SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar e kanë kundërshtuar të mërkurën vendimin e autoriteteve të Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe në vend, duke thënë se ato ndikojnë në synimet e Kosovës për t’iu bashkuar komunitetit euroatlantik.
Disa komuna paralele të Serbisë, ashtu si edhe zyra postare dhe tatimore të saj u mbyllën të mërkurën në dhjetë komuna të Kosovës, në anën jugore të lumit Ibër.
Ambasada amerikane në Prishtinë tha në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë se mbyllja e institucioneve të drejtuara nga Serbia "ndikon drejtpërdrejt dhe negativisht te qytetarët e Kosovës - serbët etnikë dhe komunitetet tjera - dhe mund t'i minojë aspiratat e Kosovës për t'iu bashkuar komunitetit euroatlantik".
"Këto veprime, në kundërshtim me këshillat tona më të mira, e dobësojnë besimin në marrëdhënie dhe kufizojnë aftësinë tonë për ta ndihmuar Kosovën që të sigurojë një të ardhme më të mirë dhe më të ndritshme për të gjithë qytetarët e saj", sipas një zëdhënës të Ambasadës amerikane në Kosovë.
Në një deklaratë të postuar në ueb-faqen e saj, Ambasada amerikane në Prishtinë i cilësoi veprimet e Kosovës si të pakoordinuara tha se ato "e dobësojnë besimin në marrëdhënie" dhe "e kufizojnë aftësinë tonë për ta ndihmuar Kosovën që të sigurojë të ardhme më të mirë dhe më të ndritshme për të gjithë njerëzit e saj".
Në një reagim, Bashkimi Evropian tha se veprimet e Kosovës përmbylljen e strukturave të mbështetura nga Serbia – në një kohë fushate zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit – janë në kundërshtim me detyrimet e saj në rrugën drejt Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të normalizimit.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e shpërndau komunikatën e BE-së në X, duke shtuar se pajtohet plotësisht me reagimin e saj ndaj vendimit të autoriteteve kosovare.
"Dhe, më lejoni të jem i qartë: Ne pajtohemi në parim se strukturat e tilla paralele duhet të shuhen. Por, mënyra për ta bërë këtë duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Me veprime sikurse këto sot, ju nuk i fitoni zemrat e njerëzve të prekur nga kjo", tha Rohde.
BE-ja e përsëriti se çështja e strukturave të mbështetura nga Serbia “parashihet të zgjidhet në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”.
Kosova dhe Serbia kishin arritur një marrëveshje për shuarjen e institucioneve paralele më 2013 në dialogun për normalizimin e raporteve në Bruksel, por ende kjo marrëveshje nuk është zbatuar plotësisht.
BE-ja gjithashtu i paralajmëroi autoritetet kosovare se vendimi i së mërkurës mund të ndikojë në vendimin e saj për të mos i hequr masat ndëshkuese ndaj Kosovës.
Blloku evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit. BE-ja pati vlerësuar se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë mjaftueshëm për shtensionim.
“Ndërsa, siç theksohet në konkluzionet e Këshillit për zgjerimin për vitin 2024, BE-ja do t’i heqë gradualisht masat ndaj Kosovës paralelisht me hapat e shtesë të ndërmarrë nga Kosova për t’i ulur tensionet në veri, këto veprime i dëmtojnë këtë qëllim”, tha blloku të mërkurën.
Në një komunikatë të mërkurën në mbrëmje, ambasada britanike në Prishtinë tha se Mbretëria e Bashkuar është e “shqetësuar” nga veprimet e sotme të autoriteteve kosovare.
Ajo tha se i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të sigurohet që veprime të tilla të realizohen në përputhje me kornizën e saj ligjore, por edhe “të merret parasysh faktin se shumë serbë të zakonshëm të Kosovës, përfshirë ata më të cenueshmit, vazhdojnë të varen nga këto institucione për shërbime”.
“Angazhimi konstruktiv, nga qeveritë e Serbisë dhe Kosovës, përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, duke përfshirë zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Brukselit dhe krijimin e ASMM-së [Asociacionit të komunave me shumicë serbe], është mënyra më e mirë për të adresuar këto çështje”, tha ajo.
Derisa Prokuroria në Prishtinë tha se nuk e autorizoi aksionin e së mërkurës, Policia e Kosovës tha se operacioni u krye me kërkesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, dhe se qëllimi i tij ishte ndërprerja e "shërbimeve të jashtëligjshme" të Serbisë në Kosovë.
Autoritetet në Kosovë thonë se puna e këtyre institucioneve serbe, që ishin në funksion që nga paslufta më 1999, është "e paligjshme", dhe nisën mbylljen e tyre qysh në fillim të vitit të kaluar.
Në Serbi, kryeministri Millosh Vuçeviq tha se "zhvillimi i situatës" në Kosovë po ndiqet me kujdes.
"Do t'i ndërmarrim të gjitha masat për ta mbrojtur popullsinë serbe nga sulmet e reja të Albin Kurtit [kryeministër i Kosovës], i cili, mesa duket, fushatën e tij parazgjedhore e ka shndërruar në vazhdim të keqtrajtimit të popullit tonë", tha Vuçeviq.
Mbyllja e institucioneve serbe në 10 komuna të mërkurën – Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec dhe Skënderaj – vjen disa ditë pasi policia mbylli më 8 janar Administratën Tatimore serbe në Mitrovicën e Veriut dhe kompaninë e sigurimeve nga Serbia "Dunav Osiguranj”.
Kosova nisi mbylljen e institucioneve serbe qysh në janar të vitit 2024, duke ua vënë fillimisht drynin organeve të përkohshme komunale të Dragashit, Suharekës, Prizrenit dhe Rahovecit, të cilat gjendeshin në jug të lumit Ibër.
Pastaj u mbyllën organet e përkohshme komunale të Pejës, Istogut, Klinës, Skenderajt, si dhe ato në komunat në veri: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Ndërkohë u mbyllën edhe degët e Postës së Serbisë në veri të Kosovës, kasaforta e Bankës Popullore të Serbisë në Leposaviq, Banka Kursimorja e Postës, Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, Drejtoria e Fondit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, Qarku Administrativ Kosovë-Mitrovicë dhe Qendra për Punë Sociale në Vushtrri.
Të gjitha këto institucione me mijëra punëtorë funksiononin në sistemin e Serbisë./REL
Kryeministri polak Donald Tusk akuzoi të mërkurën Rusi...
Kryetarja e partisë së djathtë Alternativa për Gjermaninë,...
Hamas dhe Iraeli kanë arritur një marrëveshje armëpush...
Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, deklaroi se të gji...
Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një marrëveshje armëpushim...
NATO ka njoftuar zhvillimin e një misioni të ri në Detin B...
Përkujtohet sot 26-vjetori i Masakrës së Reçakut në Kosovë...
Kryeministri i i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, propozoi di...
Miliona banorë të Kalifornisë jugore morën paralajmërime t...
Ceremonia e nisjes së detyrës të presidentëve të SHBA-...
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se heti...
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçl...
Ditët e para të Donald Trump në detyrën e presidentit ...
Kina, sipas të dhënave të saj, është ende eksportuesi ...
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (B...
Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius zhvilloi një ...
Në Bruksel sot zhvillohet takimi i parë inaugurues i K...
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është arrestu...
Diplomati danez, Peter Sorensen merr detyrën si i dërg...
Presidenti Joe Biden njoftoi Kongresin për qëllimin e ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...