Vriten 8 ushtarë izraelitë gjatë luftimeve me Hezbollahun në Liban
Ushtria izraelite njoftoi të mërkurën vonë se tetë ushtarë...

CIA nisi të mërkurën një përpjekje të re për të rekrutuar informatorë në Kinë, Iran dhe Korenë e Veriut, pas asaj që e ka cilësuar përpjekje të suksesshme për të rekrutuar shtetas rusë.
Agjencia kryesore amerikane e spiunazhit postoi udhëzime se si të kontaktohej në mënyrë të sigurt, në dialektin mandarin, në gjuhën farsi dhe atë koreane, në llogarinë e saj në mediat sociale në X, Facebook, Instagram, Telegram, LinkedIn dhe në Dark Web, njoftoi një zëdhënës i CIA-s nëpërmjet një deklarate.
"Përpjekjet tona në këtë front kanë qenë të suksesshme në Rusi dhe ne duam të sigurohemi që individët në regjimet e tjera autoritare, të dinë se ne jemi të hapur për të punuar", tha zëdhënësi, duke shtuar se me këtë hap CIA po përshtatej me një rritje të shtypjes shtetërore dhe mbikëqyrjes në nivel global.
Në një video në dialektin mandarin postuar në YouTube, e cila përmban vetëm udhëzime të shkruara, agjencia këshillonte individët që ta kontaktojnë atë përmes faqes zyrtare të saj në internet duke përdorur rrjete virtuale të sigurta.
"Siguria dhe mirëqenia juaj janë përparësia jonë", thuhej në video.
Në video thuhej se agjencia nuk jep garanci se do të përgjigjet dhe se përgjigja mund të marrë kohë.
Liu Pengyu, një zëdhënës i ambasadës kineze, akuzoi SHBA-në për kryerjen e një fushate dezinformimi "të organizuar dhe sistematik" kundër Kinës. Ai shtoi se "çdo përpjekje për të futur një pykë mes popullit kinez dhe Partisë Komuniste Kineze do të dështojë".
Ambasada ruse dhe misioni i Iranit në OKB nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.
Etja e CIA-s për informacion zbulimi është rritur ndërsa Kina po zgjeron bashkëpunimin me Rusinë dhe Iranin dhe po tregon muskujt ushtarak në rajon.
Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut njihen brenda komunitetit të inteligjencës amerikane si "shënjestra të vështira" - vende qeveritë e të cilave janë të vështira për t'u depërtuar.
Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu duke u përballur me konfliktin mes Iranit me Izraelin, programin bërthamor të Teheranit, lidhjet në rritje të këtij të fundit me Rusinë dhe mbështetjen që Irani u jep grupeve militante që ndajnë të njëjta qëllime.
Programi i armëve bërthamore të Koresë së Veriut është një tjetër objektiv i inteligjencës amerikane, përfshirë furnizimi me armë i Moskës nga Pheniani për luftën në Ukrainë, sipas zyrtarëve amerikanë. Por Moska dhe Pheniani e kanë hedhur poshtë një gjë të tillë.
CIA filloi rekrutimin e rusëve në vitin 2022 duke postuar tekste në gjuhën ruse në llogaritë e saj në median sociale që tregonin mënyra se si të kontaktohej agjencia në mënyrë të sigurt, pasuar me një video të publikuar në vitin 2023./VOA
Ushtria izraelite njoftoi të mërkurën vonë se tetë ushtarë...
Ish-Presidenti Jimmy Carter mbushi 100 vjeç, ndërsa hi...
Ministri Jashtëm i Izraelit ka bërë të ditur se sekretarit...
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po diskuton pë...
Më shumë se 20.000 ushtarë nga Povolzhei e Rusisë – territ...
Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Ozkan Utu...
Kandidatët e dy partive për postin e nënpresidentit të Sht...
Kufizimi i fjalës së lirë është bërë kërcënimi më i madh p...
Pas gati një viti luftimesh mes Izraelit dhe Hamasit, ...
Gjatë një sesioni të jashtëzakonshëm të Këshillit të S...
Kriza e Lindjes së Mesme sapo dominoi hapjen e debatit tel...
Më shumë se 100 njerëz do të padisin muzikantin e repit Se...
Irani ka nisur një sulm me raketa ndaj Izraelit, ushtria i...
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka dalë me një...
Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg, foli pë...
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha se kërcën...
Izraeli i është përgjigjur Iranit pas sulmit me qindra rak...
Irani ka lëshuar qindra raketa balistike drejt Izraelit mb...
Të paktën 6 persona u vranë të martën në një sulm të dyshu...
Irani goditi mbrëmjen e kësaj të marte Izraelin me raketa ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...