Bosnja e Hercegovina nuk miraton hyrjen e palestinezëve
Këshilli i Ministrave të Bosnje e Hercegovinës nuk ka marr...

Në vitin 2024 shpenzimet ushtarake të Rusisë tejkalojnë për herë të parë fondet për shërbimet sociale. Cilat janë pasojat për ekonominë ruse, në një kohë që lufta ka shkaktuar edhe mungesë të fuqisë punëtore në Rusi.
Duma ruse zhvilloi konsultime për projektbuxhetin e vendit për 2024 (17.11.2023). Shpenzimet parashikohen të kalojnë 36,6 bilionë rubla, kurse të ardhurat 35 bilionë rubla. Deficiti prej 1,6 bilionë rublash do të mbulohet nga kredi dhe mjetet të Fondit Kombëtar të Bamirësisë, sipas qeverisë. Ky ushqehet me mjete të administrimit të burimeve të naftës dhe ato aktuale të fondit. Sipas ekspertëve, buxheti rus 2024 do të ketë si pikërëndesë buxhetin ushtarak: 30% e shpenzimeve, 10,8 bilionë rubla do të rrjedhin për ushtrinë. 3,4 bilionë për sigurinë kombëtare dhe ndjekjen penale.
Shpenzime për "fitoren" dhe "frontin"
Ministri rus i Financave, Anton Siluoanov tha në një takim të komisionit buxhetor të dumës shtetërore, se qëllimi i këtij buxheti është "fitorja dhe "fronti". Më vonë ai siguroi, se ky buxhet nuk duhet parë vetëm si buxhet "ushtarak", sepse çështjet sociale kanë prioritet në këtë buxhet. Por kjo është e vërtetë vetëm pjesërisht. Në shifra vërtet rriten shpenzimet për sektorin social me 1,4 bilionë rubla, nëse merren disa sektorë buxhetorë në konsideratë, si arsimi, shëndetësia, politka sociale dhe sporti. Por pjesa e këtyre shpenzimeve në buxhetin e përgjithshëm do të ulet nga 31,7% në këtë vit në 29,9% vitin e ardhshëm.
Rritja e shpenzimeve ushtarake pritej për shkak të vazhdimit të luftës në Ukrainë, por që në vitin 2024 ajo do të ketë një rritje kaq të madhe, 68% krahasuar me vitin 2023, është edhe për ekspertët e ekonomisë rritje e papritur. Këtë e thekson edhe një nga themeluesit e Fakultetit Ekonomik të Moskës, që sot është studiues në Studimet Ruse dhe Euroaziatike të Universitetit të Harvardit, Andrej Jakovlev.
Kthim në vitet '90-të?
Sipas ekspertëve ka gjasa që të bëhet zhvlerësimi i rublës për të mbushur buxhetin. Por ky hap mund të sillte rreziqe makroekonomike në vitin 2025 me pasojë një inflacion të lartë. Kjo situatë i kujton Jakovlevit vitet 90-të, kur shteti emetoi para për të paguar rrogat, gjë që solli një spirale inflacioni. "Kremlini na fut frikën me vitet e tmerrshme 90-të, por tani ai vetë po e çon ekonominë në këtë drejtim", thotë ai për DW.
Po ashtu pritet që autoritetet ruse të përpiqen të kompensojnë me burime të brendshme mungesat e krijuara nga rënia e të ardhurave të eksportit të naftës dhe gazit për shkak të sanksioneve. "Autoritetet flasin hapur për rritje të tatimeve. Kjo vlen si për sipërmarrjet edhe për popullsinë. Edhe gjobat që jepen pritet të rriten", supozon Jakovlev. Eksperti parashikon shkurtime në sektorin e shëndetësisë, arsimit dhe ekonomisë popullore. "Me shumë gjasa do të reduktohen projekte për ndërtimin e rrugëve të reja dhe zhvillimin e programit të hipotekave."
Rusia kërcënohet nga mungesa e fuqisë punëtore
Natalja Subarevitsh nga Universiteti Shtetëror i Moskës thotë, se projektbuxhetin shtetëror për vitin 2025 mund ta përcaktojmë si "ushtarak", por sipas ekspertes për zhvillimin socioekonomik të rajoneve, mund të flitet për "ekonomi lufte", vetëm kur ka shtetëzime masive dhe përshtatje të të gjithë sektorëve me porosi shtetërore të luftës. Këtë vit sipas Subarevitsh do të tejkalohet rënia e të ardhurave të popullsisë, por ajo shikon si problem akut për Rusinë, mungesën e fuqisë punëtore, edhe për shkak të rektrutimit në luftë. "Gati 1 milionë meshkuj nga ekonomia reale kanë marrë arratinë apo luftojnë. Sipas të dhënave të demografëve 400.000 deri në 600.000 vetë të kualifikuar të shtresës së mesme janë larguar nga vendi. Vetëm pak janë kthyer. Rusia po humb kapitalin njerëzor", thotë Subarevitsh./ DW
Këshilli i Ministrave të Bosnje e Hercegovinës nuk ka marr...
Agresioni i Rusisë në Ukrainë vë në pah urgjencën dhe rënd...
Elon Musk kërcënoi të shtunën se do të padisë organizatën ...
Ish-drejtori i Policisë së Malit të Zi Slavko Stojanoviç ë...
Turqia do të bëjë përpjekje për të rindërtuar infrastruktu...
Pacientë, personel mjekësor dhe palestinezë të zhvendosur ...
Koordinatori për Lindjen e Mesme në Këshillin e Sigurisë K...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i bëri thirrje preside...
Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës po zhvillojnë n...
Zimbabve ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kry...
Ndërkohë që trysnia ndaj Izraelit po shtohet për shkak të ...
Ministria e Drejtësisë e Rusisë ka paraqitur një mocio...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka përmendur të prem...
Shtetet e Bashkuara dhe Filipinet nënshkruan të premte...
Ministria për Administratë Shtetërore dhe Vetëqeverisje Lo...
Shiu i meteorëve Leonid do të ndriçojë qiejt mbi Mbret...
Papa Françesku pritet të takohet javën e ardhshme me të af...
Trupat ukrainase kanë kryer një sërë operacionesh të s...
Qeveria e Kosovës i ka thënë të premten Radios Evropa e Li...
Një zyrtar i OKB-së për të drejtat e njeriut i ka kërk...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...