Kosovë: Mbi 2 milionë qytetarë votojnë për të zgjedhur kryetarët e 38 komunave të vendit
Nesër, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, do t’u drejt...

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Riho Terras, ka thënë se e dënon “ashpër manipulimin dhe ndërhyrjen” e Serbisë në zgjedhjet lokale të vendit fqinj, duke i cilësuar ato si “armiqësore dhe përshkallëzuese”.
Në një shkrim në "X" të premten, dy ditë para zgjedhjeve lokale të së dielës në Kosovë, Terras tha se “ndikimi dhe ndërhyrja e drejtpërdrejtë e Serbisë në zgjedhje janë bërë sërish të qarta”.
“Zyrtarët e qeverisë së Serbisë publikisht kanë shpallur mbështetjen e tyre për një parti të caktuar politike serbe të Kosovës, kanë shpallur zgjerimin e skemës së ndihmës sociale në Kosovë dhe kanë njoftuar për mundësi të reja të punësimit afatshkurtër në institucionet e drejtuara nga Serbia në Kosovë, në ditët para zgjedhjeve”, theksoi Terras.
Ai u bëri thirrje autoriteteve të Serbisë ta ndalin veprimtarinë e ndërhyrjes në zgjedhjet në Kosovë dhe t’i lejojnë qytetarët e Kosovës t’i zgjedhin në mënyrë demokratike përfaqësuesit e tyre lokalë.
“Veprimet e Serbisë kanë për qëllim të drejtpërdrejtë përshkallëzimin e situatës tashmë të ndjeshme në Kosovë dhe janë qartësisht armiqësore”, nënvizoi ai.
Zyrtarët serbë, përfshirë vetë presidentin serb Aleksandar Vuçiç, kanë bërë premtime për serbët e Kosovës në ditët para zgjedhjeve kosovare dhe u kanë bërë thirrje atyre ta mbështesin Listën Serbe – një parti që përkrahet drejtpërdrejt nga Beogradi.
Në këto zgjedhje garojnë edhe katër parti të tjera serbe, si dhe disa iniciativa qytetare, të cilat kanë kandidatë kryesisht në një komunë. Vuçiç paralajmëroi më 5 tetor hapjen e konkursit për 400 vende të reja pune në fushën e shëndetësisë në Kosovë.
“Kjo është një gjë shumë e rëndësishme për Kosovën dhe ne do ta bëjmë këtë në dhjetë ditët e ardhshme, në mënyrë që njerëzit ta dinë... dhe ne gjithmonë do të kujdesemi për ta”, tha Vuçiç për televizionin Pink të Serbisë.
Më pas, më 6 tetor, ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zllatibor Llonçar, deklaroi se hapja e 400 vendeve të reja të punës është “një lajm që tregon përkushtimin e Serbisë për mbështetjen e popullit tonë dhe të sistemit shëndetësor në hapësirën e Kosovës”.
Më 7 tetor, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, i bëri thirrje komunitetit serb në Kosovë, si dhe personave të shpërngulur që kanë dokumente të Kosovës, të votojnë për Listën Serbe. Ai tha se fitorja e Listës Serbe do të thotë vazhdim i projekteve infrastrukturore dhe ndihmës financiare nga Serbia, duke shtuar se Lista Serbe ka mbështetjen e plotë të presidentit Aleksandar Vuçiç dhe të shtetit serb.
Këto veprime të zyrtarëve serbë janë dënuar nga Kosova, liderët e së cilës, përfshirë presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti, e kanë akuzuar Serbinë për ndërhyrje në zgjedhje.
Serbia u akuzua edhe për ndërhyrje në zgjedhjet e përgjithshme të shkurtit, dhe misioni vëzhgues i BE-së tha asokohe se Serbia kishte ndërhyrë në zgjedhje përmes trysnisë ndaj votuesve serbë në Kosovë. Serbia u akuzua edhe nga Gjermania për ndërhyrje në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë./REL
Nesër, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, do t’u drejt...
Presidenti Donald Trump njoftoi se do të vendosë një tarif...
19 persona rezultojnë të zhdukur pas një shpërthimi në një...
Presidenti francez Emmanuel Macron e ka riemëruar Sebastie...
Ushtria izraelite ka bërë me dije se ka tërhequr pjesërish...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të tërhiqet ...
Presidenti Donald Trump ka kërcënuar të tërhiqet nga një t...
Një shpërthim masiv ka ndodhur në një strukturë ushtarake ...
Udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado,...
Zonja e Parë, Melania Trump ka bërë me dije se Presidenti ...
Mijëra palestinezë të zhvendosur nisën të ktheheshin në sh...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një deklaratë ...
Është thelbësore që çdo aktivitet në hapësirën ajrore të K...
Presidentja e Komisionit Europian, Urusla von der Leyen, m...
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e shpalli Kuvendin e Kos...
Komiteti Norvegjez i Çmimit Nobel ka vendosur t'ia japë Çm...
Nënshkrimi i marrëveshjes së armëpushimit nga Izraeli ka v...
Qeveria e Izraelit ka miratuar një marrëveshje për armëpus...
Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi sot në një inter...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka akredituar disa medi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...