52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Robert Habeck, politikan i të Gjelbërve, ministër i Ekonomisë dhe zëvendëskancelar, tërhoqi vëmendjen e opinionit me një video në rrjetet sociale. Në një fjalim dhjetë minutësh, ai paralajmëron për rritjen e antisemitizmit në Gjermani - mes islamistëve, ekstremit të djathtë, por edhe në "pjesë të së majtës politike”, siç e ka formuluar Habeck.
Ai tha se kritikat ndaj Izraelit janë të lejuara dhe se mbrojtja për të drejtat e palestinezëve në Gjermani nuk është e ndaluar. Por, siç thotë ai, dhuna ndaj hebrenjve nuk duhet të ekzistojë në asnjë formë. Antisemitizmi nuk mund të tolerohet në asnjë formë. Në asnjë”, tha ai.
Dhe nuk ishte vetëm Habeck që vuri në dukje se antisemitizmi po rritet në Gjermani. Në sondazhin mujor të opinionit publik "Deutschlandtrend", i cili kryhet nga instituti dimap Infratest me kërkesë të Programit të Parë të Shërbimit Publik ARD, të njëjtën gjë e vërejnë rreth 52 për qind e qytetarëve. Në të njëjtën kohë, katër nga dhjetë të anketuar thonë se nuk shohin rritje të antisemitizmit.

Katër vite më parë, pas sulmit në sinagogën në Halle, rreth 59 për qind e qytetarëve mendonin se antisemitizmi po shtohej, ndërsa 35 për qind shprehnin mendimin se nuk kishte një rritje të tillë.
Të anketuarit në Gjermani janë të shqetësuar për sulmin terrorist të Hamasit të 7 tetorit dhe pasojat e tij. Tre të katërtat (74 për qind) e tyre thonë se këto ngjarje i prekin shumë ose tepër shumë. Izraeli dëshiron të shkatërrojë plotësisht Hamasin në Gaza me sulme ajrore dhe me një ofensivë tokësore. Organizata militante islamike Hamas nuk e njeh shtetin e Izraelit dhe dëshiron, sipas pretendimeve të veta, të shkatërrojë Izraelin. Gjermania, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe disa vende arabe e klasifikojnë Hamasin si organizatë terroriste.
Kur u pyetën nëse mendojnë se përgjigja ushtarake ndaj sulmeve terroriste është e përshtatshme, 35 për qind e të anketuarve mendojnë se përgjigja ushtarake e Izraelit është e përshtatshme, tetë për qind mendojnë se veprimet ushtarake nuk shkojnë aq larg sa duhet, ndërsa 41 për qind mendojnë se Izraeli shkoi shumë larg në reagimin ushtarak. Sipas mendimit të një numri të madh gjermanësh, është e rëndësishme të kursehen sa më shumë civilët.
Veprimet ushtarake të Izraelit kundër Hamasit, sipas mendimit të vetëm 25 për qind të të anketuarve, janë të justifikuara edhe kur në to vriten civilë, ndërsa 61 për qind e të anketuarve janë të mendimit të kundërt.
Tetë nga dhjetë të anketuar (81 për qind) janë të shqetësuar për fatin e pengjeve të marra nga Hamasi. Dy të tretat (65 për qind) janë të shqetësuar për gjendjen e popullsisë civile izraelite dhe shtatë nga dhjetë (72 për qind) janë të shqetësuar për situatën e palestinezëve. Në të njëjtën kohë, tetë nga dhjetë pjesëmarrës në sondazh (78 për qind) i frikësohen përhapjes së konfliktit në rajonin e Lindjes së Mesme.
Organizatat humanitare raportojnë se popullata civile palestineze në Gaza është në një situatë katastrofike. Sipas përgjigjeve të gjermanëve, asnjë palë në konflikt nuk përjashtohet nga përgjegjësia për situatën.
Dy të tretat e pjesëmarrësve në sondazh (77 për qind) besojnë se organizata terroriste Hamas është kryesisht ose plotësisht përgjegjëse për situatën në Gaza. Por gjashtë nga dhjetë të anketuar (57 për qind) thonë se do të donin që Izraeli të merrte përgjegjësinë për popullsinë civile në zonë.

Si gjithmonë, edhe në këtë sondazh, i cili bëhet një herë në muaj, gjermanët vlerësuan punën e qeverisë së tyre. Edhe pse kancelari gjerman Olaf Scholz dhe ministrat e tij morën vlerësime disi më të mira krahasuar me një muaj më parë, vlerësimi i përgjithshëm është i keq. Vetëm rreth një e katërta e të anketuarve (23 për qind) e vlerësojnë pozitivisht punën e qeverisë, që është katër për qind më shumë se herën e kaluar. Tre të katërtat e pjesëmarrësve në anketë (76 për qind) kanë qëndrim kritik, që është tre për qind më pak se rezultatet e anketës së fundit.
Nëse gjermanët do të shkonin në zgjedhje tani, koalicioni qeverisës i socialdemokratëve, të gjelbërve dhe liberalëve nuk do të kishte një shumicë parlamentare. Kur u pyetën se për cilën parti do të votonin nëse zgjedhjet do të ishin të dielën e ardhshme, Unioni CDU/CSU është në vendin e parë me 30 për qind mbështetje, që është dy për qind më shumë se një muaj më parë. Alternativa për Gjermaninë (AfD) është në vendin e dytë me 22 për qind, e pandryshuar në krahasim me sondazhin e mëparshëm. Nuk ka ndryshuar as rezultati i socialdemokratëve (SPD), të cilët janë në vendin e tretë me 16 për qind. Në vendin e katërt, gjithashtu të pandryshuar, janë të Gjelbrit me 14 për qind mbështetje. E Majta përmirësoi rezultatin e saj me një për qind dhe mund të llogarisë në mbështetjen e votuesve prej pesë përqind.
Sa i përket temave, politika e migracionit është në vendin e parë (25 për qind), ndërsa politika ekonomike dhe sociale është në vendin e dytë (18 për qind), e në vendin e tretë çështjet politike dhe politika e jashtme gjermane ndaj Ukrainës (11 për qind).
Instituti Infratest dimap intervistoi 1.314 qytetarë gjermanë me të drejtë vote për këtë anketë mujore midis 30 tetorit dhe 1 nëntorit./ DW
Një tërmet me mgnitutë 6.4 ballë goditi Nepalin këtë të pr...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escob...
Izraeli ka kundërshtuar thirrjen e Sekretarit Amerikan...
Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë armë dhe pajisje të tje...
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) njoftoi të pre...
Shefi pro rus i Agjencisë Serbe të Zbulimit (BIA) Aleksand...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha para deputetë...
Koreja e Veriut konfirmoi më 3 nëntor se po mbyll disa pre...
Pak ditë para takimit të krizës mes kryeministrave të land...
Sam Bankman-Fried, i cili dikur drejtonte një nga shkë...
Prej disa ditësh, Italia është përfshirë nga moti i keq, d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shpallur zg...
Luftimet e ashpra mes Izraelit dhe Hamasit kanë thelluar s...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka mbërr...
Minatorët e kombinatit metalurgjik Trepça kanë ndërpre...
Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë i shkallës Rihter është ...
Forcat izraelite njoftuan të enjten se kanë rrethuar Gazën...
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të enjten një paketë ndihme ...
Të paktën shtatë persona kanë ndërruar jetë dhe dhjetëra j...
Sipas një raporti të ri të OKB-së, njerëzit po i shfrytëzo...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...