Mal i Zi, arrestohet ish-drejtori i policisë Slavko Stojanoviç
Ish-drejtori i Policisë së Malit të Zi Slavko Stojanoviç ë...

Elon Musk kërcënoi të shtunën se do të padisë organizatën e monitorimit të mediave “Media Matters” dhe të tjerë që sulmuan platformën e tij të medias sociale X, pasi disa kompani të mëdha amerikane vendosën të ndalin reklamat në këtë rrjet ku ato shfaqeshin përkrah materialeve antisemite.
Zoti Musk dhe kompania X janë vendosur në epiqendër të vëmendjes gjatë kësaj jave për shkak të materialeve antisemite dhe raciste që u përhapën në këtë rrjet që kur ai e bleu në vitin 2022.
Organizata liberale e monitorimit të mediave “Media Matters for America” tha më herët këtë javë se pati zbuluar se reklamat e kompanive IBM, Apple dhe të tjera, vendoseshin përkrah materialeve që mbështesnin Adolf Hitlerin dhe Partinë Naziste.
Zoti Musk mbështeti të mërkurën një postim antisemit në rrjetin X, ku pretendohet se anëtarë të komunitetit hebre po ushqenin urrejtjen ndaj të bardhëve. Veprimi i tij u prit me kritika të ashpra, ndër të tjera edhe nga Shtëpia e Bardhë.
“Sapo të çelet gjykata të hënën, Korporata X do të paraqesë një padi termonukleare ndaj Media Matters dhe të gjithë atyre që bashkëpunuan për këtë sulm mashtrues ndaj kompanisë sonë”, shkruajti zoti Musk në rrjetin X, pa thënë se kush ishin palët e tjera të përfshira.
Kompani të shumta pezulluan reklamat e tyre gjatë dy ditëve të fundit, ndër to IBM, Disney, Warner Bros Discovery dhe Comcast, Lions Gate Entertainment dhe Paramount Global. Sipas faqes në internet Axios, edhe Apple, kompania me vlerën më të madhe në botë, do të veprojë po kështu.
“Këtë javë Media Matters for America publikoi një artikull që jep krejtësisht eksperiencën jo të vërtetë në X, në një tjetër përpjekje për të dëmtuar lirinë e shprehjes dhe për të mashtruar kompanitë reklamuese”, thuhet në deklaratën e publikuar nga zoti Musk. Ai e akuzoi organizatën “Media Matters” se ka krijuar një version alternativ për të “keqinformuar reklamuesit” për materialet e tyre që publikohen.
Organizata “Media Matters” tha të shtunën se zoti Musk sulmon dhe kërcënon me “padi të pabaza”.
“Musk pranoi se reklamat në fjalë paraqiteshin përkrah materialeve pro-naziste të identifikuara nga ne”, tha Angelo Carusone, president i “Media Matters”.
Zoti Musk ka kërcënuar edhe në të kaluarën me padi ligjore, më konkretisht “Lidhjen Kundër Shpifjes”, një organizatë jofitimprurëse që lufton antisemitizmin, duke e fajësuar atë për humbje të të ardhurave nga reklamat për rrjetin social X. Sidoqoftë, ai nuk ka paraqitur ende padi ndaj kësaj organizate.
Shtëpia e Bardhë dënoi të premten mbështetjen e dhënë nga zoti Musk për një teori të urryer konspiracioni antisemit, siç e quajti ajo, dhe e akuzoi zotin Musk për “mbështetje revoltuese të urrejtjes antisemite dhe raciste” që “bie ndesh me vlerat tona themelore si amerikanë”.
Zoti Musk është edhe drejtor ekzekutiv i kompanisë Tesla, ndaj të cilës janë ngritur disa padi me akuza për racizëm të vazhdueshëm dhe ngacmime seksuale ndaj punonjësve.
Antisemitizmi ka qenë në rritje në vitet e fundit në Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë. Pas fillimit të luftës mes Izraelit dhe grupit islamist palestinez Hamas, që sulmoi Izraelin më 7 tetor, incidentet antisemite në Shtetet e Bashkuara janë rritur me gati 400% nga një vit më parë, sipas “Lidhjes Kundër Shpifjes”./ VOA
Ish-drejtori i Policisë së Malit të Zi Slavko Stojanoviç ë...
Turqia do të bëjë përpjekje për të rindërtuar infrastruktu...
Pacientë, personel mjekësor dhe palestinezë të zhvendosur ...
Koordinatori për Lindjen e Mesme në Këshillin e Sigurisë K...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i bëri thirrje preside...
Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës po zhvillojnë n...
Zimbabve ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kry...
Ndërkohë që trysnia ndaj Izraelit po shtohet për shkak të ...
Ministria e Drejtësisë e Rusisë ka paraqitur një mocio...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka përmendur të prem...
Shtetet e Bashkuara dhe Filipinet nënshkruan të premte...
Ministria për Administratë Shtetërore dhe Vetëqeverisje Lo...
Shiu i meteorëve Leonid do të ndriçojë qiejt mbi Mbret...
Papa Françesku pritet të takohet javën e ardhshme me të af...
Trupat ukrainase kanë kryer një sërë operacionesh të s...
Qeveria e Kosovës i ka thënë të premten Radios Evropa e Li...
Një zyrtar i OKB-së për të drejtat e njeriut i ka kërk...
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, njëherësh k...
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të premten se i...
Jozef Puska vrau në mënyrë makabre mësuesen Ashling Murphy...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...