IGJEUM: Moti me shtrëngata e reshje shiu, ulen temperaturat në vend
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...

Dy raporte të publikuara këtë javë japin alarmin për një rritje të përpjekjeve për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias, autorët e këtyre raporteve thonë se manipulimi i informacionit, dhuna politike dhe kërcënimet janë në rritje.
Votuesit amerikanë gjithnjë e më shumë janë në shënjestër të grupeve vendase, që përhapin informacione të rreme në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024. Kjo thuhet në një raport mbi dobësitë zgjedhore të organizatës për të drejtat e njeriut, Freedom House.
“Njerëzit këtu në Shtetet e Bashkuara po përhapin teori të konspiracionit dhe informacione mashtruese mbi çështjet politike. Rreth 70% e republikanëve dhe votuesve me prirje republikane janë ndikuar nga teoria e konspiracionit se rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 ishin manipuluar. Tani, përpara zgjedhjeve të vitit 2024, ne tashmë po shohim një rishfaqje dhe mbizotërim të kësaj teorie”, thotë Kian Vesteinsson nga organizata Freedom House.
Ka gjithashtu një rritje të frikësimit dhe ngacmimit në internet të zyrtarëve zgjedhorë, si dhe dhunës politike, thekson studiuesi Kian Vesteinsson.
“Ne kemi parë kandidatë politikë që kanë përjetuar sulme të drejtpërdrejta, duke përfshirë, natyrisht, atentatin ndaj ish Presidentit Trump, gjuhën e urrejtjes dhe krimet e urrejtjes ndaj grupeve të pakicave janë në rritje”, tha ai në një intervistë me Skype për Zërin e Amerikës.
Ndërsa vetë infrastruktura e votimit mbetet e mbrojtur, sulmet kibernetike janë një burim shqetësimi, thotë zoti Vesteinsson.
“Objektivat më të pambrojtura janë infrastruktura e fushatave të kandidatëve dhe faqet e internetit që u ofrojnë njerëzve informacion për procesin e votimit”, thekson ai.
FBI-ja aktualisht po heton tentativat e dyshuara të hakerave iranianë ndaj ekipit të fushatave të zotit Trump dhe zonjës Harris.
Kompania e sigurisë kibernetike “Recorded Future” raporton gjithashtu për një rritje të operacioneve të ndikimit keqdashës nga Irani, Rusia dhe Kina. Ato përfshijnë përdorimin e inteligjencës artificiale për të prodhuar artikuj të rremë, që më pas publikohen në faqet e internetit të lajmeve të rreme që u ngjajnë atyre të mediave kryesore.
“Kjo bëhet për të futur paragjykime brenda përmbajtjes që ka një anim politik ose një prirje politike në një drejtim specifik bazuar në objektivat gjeopolitike të qeverive përkatëse dhe se si ato objektiva gjeopolitike korrespondojnë me interesat e një kandidati që mund të të fitojë zgjedhjet”, thotë eksperti i sigurisë kibernetike Sean Minor nga kompania “Recorded Future”.
Sa efektive janë ato përpjekje?
“Në këtë pikë nuk kemi të dhëna konkrete për të sugjeruar se këto operacione kanë ndikuar historikisht në rezultatet e zgjedhjeve”, tha eksperti Sean Minor në një intervistë me Skype për Zërin e Amerikës.
Megjithatë, votuesit amerikanë inkurajohen të jenë vigjilentë dhe të kujdesshëm ndaj gabimeve gramatikore ose drejtshkrimore që gjenden në artikujt dhe faqet e internetit që i hapin, që mund të jenë shenja të përpjekjeve për të imituar faqet origjinale./VOA
Ngjitja e Zëvendës Presidentes Kamala Harris në krye të de...
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ndodhet në I...
Shiu i dendur, i cili përfshiu një pjesë të Alpeve austria...
Ukraina ka shkatërruar një urë të rëndësishme në rajonin e...
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, th...
Sulmet ajrore izraelite, të kryera gjatë natës, kanë l...
Komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës tha se ura e d...
Emigrantët po bëhen gjithnjë e më të padëshiruar. Mbi gjy...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më 18 gusht ...
Ekipi negociator i Izraelit shprehu “optimizëm të përmbajt...
Siguria në centralin bërthamor të okupuar të Ukrainës në Z...
Në vitin 2022, numri i lindjeve në Bashkimin Evropian arri...
Një anije kozmike u ankorua me Stacionin Ndërkombëtar Hapë...
Dy gazetarë italianë të cilët shkaktuan zemërimin e Mo...
Prokuroria Themelore e Ferizajt në Kosovë ka kërkuar që Gj...
Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, ka postuar një vide...
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) tha se çdo pohi...
Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Ha...
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçic ka folur rreth h...
Tragjedi që të lë pa fjalë, e kanë cilësuar mediat gre...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...