Konstituohet Kuvendi i Kosovës/ Zgjidhet nënkryetari nga pakica serbe
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e shpalli Kuvendin e Kos...

Presidentja e Komisionit Europian, Urusla von der Leyen, më 15 tetor do të qëndrojë në Kosovë, në kuadër të një turneu kur do të vizitojë edhe shtetet e tjera të rajonit.
Sipas agjendës së publikuar nga Komisioni Europian, në Kosovë ajo do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
Në agjendën e publikuar nuk bëhet e ditur se për çfarë çështjesh do të diskutojë shefja e KE-së me Osmanin dhe Kurtin.
Turneun në Ballkanin Perëndimor shefja e krahut ekzekutiv të Bashkimit Europian do ta nisë më 13 tetor në Tiranë, ku do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama si dhe do të marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Forumit për Investime BE-Ballkani Perëndimor.
Po më 13 tetor, Von der Leyen do të vizitojë edhe Tivatin e Malit të Zi, ku do të takohet me presidentin Jakov Millatoviq dhe kryeministrin Millojko Spajiq.
Një ditë më pas, ajo do të qëndrojë në Bosnje e Hercegovinë ku do të takohet me anëtarët e Presidencës së vendit, me kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Krishto si dhe do të vizitojë Qendrën Memoriale për Srebrenicën.
Para qëndrimit në Kosovë, më 15 tetor Von der Leyen do të takohet në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrin Gjuro Macut.
Ndërkaq, pas qëndrimit në Kosovë ajo do të përmbyllë vizitën në rajon në Maqedoni të Veriut, ku do të takohet me presidenten maqedonase, Gordana Silanovska-Davkova, kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.
Herën e fundit që Von der Leyen kishte qëndruar në Kosovë ishte në tetor të vitit të kaluar, kur kishte folur për masat ndëshkuese që blloku ka vendosur ndaj Kosovës. Që atëherë, blloku ka njoftuar se ka nisur heqjen e disa masave, që u vendosën më 2023 për shkak të rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
Gjatë asaj vizite, shefja e KE-së kishte lavdëruar Kosovën për punën që kishte bërë në agjendën e reformave për Planin e Rritjes të BE-së.
Megjithatë, Kosova nuk ka përfituar nga ky Plan, pasi për shkak të mungesës së krijimit të institucioneve deri më tani nuk janë miratuar marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare.
Plani i Rritjes prej 6 miliardë eurosh përfshin investime dhe reforma për vendet e Ballkanit Perëndimor si pjesë e agjendës reformuese për periudhën 2024-2027. Nga kjo shumë, dy miliardë janë në formë granti, ndërsa katër miliardë euro janë në formë kredie me këste shumë të favorshme.
Plani synon të përshpejtojë reformat dhe t’i përgatisë shtetet e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim./REL
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e shpalli Kuvendin e Kos...
Komiteti Norvegjez i Çmimit Nobel ka vendosur t'ia japë Çm...
Nënshkrimi i marrëveshjes së armëpushimit nga Izraeli ka v...
Qeveria e Izraelit ka miratuar një marrëveshje për armëpus...
Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi sot në një inter...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka akredituar disa medi...
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit thotë në një raport se Pe...
Një grupim i dyshuar si terrorist u shkatërrua nga zyra e ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e akuzoi Serbinë ...
Të enjten gazeta belge De Tijd publikoi një raport sipas t...
SHBA-të kanë prezantuar sanksionet ndaj NIS, kompanisë kry...
Ukraina ka shkaktuar mungesa të konsiderueshme gazi në Rus...
Gjatë natës së mbrëmshme Rusia ka bërë një sulm me dron mb...
Rosatom, kompania shtetërore ruse e energjisë bërthamore p...
Qeveria e re e Kancelarit Friedrich Merz ka deklaruar se n...
Gjykata Themelore e Prishtinës ka mbyllur hetimet dhe ka s...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u...
Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur në faqen e tij se do të...
Shtetet e Bashkuara kanë filluar mëngjesin e së enjtes zba...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka re...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...