E rëndë në Kukës/ Efektivi vetëvritet me armë në varrezat e fshatit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...

Evropa duket e gatshme të ashpërsojë ligjet e migracionit mes rritjes së mbështetjes për partitë e ekstremit të djathtë në të gjithë kontinentin. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgewell, Partia e Lirisë në Austri, e cila bëri fushatë me një program zgjedhor për t'i dhënë fund emigracionit dhe për të kundërshtuar ndihmën ushtarake për Ukrainën, doli e para në zgjedhjet e javës së kaluar. Megjithatë, rivalët kanë thënë se do të refuzojnë të bëjnë koalicion me të.
'Partia e Lirisë' në Austri fitoi 29 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare të javës së kaluar. Partia u themelua nga ish-nazistët, pas Luftës së Dytë Botërore. Ky është rasti më i fundit i fitoreve të partive të ngjashme, në të gjithë Evropën.
Analistët thonë se partia trajtoi me sukses shqetësimet e votuesve.
“Bëhet fjalë për emigracionin dhe ka ende çështje në lidhje me Covid19", thotë analisti politik Peter Hajek.
Gjatë fushatës zgjedhore, Partia e Lirisë u zotua, siç u shpreh ajo, “të riemigrojë të huajt e paftuar” dhe të pezullojë të drejtën për azil.
Partitë e ekstremit të djathtë që janë kundër imigracionit, kanë fituar zgjedhjet në Holandë dhe Itali, zgjedhjet e fundit shtetërore në Gjermani dhe zgjedhjet për Parlamentin Evropian në Francë.
“Një tjetër sukses i ekstremit të djathtë në Evropë. Partitë e qendrës së djathtë po reagojnë duke ashpërsuar qëndrimet e tyre ndaj imigracionit, duke imituar kështu gjithnjë e më shumë ekstremin e djathtë, veçanërisht idetë e tyre rreth identitetit, imigracionit dhe islamit”, thotë Hans Kundnani nga Universiteti i Nju Jorkut.
Emigracioni ka të ngjarë të jetë në krye të agjendës në takimin e nivelit të lartë të BE-së, më 17 tetor.
“Nëse blloku shkon më tepër drejt politikave të ngjashme me ato të programit të Partisë së Lirisë në Austri, kjo në thelb nënkupton ndërtimin e një muri rreth BE-së", thotë analisti Kundnani.
Kjo është një kthesë e madhe nga viti 2015, kur afro dy milionë migrantë të parregullt u lejuan të hyjnë në Bashkimin Evropian. Në vitin 2023 vetëm një e pesta e këtij numri është lejuar në bllok.
BE-ja ka rënë dakord për një marrëveshje të re për azilin dhe emigracionin, që do të hyjë në fuqi në vitin 2026. Megjithatë, kjo nuk ka gjasa të zbusë debatin e Evropës për imigracionin.
“Ta vësh këtë sistem në funksion, ashtu siç synohet, brenda dy vjetësh, është shumë ambicioze”, thotë Raphael Bossong nga Instituti Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.
Ndërsa kundërshtimi ndaj imigracionit i bashkon partitë e ekstremit të djathtë, ato janë të ndara për mbështetjen për Ukrainën. Partia e Lirisë së Austrisë dhe partia Alternativa për Gjermaninë e kundërshtojnë ndihmën ushtarake për Kievin dhe duan t'i japin fund sanksioneve ndaj Moskës.
Megjithatë, partitë e tjera të ekstremit të djathtë, si Vëllezërit e Italisë, janë pro-ukrainas.
“Nëse jeni në ekstremin e djathtë, por jeni pro-ukrainas, atëherë mendoj se shumë evropianë të qendrës, nuk kanë asnjë problem me këtë. Ata janë të gatshëm të mbyllin një sy për pothuajse çdo gjë tjetër që bëjnë këto parti të ekstremit të djathtë, veçanërisht për çështje si emigracioni”, thotë analisti Hans Kundnani.
Partia e Lirisë në Austri nuk e ka shumicën e duhur për të qeverisur e vetme dhe partitë e tjera po refuzojnë të hyjnë në koalicion. Ata mund të mbesin jashtë pushtetit, por shtimi i mbështetjes për ekstremin e djathtë në Evropë është duke i dhënë tonin debatit politik në të gjithë bllokun./ VOA
Prej muajsh, Presidenti Joe Biden ka paralajmëruar Izraeli...
Si demokratët, ashtu edhe republikanët në Ohajo shpresojnë...
Irani i hodhi gati 200 raketa balistike drejt Izraelit, du...
Ushtria ukrainase ka konfirmuar të mërkurën se është tërhe...
CIA nisi të mërkurën një përpjekje të re për të rekrutuar ...
Ushtria izraelite njoftoi të mërkurën vonë se tetë ushtarë...
Ish-Presidenti Jimmy Carter mbushi 100 vjeç, ndërsa hi...
Ministri Jashtëm i Izraelit ka bërë të ditur se sekretarit...
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po diskuton pë...
Më shumë se 20.000 ushtarë nga Povolzhei e Rusisë – territ...
Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Ozkan Utu...
Kandidatët e dy partive për postin e nënpresidentit të Sht...
Kufizimi i fjalës së lirë është bërë kërcënimi më i madh p...
Pas gati një viti luftimesh mes Izraelit dhe Hamasit, ...
Gjatë një sesioni të jashtëzakonshëm të Këshillit të S...
Kriza e Lindjes së Mesme sapo dominoi hapjen e debatit tel...
Më shumë se 100 njerëz do të padisin muzikantin e repit Se...
Irani ka nisur një sulm me raketa ndaj Izraelit, ushtria i...
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka dalë me një...
Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg, foli pë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...