Pedro Sanchez fiton mandatin e dytë si kryeministër i Spanjës
Pedro Sanchez ka fituar një mandat të dytë si kryemini...

Kandidatët e partisë demokrate, të cilët mbështesin të drejtat e abortit, së fundmi siguruan fitore të mëdha në disa shtete konservatore. Por, disa ekspertë thonë se ekonomia pritet të jetë një çështje më e rëndësishme për votuesit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Mbështetësit dhe kundërshtarët e kufizimeve mbi abortin janë ende duke analizuar arsyet e fitoreve të kandidatëve demokratë në shtetet konservatore të Ohajos dhe Kentakit.
Guvernatori demokrat i Kentakit Andy Beshear fitoi një mandat të dytë në zgjedhjet e këtij muaji, ndaj rivalit republikan që mbështeste kufizimin e abortit dhe votuesit në Ohajo miratuan një propozim për mbrojtjen e të drejtës për abort.
“Amerikanët mbështesin të drejtën për abort dhe do të dalin në votime për ta mbrojtur këtë të drejtë”, thotë Veronica Ingham nga Orgainzata ‘Të Bashkuar për të Drejtat Riprodhuese’ në Ohajo.
“Ishte një betejë e vështirë për lëvizjen pro-jetës, sepse ajo u përball me dhjetëra miliona dollarë që erdhën nga burime jashtë shtetit të Ohajos”, thotë Kristan Hawkins nga organizata ‘Studentët për Jetën në Amerikë’.
Aborti është bërë një çështje e rëndësishme që nga vitit 2022 kur Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin ‘Roe kundër Wade’, që e kishte bërë të ligjshëm abortin në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa një numër shtetesh kanë vendosur kufizime për abortin, mbështetësit e të drejtës për abort thonë se kjo shkaktoi një reagim të votuesve.
“Ata janë rritur në një vend, ku gratë e kishin të garantuar me kushtetutë të drejtën për abort të paktën deri në tremujorin e tretë të shtatzënisë. Tani që kjo çështje është kthyer në duart e shteteve, mbështetësit e ndalimit të abortit po shikojnë se njerëzit nuk duan që qeveria të ndërhyjë në shëndetin e tyre riprodhues”, thotë Jeremy Mayer, profesor në Universitetin George Mason.
Çështja e abortit mund të ketë ndihmuar demokratët të fitonin shumicën në organin legjislativ të Virxhinias këtë muaj, por analistët paralajmërojnë se kjo çështje mund të ketë më pak ndikim në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2024, përfshirë ato presidenciale.
“Ekonomia gjithmonë është çështja më e rëndësishme. Ka edhe çështje të tjera, që mund të kenë ndikim tek njerëzit dhe mund të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve në disa shtete. Demokratët mendojnë se aborti është njëra prej çështjeve dytësore të rëndësishme në zgjedhjet e vitit të ardhshëm”, thotë Todd Belt, profesor në Universitetin George Washington.
Duke marrë parasysh humbjet e fundit, profesor Belt mendon se republikanët do t’i japin përparësi çështjeve të tjera në fushatën e zgjedhjeve të vitit tjetër.
“Ata ndoshta do të përqendrohen sërish në çështjen e kriminalitetit, imigracionit dhe jam i sigurt, që do të flasin shumë për inflacionin dhe çështjet ekonomike, që shqetësojnë amerikanët”, thotë profesor Belt.
Megjithatë, ekspertët thonë se çështja e abortit do të jetë e pranishme dhe mund të rrisë pjesëmarrjen në votime në zgjedhjet e vitit 2024, veçanërisht nëse në shtetet konservatore si Florida dhe Arizona do të përfshiheshin në referendume për ndryshime kushtetuese.
SHBA/ VOA
Pedro Sanchez ka fituar një mandat të dytë si kryemini...
Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit turk vonoi një...
Më 18 nëntor, Finlanda do t’i mbyllë katër prej nëntë pika...
Familjet e rreth 240 pengjeve që besohet se po mbahen ...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës të enjten kanë futur në li...
Nëse jeni duke menduar të nisni studimet për mjekësi p...
Kryeministri Albin Kurti duhet të gjejë një zgjidhje p...
Njerëzit me aftësi të kufizuara që duan të udhëtojnë n...
Qiproja ndodhet afër Izraelit, Sirisë, Turqisë dhe Egjipti...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë p...
Vizitën e tij të parë në postin e Sekretarit të ri të ...
Forcat izraelite kanë njoftuar se kanë sulmuar shtëpinë e ...
11 persona janë arrestuar dhe 16 të tjerë janë shpallu...
Autoritetet italiane kanë raportuar për një shpërthim ...
Ditën e sotme do të zhvillohet në Bruksel takimi i radhës ...
Tetori 2023 në mbarë botën ishte muaji më i nxehtë i m...
Zgjedhjet presidenciale amerikane më 2024 premtojnë të...
Situata kaotike në territor e bën jashtëzakonisht të vësht...
Gadishulli jugperëndimor i Islandës mund të përballet ...
Presidenti kinez Xi Jinping pati një takim të rrallë k...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...