Kryeqyteti i Indonezisë shpallet qyteti më i ndotur në botë
Kryeqyteti i Indonezisë Xhakarta kryeson listën si qyteti ...

Gati 100 tifozë kroatë të futbollit dolën para një gjykate në Athinë të mërkurën, për t’u përballur me akuza serioze penale, që përfshijnë vrasje dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale, për shkak të dyshimeve se u përfshinë në një përleshje vdekjeprurëse mes tifozëve më 8 gusht.
Të rinjtë e arrestuar – shumica e të cilëve e mbuluan kokën me fanellat e tyre për ta fshehur identitetin – dolën para gjykatësit një ditë pasi një tifoz 29-vjeçar grek u ther me thikë për vdekje pranë stadiumit të AEK-ut të Athinës, duke e shkaktuar anulimin e ndeshjes kualifikuese mes klubit grek dhe Dinamo Zagrebit në Ligën e Kampionëve.
Zyrtarët e gjykatës thanë se gjykatësi i ngarkoi me aktakuzë të gjithë 103 të dyshuarit, përfshirë 97 qytetarët kroatë. Në aktakuzë janë përfshirë, po ashtu, edhe akuzat për sulme të shumta dhe posedim të jashtëligjshëm dhe përdorim të materialit shpërthyes.
Akuzat për vrasje ka mundësi të hidhen poshtë ndaj shumicës së pandehurve gjatë vazhdimit të hetimeve.
Video amatore nga sulmi shfaqën dhjetëra të rinj duke vrapuar pranë stadiumit me shkopinj dhe shufra hekuri në dorë, ku shpërthyen bomba me benzinë dhe fishekzjarrë. Dhjetë persona u lënduar dhe katër mbesin të hospitalizuar.
Në vendet e tjera në Greqi, policia ka vendosur bllokada nëpër rrugë dhe i ka shtuar kontrollet nëpër kufij, në kërkim të të dyshuarve tjerë.
Autoritetet thanë se gjashtë shtetas kroatë u arrestuan duke tentuar të largoheshin nga vendi. Pesë nga ta u arrestuan në portin veriperëndimor, Igoumenista, ku po përgatiteshin të hipnin në një traget për Itali, ndërsa gjashtë të tjerë u arrestuan në një autobus për Shqipëri.
AEK-u i ka bërë thirrje shtëpisë së futbollit evropian, UEFA, ta ndëshkojë “rëndë dhe menjëherë” Dinamo Zagrebin, duke shprehur zhgënjimin se ndeshja e parë e rrethit kualifikues do të zhvillohet në Zagreb në fund të këtij muaji.
Qeveria e Kroacisë dhe Dinamo e kanë dënuar fuqishëm sulmin në Athinë. Por klubi i Zagrebit i ka mbrojtur veprimet e veta, duke ngulur këmbë se ka bashkëpunuar plotësisht me autoritetet.
Dinamo i kundërshtoi thirrjet e AEK-ut që ajo të përjashtohet nga garat evropiane.
Ndërkohë, në një komunikatë të përbashkët, kryetarët e Athinës dhe Zagrebit, Kostas Bakoyannis and Tomislav Tomasevic, bënë thirrje për qetësim të situatës.
“Athina dhe Zagrebi kanë marrëdhënie miqësore, dhe si kryetarë, ne jemi të vendosur për fuqizimin e tyre. Kjo dhunë e pakuptimtë nuk ka vend në stadiumet, qytetet dhe shoqëritë tona”, thanë ata./REL
Kryeqyteti i Indonezisë Xhakarta kryeson listën si qyteti ...
Zyrtarët lokalë në Rusi thanë se të paktën 43 persona janë...
Ambasada e Arabisë Saudite në Teheran e ka rifilluar punën...
Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, nuk mund të kan...
Një person në SHBA ka fituar 1.58 miliardë dollarë, falë p...
Moska i ka akuzuar të mërkurën Poloninë dhe Finlandën për ...
Një makinë u përplas në dhomën e gjumit në katin e dytë t...
Ish-gazetarja ruse e revistës studentore “Doxa”, Natasha T...
Ekziston një variant i ri i koronavirusit që kryeson t...
Irani ka siguruar teknologjinë e nevojshme për prodhimin e...
Tre të rinj shqiptarë kanë zhvilluar seancën e parë sp...
Një shpërthim ka ndodhur në fabrikën optiko-mekanike Z...
"Çfarë i frikëson më shumë shoqëritë tona? Dhe pse ne ...
Partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kërk...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar sist...
Njëmbëdhjetë persona janë zhdukur pas një zjarri në nj...
Dyzet e një emigrantë kanë humbur jetën gjatë mbytjes ...
Ekonomia e Kinës ka rrëshqitur në deflacion pasi çmimet e ...
Numri i të vdekurve nga përmbytjet e fundit në kryeqyt...
E tmerrshme dhe e pabesueshme është historia e një vaj...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...