Aksident në Mitrovicë/ Humb jetën një person, plagosen katër të tjerë
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Mitro...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mandatuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenca bën me dije se Osmani ka nënshkruar sot dekretin që mandaton Kurtin për formimin e qeverisë së Kosovës.
Në njoftim thuhet se sipas Kushtetutës së Kosovës, Kurti është i detyruar t'i paraqesë Kuvendit përbërjen dhe programin e qeverisë për miratim, brenda 15 ditëve nga nënshkrimi i dekretit të presidentes.
Postimi i presidencës:
Presidentja Osmani mandaton z. Albin Kurti për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të kompetencave të saj kushtetuese, ka nënshkruar sot Dekretin, me të cilin mandaton z. Albin Kurti për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ky vendim është marrë pas propozimit zyrtar të partisë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend nga rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura me 9 shkurt të këtij viti.
Sipas Kushtetutës, mandatari për formimin e Qeverisë, z. Kurti, është i obliguar që jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e dekretimit, t’i paraqesë Kuvendit të Republikës së Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim.
Presidentja i ka uruar suksese z.Kurti, kryeministër në detyrë, me shpresën që Republika e Kosovës sa më parë të ketë Qeveri me mandat të plotë kushtetues.
Një ditë më parë, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e shpalli Kuvendin e Kosovës të konstituuar pasi Nenad Rashiç u zgjodh nënkryetar i Kuvendit nga pakica serbe.
Nenad Rashiç, nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, pas dështimit të nëntë propozimeve të Listës Serbe dhe kalimit në zgjedhjen e nënkryetarit përmes procedurës së shortit. Me 71 vota për, 9 kundër dhe 24 abstenime, ai u bë njëri nga pesë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës.
Përveç votave nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa prej deputetetëve të komuniteteve joshumicë joserbe, ai siguroi edhe votat e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës abstenuan, ndërsa Lista Serbe votoi kundër./CNA
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Mitro...
KQZ në Kosovë ka nisur shpërndarjen e materialeve zgjedhor...
Tre persona kanë humbur jetën në Wollongong të Austral...
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Riho Terra...
Nesër, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, do t’u drejt...
Presidenti Donald Trump njoftoi se do të vendosë një tarif...
19 persona rezultojnë të zhdukur pas një shpërthimi në një...
Presidenti francez Emmanuel Macron e ka riemëruar Sebastie...
Ushtria izraelite ka bërë me dije se ka tërhequr pjesërish...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të tërhiqet ...
Presidenti Donald Trump ka kërcënuar të tërhiqet nga një t...
Një shpërthim masiv ka ndodhur në një strukturë ushtarake ...
Udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado,...
Zonja e Parë, Melania Trump ka bërë me dije se Presidenti ...
Mijëra palestinezë të zhvendosur nisën të ktheheshin në sh...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një deklaratë ...
Është thelbësore që çdo aktivitet në hapësirën ajrore të K...
Presidentja e Komisionit Europian, Urusla von der Leyen, m...
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e shpalli Kuvendin e Kos...
Komiteti Norvegjez i Çmimit Nobel ka vendosur t'ia japë Çm...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...