Kancelari Scholz/ Këmbëngulësi në prapaskenë
Për një kohë të gjatë nuk kishte kaq shumë zhvillime në qi...

Emma Ashford, anëtare e programit të Strategjisë së Madhe në Qendrën Stimson, Uashington:Ukraina ka bërë mirë, por koha dhe politika amerikane mund të mos jenë në anën e saj
Ukraina dhe vendet e Evropës Lindore më afër kufijve të Rusisë, mund të jenë të gatshme ta mbështesin luftën edhe për disa vite të tjera. Megjithatë nëse nuk do të ketë përfitime ushtarake të dukshme nga Ukraina, shtetet e Evropës Perëndimore, mund të jenë të kujdesshëm ndaj shtrirjes së konfliktit dhe kostove të tij ekonomike gjatë dimrit tjetër.
Pakënaqësia publike në SHBA dhe pjesë të Evropës, vetëm sa do të rritet me zgjatjen e luftës zvarritet, edhe sepse ofrimi i armatimit dhe trajnimit të avancuar për Ukrainën do të marrë kohë për të dhënë efektet e tij në fushën e betejës. Ukraina e ka mbrojtur me sukses sovranitetin e saj, ka rimarrë të paktën një pjesë të territorit të saj, dhe ka treguar se nuk do t’i nënshtrohet të qenit një vasale e Rusisë.
Por për SHBA-në, kostot në rritje dhe rreziqet e përshkallëzimit të shkaktuara nga konflikti i vazhdueshëm, i tejkalojnë përfitimet nga fitimet e vazhdueshme territoriale. Tani 40 për qind e republikanëve besojnë se SHBA-ja po bën shumë në konflikt. Dhe kjo luftë ka të ngjarë të jetë në fokus të fazës së hershme të fushatës zgjedhore presidenciale të vitit 2024, veçanërisht për kandidatët republikanë. Pra ndoshta koha nuk është në anën e Ukrainës.
Timoti Garton Esh, historian dhe analist britanik:Një kundërsulm ukrainas këtë pranverë mund ta kthejë valën e luftës.
Sapo isha për 1 javë në Kiev, dhe për mua është shumë e qartë pranvera dhe vera këtij viti do të jenë potencialisht koha që do të sjellë fitoren e Ukrainës. Për momentin, Rusia ka ende iniciativën strategjike në lindje, ndërsa Ukrainës po i mbarojnë municionet për armatimet e saj post-sovjetike.
Por një kundërofensivë e planifikuar ukrainase këtë pranverë, duke përdorur brigada të reja të pajisura dhe të trajnuara në perëndim, mund ta ndryshojë situatën.

Nëse forcat e armatosura ukrainase do të arrijnë të përparojnë më në jug, nga rajoni Zaporizhzhia deri në Detin Azov, ato mund t’i ndajnë më dysh forcat pushtuese ruse dhe të kërcënojnë Krimenë.
Është e qartë se kjo strategji bart dhe një rrezik më të madh, por nga ana tjetër edhe një mundësi më të madhe për të arritur paqen. Siç e kam dëgjuar nga liderët ukrainas në
Kiev shpejtësia e veprimit është thelbësore. Nëse mbështetja ushtarake dhe ekonomike perëndimore do të jetë shumë e ngadaltë, koha do të jetë në favor të Vladimir Putinit.
Andrei Soldatov & Irina Borogan, gazetarë investigativë rusë:Rusët po përgatiten për një luftë të gjatë dhe për mbijetesë
Kjo luftë do të zgjasë për një kohë shumë të gjatë. Një ndjenjë e tillë lindi tek rusët në fundin e vitit të kaluar. Shumica e atyre që donin të largoheshin nga vendi kanë ikur tashmë. Pjesa tjetër do të përpiqet të përshtatet me rrethanat, në një gjendje ku edhe fëmijët janë subjekt i propagandës së detyrueshme në shkolla.
Njerëzit do të kalojnë tek strategjia e mbijetesës, diçka e njohur për rusët që kujtojnë kohët e Bashkimit Sovjetik. Do të vazhdojë censura dhe frika ndaj regjimit. Kufomat e ushtarëve rusë që mbërrijnë në qytetet dhe qytezat ruse, nuk do ta shtojnë solidaritetin për gjendjen e vështirë të ukrainasve.
Rusia e ka pasur gjithmonë të vështirë për t’u lidhur me botën globale, kjo për shkak të psikozës kombëtare shekullore mbi përkatësinë e vendit të saj, në Azi apo Evropë. Tani që lidhjet me Perëndimin do të jenë të ndërprera për shumë vite, pyetja ka marrë pjesërisht një përgjigje.
Sevim Da?delen, deputete e Die Linke në Bundestagun gjerman:Teksa lufta ka hyrë në një ngërç, ne duhet të rihapim negociatat për paqe.
Një vit nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, janë vrarë qindra mijëra ushtarë dhe rreth 8.000 civilë. Lufta në Ukrainë është kthyer në një luftë me delegim midis SHBA-së dhe NATO-s nga njëra anë, dhe Rusisë nga ana tjetër. Ndërsa NATO dhe aleatët e saj janë të përfshirë në një luftë ekonomike kundër Moskës dhe në dërgimin masiv të armëve gjithnjë e më të rënda në Ukrainë, shumica dërrmuese e vendeve në mbarë botën nuk po mbajnë anë në këtë konflikt.
Sipas gjeneralit amerikan dhe kryetarit të Shefave të Përbashkët të Shtabit, Mark Milley, lufta është aktualisht në një ngërç. Dhe ky moment duhet të përdoret si një mundësi për ta ngrirë konfliktin. Ndaj duhet të ketë presion të madh social mbi qeveritë perëndimore për t’u larguar nga logjika e përshkallëzimit ushtarak dhe shkuar drejt diplomacisë.

Nismat e presidentit të Brazilit, Lula, Vatikanit dhe Kinës, janë hapa në drejtimin e duhur. Dhe marrëveshja që lejoi eksportin e grurit ukrainas dhe shkëmbimet e vazhdueshme të të burgosurve, tregojnë se marrëveshjet janë të mundshme. Synimi kryesor këtë vit duhet të jetë rifillimi i negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë, pasi ato ishin pranë një marrëveshjeje prillin e vitit të kaluar. Nuk duhet të presim më. Negociatat duhet të fillojnë sa më parë dhe duhet të ndalet lufta e pakuptimtë ekonomike, e cila prek kryesisht popullsinë në Evropë dhe vendet e hemisferës jugore.
Andriy Yermak, kreu i Zyrës së Presidencës së Ukrainës:Ky konflikt do të diktojë kursin e këtij shekulli.
Kur Rusia nisi pushtimin e vendit tim, udhëheqja e saj u befasua nga uniteti i Ukrainës dhe i aleatëve të saj perëndimorë. Kremlini besonte se ushtria ruse mund ta vendoste nën kontroll Kievin brenda pak ditësh. Por e kishte gabim. Forcat e armatosura të Ukrainës dhe populli i kanë mbrojtur tokat tona me një guxim të jashtëzakonshëm.
Rusia do të jetë me siguri e alarmuar nga mbështetja e miqve tanë. Aleatët tanë perëndimorë e panë se ky konflikt i tmerrshëm përfaqësonte një pikë kthese në histori. Ukraina dhe populli i saj qëndrojnë në vijën e parë të një konflikti që do të diktojë zhvillimet e këtij shekulli, ashtu si Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore diktuan historinë e 100 viteve të mëparshme.
Më besoni kur e them se lufta jonë është edhe lufta juaj. Nëse nuk fiton Ukraina, jetët tonatë humbura do të bëhen jetët tuaja të humbura. Nëse fiton Rusia, do të zhbëhet siguria e perëndimit dhe rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla.
Nëse forcat e saj të armatosura arrijnë sukses në Ukrainë, ajo nuk do të ndalet vetëm këtu. Udhëheqja ruse kupton vetëm gjuhën e forcës. Prandaj sa më agresive dhe gjithëpërfshirëse të jetë përgjigja e Perëndimit, aq më shpejt do të përfundojë kjo luftë.
Për një kohë të gjatë nuk kishte kaq shumë zhvillime në qi...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan të premten paketë...
Një ind i lëkurës i hequr nga gjoksi i presidentit Joe Bid...
Raportimet për helmimin e vajzave në shkollat në Iran janë...
Gjatë një takimi të premten me homologët e tij të Grup...
Duket se nuk ka liri për dy eurodeputetët e parlamentit eu...
Punonjësit e hekurudhave po i mbajnë ende të bllokuar të g...
Janë identifikuar me metodën e AND-së 52 nga 57 viktimat e...
Pas një takimi në Beograd, ambasadori amerikan në Serbi, C...
Fakti që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presiden...
Një gjykatë në Minsk e ka dënuar me 10 vjet burg laureatin...
Vitin e kaluar në Gjermani është rritur numri i sulmev...
Zyrtarët e Bashkimit Europian dhe vendet nga blloku i përb...
Dy shtetas amerikanë u arrestuan nën akuzat se eksportuan ...
Ish-gjyqtarja në Gjykatën Kushtetuese, Gjylieta Mushkolaj,...
Një person ka humbur jetën dhe pesë janë lënduar nga shpër...
Gjykata e Apelit në Bruksel ka rrëzuar apelimin e avokati...
Përplasja fatale e dy trenave në Tempi ka sjellë 57 viktim...
Një denoncim është bërë nga avokati Giorgos Bartzo, mbi tr...
Përmendni për një moment çdo lloj çështje që trajtohet me ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...