Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...

Britania dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje 100-vjeçare të enjten, ku Britania zotohet t'i sigurojë Ukrainës 3.6 miliardë dollarë ndihma ushtarake këtë vit.
Marrëveshja u njoftua gjatë një konference të përbashkët për shtypin në pallatin presidencial në Kiev, ku Kryeministri britanik Keir Starmer iu bashkua Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Zoti Starmer është në udhëtimin e tij të parë në Ukrainë që nga marrja e detyrës.
Kryeministri Starmer e quajti marrëveshjen historike dhe tha se partneriteti i ri "pasqyron lidhjet e forta mes dy vendeve tona". Partneriteti do të përfshijë bashkëpunimin në fushat e kulturës, arsimit, shkencës dhe teknologjisë.
Lidhur me ndihmën ushtarake për luftën e saj kundër Rusisë, Kryeministri Starmer tha se Britania ka në plan t'i japë Ukrainës një hua prej mbi 2.6 miliardë dollarësh. Ai tha se kredia "do të paguhet jo nga Ukraina, por nga interesi i fondeve të ngrira ruse". Zoti Starmer njoftoi gjithashtu se Britania po i siguronte Ukrainës 150 mjete artilerie dhe një sistem të ri të lëvizshëm të mbrojtjes ajrore.
Në komentet e tij, Kryeministri Starmer vlerësoi aleatët e Ukrainës, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, për kontributin në suksesin që Ukraina ka patur përballë "agresionit nga Rusia". Ai tha se donte t’i vlerësonte publikisht Shtetet e Bashkuara për "punën që SHBA ka bërë këtu, mbështetjen që kanë dhënë, sepse ka qenë një komponent jetik i asaj që ka qenë një arritje mjaft e pabesueshme nga Ukraina".
Komentet vijnë vetëm disa ditë përpara se të marrë detyrën Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, që ka kritikuar mbështetjen amerikane për Ukrainën, dhe një ditë pasi i përzgjedhuri nga presidenti i ri për të qenë sekretari amerikan i Shtetit, senatori republikan Marco Rubio, i tha një komisioni të Senatit se lufta duhet të përfundojë.
Duke folur në seancën për konfirmimin e tij, senatori Rubio e quajti konfliktin një "luftë rrënimi" dhe një "ngërç" që duhet t'i jepet fund. Ai tha se hapi i parë duhet të jetë një armëpushim që ndalon luftimet tokësore, të cilat për mbi një vit kanë ndodhur kryesisht në Ukrainën lindore.
Zoti Rubio e quajti shkatërrimin në Ukrainë "të jashtëzakonshëm", duke thënë se "do të duhet një brez për t'u rindërtuar".
"E vërteta e çështjes është se në këtë konflikt, nuk ka asnjë mënyrë që Rusia ta marrë të gjithë Ukrainën", tha zoti Rubio. “Është gjithashtu jo-realiste të besohet se në njëfarë mënyre, një vend me përmasat e Ukrainës... gjithashtu do t'i shtyjë këta njerëz deri atje ku gjendeshin përpara sulmit”.
Por edhe ndërsa ai argumentoi për një zgjidhje të negociuar për t'i dhënë fund luftimeve që filluan me pushtimin e Rusisë në shkurt 2022, senatori Rubio tha se nuk ka gjasa që të ketë shumë ndryshime në vijat aktuale të betejës. Rusia aktualisht mban rreth një të pestën e masës tokësore ukrainase të njohur ndërkombëtarisht.
Demokratët, dhe disa republikanë në komision, vazhduan të shprehin mbështetjen e tyre për më shumë ndihma ushtarake për Ukrainën, duke thënë se ishte e rëndësishme t'i jepej Kievit ndikim bisedimet e ardhshme për paqe me Moskën.
Por zoti Rubio tha se një nga problemet kryesore të Ukrainës nuk ishte mungesa e municioneve apo parave, por paaftësia e saj për të stërvitur dhe rekrutuar forca mjaftueshëm.
Në konferencën për shtyp të së enjtes në Kiev, Presidenti Zelenskyy refuzoi të spekulojë se si do të dukej mbështetja amerikane për Ukrainën me administratën e re Trump.
“Është shumë herët për të folur për detajet, sepse ende nuk kemi patur një bisedë të detajuar me administratën e re amerikane për garancitë e sigurisë”, tha ai.
Presidenti i zgjedhur Trump ka shprehur skepticizëm për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake të Shteteve të Bashkuara për Kievin dhe është zotuar vazhdimisht se do t'i jepte fund luftës kur të marrë presidencën të hënën.
Ditët e fundit, ndihmësit e tij kanë thënë se afati i ri kohor për t’i dhënë fund luftës janë 100 ditët e para të administratës së tij, që do të ishte deri në fund të prillit./VOA
Ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë po i afrohet trevjeto...
Kina nisi një raund të ri kontaktesh diplomatike me Japoni...
Komisioneria Evropiane për Zgjerim, Marta Kos tha të enjte...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu akuzoi sot Hamasi...
Akuza ishte po aq e drejtpërdrejtë sa edhe serioze: Rusia ...
Lideri i partisë opozitare në Gjeorgji, Giorgi Gakhari...
Të paktën 20 persona u vranë nga sulmet ajrore izraelite n...
Në një kohë të sfidave epokale, kur Bashkimi Europian ...
Senatori i Floridës, Marco Rubio, përcolli një vizion ...
Pam Bondi, e emëruara e Presidentit të zgjedhur Donald...
Presidenti Joe Biden e shfrytëzoi fjalimin e tij të la...
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Gjermania dhe Mbre...
Kryeministri polak Donald Tusk akuzoi të mërkurën Rusi...
Kryetarja e partisë së djathtë Alternativa për Gjermaninë,...
Hamas dhe Iraeli kanë arritur një marrëveshje armëpush...
Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, deklaroi se të gji...
Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një marrëveshje armëpushim...
NATO ka njoftuar zhvillimin e një misioni të ri në Detin B...
Përkujtohet sot 26-vjetori i Masakrës së Reçakut në Kosovë...
Kryeministri i i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, propozoi di...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...