E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Avokatët e Presidentit Joe Biden gjetën dokumenta të tjera të klasifikuara përveç atyre që ishin njoftuar më parë, në shtëpinë e tij në Uilmington, Delauer, konfirmoi të shtunën Shtëpia e Bardhë.
Këshilltari ligjor i Shtëpisë së Bardhë, Richard Sauber thotë në një deklaratë se gjashtë faqe dokumenta të klasifikuara u gjetën gjatë kërkimeve në bibliotekën private të Presidentit Biden. Fillimisht, Shtëpia e Bardhë kishte njoftuar se ishte gjetur vetëm një faqe brenda shtëpisë.
Njoftimi më i fundit pason gjetjen e dokumentave në muajin dhjetor në garazhin e zotit Biden në Uilmington dhe në nëntor në ish-zyrën e tij në Qendrën Penn Biden në Uashington, nga periudha kur ai ishte nënpresident. Trajtimi i dokumentave të klasifikuara dhe të dhënave zyrtare nga administrata Obama është duke u hetuar nga prokurori Robert Hur, i cili u caktua si prokuror i posaçëm të enjten nga Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland.
Zoti Sauber u shpreh në një deklaratë të shtunën se avokatët personalë të zotit Biden, të cilët nuk kanë çertifikata sigurie, kishin ndalur kërkimet pasi gjetën faqen e parë të mërkurën në mbrëmje. Zoti Sauber gjeti materialet e tjera të enjten, ndërsa po ndihmonte në procesin e dorëzimit tek Departamenti i Drejtësisë.
“Kur po ua dorëzoja dokumentat zyrtarëve të Departamentit të Drejtësisë që më shoqëronin, pesë faqe të tjera me shënimin të klasifikuara u zbuluan mes materialeve, një total prej gjashtë faqesh”, tha zoti Sauber. “Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë që ishin me mua, i morën ato menjëherë”.
Zoti Sauber është shprehur më parë se Shtëpia e Bardhë ka “besimin se nga një shqyrtim i hollësishëm do të rezultojë se dokumentat ishin vendosur aty gabimisht, dhe se presidenti dhe avokatët e tij vepruan menjëherë sapo u zbulua ky gabim”.
Deklarata e zotit Sauber nuk shpjegon përse Shtëpia e Bardhë priti dy ditë për të ofruar një informacion të përditësuar për numrin e dokumentave të klasifikuara. Shtëpia e Bardhë po përballet tashmë me kritika për pritjen prej mbi dy muajsh për ta bërë të ditur zbulimin e dokumentave fillestare në zyrën e zotit Biden.
Të enjten, e pyetur nëse Presidenti Biden mundet të garantojë se nuk do të rezultonin dokumenta të tjera të klasifikuara gjatë kërkimeve të mëtejshme, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, u tha gazetarëve se “duhet të arrini në përfundimin se është përmbyllur, po”. Zoti Sauber përsëriti të shtunën se Shtëpia e Bardhë do të bashkëpunojë me hetimin e prokurorit Hur.
Bob Bauer, avokati personal i presidentit, tha se ekipi i tij ligjor është “përpjekur të ruajë balancën mes rëndësisë për transparencë publike aty ku është e përshtatshme brenda normave ekzistuese, dhe kufizimeve të nevojshme për të mbrojtur integritetin e hetimit”.
Departamenti i Drejtësisë historikisht ndjek kritere të larta ligjore përpara se të ngrejë akuza penale për rastet e trajtimit të informacionit të klasifikuar, me parakushtin që personi duhet të ketë patur synimin që të shkelë ligjin dhe jo që të ketë vepruar thjesht me pakujdesi apo neglizhencë. Legjislacioni kryesor për marrjen e paligjshme dhe rikthimin e dokumentave të klasifikuara e konsideron vepër penale marrjen me vetëdije të dokumentave të klasifikuara dhe mbajtjen e tyre në kushte të paautorizuara.
Rrethanat e rastit të Presidentit Biden, të paktën me sa dihet deri më tani, dallojnë nga një hetim tjetër për trajtimin e dokumentave të klasifikuara nga ish-Presidenti Donald Trump në klubin privat dhe tashmë banesën e tij në Florida.
Në rastin e ish-Presidentit Trump, prokurori i posaçëm Jack Smith po heton nëse dikush u përpoq ta pengojë hetimin për mbajtjen e të dhënave të klasifikuara në pronën në Palm Beach. Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë kanë thënë se përfaqësuesit e zotit Trump nuk zbatuan plotësisht një fletëporosi për rikthimin e dokumentave të klasifikuara, duke i shtyrë kështu agjentët që të riktheheshin në objekt me një mandat kontrolli, në mënyrë që të mund të merrnin materialet e tjera./ Voa
Gjykata e Lartë e Brazilit ka rënë dakord të hetojë në...
Rusia ka nisur të shtunën dy valë sulmesh me raketa në Uk...
Irani ka ekzekutuar një shtetas britaniko-iranian i cili k...
Duke iu përgjigjur kërkesës së Këshillit të Sigurimit të K...
Shkrimtarja dhe gazetarja, E. Jean Carroll ka akuzuar ish...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë të shtunë...
Shtetasit e Republikës Çeke janë duke votuar sot në zgjedh...
Autoritetet shëndetësore në Kinë kanë raportuar të shtunën...
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka reaguar pas al...
“Sulltana”, një 24-vjeçare me flokë bjonde dhe me buzët e...
Që kur dështoi që në ditët e para të luftës përpjekja e Ru...
Sipas disa raportimeve në media që përputhen, ministrja gj...
"Iraku do të ishte një partner i preferuar bashkëpunimi në...
Andreas Kleinau vështron me optimizëm nga dritarja e z...
Ukraina ka hedhur poshtë pretendimet e Rusisë se trupa...
Gazsjellësi që lidh Lituaninë dhe Letoninë u godit nga...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), të premten, ka...
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice thotë...
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të krijojnë nj...
Avokati i Joe Bidenit tha të enjten se dokumente të tj...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...