditë radhazi, që ka vrarë dy persona dhe ka shkatërruar një zonë të madhe pyjore, duke nxitur premtime për ndihmë nga vende të tjera të Bashkimit Evropian.
Tre avionë për shuarjen e zjarreve me ujë pritet të mbërrijnë nga Italia dhe Kroacia më vonë të martën, pasi Greqia kërkoi ndihmë përmes mekanizmit të emergjencave civile të bllokut evropian.
Shërbimi grek i zjarrfikësve tha se më shumë se 400 zjarrfikës, të ndihmuar nga 20 avionë, ishin angazhuar në luftën kundër zjarreve në malet e Korinthisë, në rajonin e Peloponezit.
Autoritetet u shprehën optimiste pasi fronti kryesor i zjarrit ishte shuar, duke lënë një numër të madh zjarresh më të vogla të shpërndara. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ky sukses do të vazhdojë kur erërat të rriten sërish, duke rrezikuar përhapjen më të madhe të flakëve sërish.
Zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis, tha se puna e zjarrfikësve ishtë vështirësuar fillimisht nga terreni i vështirë dhe rrjeti i dobët rrugor.
“Gjatë fazës së parë, vendimtare të zjarrit, zjarrfikësit patën vështirësi të mëdha për të arritur zjarrin për shkak të rrugëve të ngushta”, tha ai. “Shumë gryka dhe erërat e forta që frynin atë ditë penguan shumë përpjekjet e zjarrfikësve”, shtoi Marinakis.
Zyrtarët urdhëruan që një fshat tjetër të evakuohej si masë paraprake të martën, një ditë pasi dhjetëra urdhra të ngjashëm ishin dhënë në zona të tjera.
Zjarri shkatërroi një kishë historike në male dhe raportohet se dëmtoi edhe ndërtesa jashtë fshatrave të rrezikuara, por shërbimi i zjarrfikësve nuk dha më shumë detaje.
Dy viktimat u identifikuan si banorë vendas që mbetën të bllokuar të dielën mbrëma nga flakët që u shpërndanë me shpejtësi.
Greqia, ashtu si vendet e tjera të Evropës Jugore, përballet çdo verë me zjarre shkatërruese pyjore që janë përkeqësuar nga ngrohja globale. Gjatë muajve të fundit, shërbimi i zjarrfikësve është përballur me më shumë se 4.500 zjarre pyjore.
Kjo verë ishte cilësuar si sezoni më i rrezikshëm për zjarret në dy dekadat e fundit, pasi terreni ishte tharë nga një thatësirë e gjatë dhe valët e nxehtësisë në fillim të verës.
Megjithatë, investimet e mëdha të Greqisë në avionë të shtuar për shuarjen e zjarreve me ujë, dronë për paralajmërim dhe pajisje të tjera, kanë bërë që shumica e zjarreve të shuhen pak pasi kanë shpërthyer./ REL
Në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024, referu...
Vendimi i Gjermanisë për të rikthyer kontrollet kufitare p...
Kreu i ri i NATO-s, Mark Rutte, merr sot detyrën si kreu i...
Një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter ka goditur zo...
Trupat izraelite kanë hyrë në Liban, në atë që ushtria izr...
Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte, më 1 tetor merr u...
Tre persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën pasi nj...
Çmimet e karburantit vazhduan të jenë të qëndrueshme të hë...
Gjermania evakuoi nga Libani stafin joesencial të ambasadë...
Irani tha se nuk do të dërgojë forca në Liban ose në Rripi...
Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjest...
Një pallat u godit në qendër të qytetit të Bejrutit gjatë ...
Ushtria amerikane tha të dielën se po rrit aftësitë e saj ...
Ushtria amerikane tha të dielën se 37 militantë, të lidhur...
Izraeli njoftoi se kishte bombarduar objektivat e grupeve ...
Ndërsa udhëheqësit botërorë marrin pjesë në takimin e Asam...
Miçigani është një nga shtetet e pavendosura të rëndësishm...
Shirat masive nga uragani i fuqishëm Helene kanë lënë ...
Austriakët po votojnë të dielën për një parlament të ri, k...
Izraeli nuk do të mund t'i kthejë në mënyrë të sigurt qyte...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...