
11 persona janë arrestuar dhe 16 të tjerë janë shpallur në kërkim nën akuzën për trafik të paligjshëm të emigrantëve. Të arrestuarit dyshohet se kontrabandonin emigrantë në rrugë ajrore nga Athina në Evropën Veriore.
Nga operacioni i 13 nëntorit janë arrestuar 11 persona, nga të cilët, 8 në Belgjikë, 2 në Greqi dhe 1 në Suedi, ndërsa janë shpallur në kërkim 16 të tjerë në Belgjikë e Greqi.
Trafikantët janë vënë në pranga pas një hetimi të autoriteteve belge dhe atyre greke, të cilat nën mbështetjen e Europol dhe Eurojust kanë çuar në çmontimin e këtij rrjeti kriminal.
Sipas Europol, emigrantët paguanin 5-6 mijë euro për kalimin e paligjshëm të kufirit, ndërsa rrjeti kriminal, i përbërë kryesisht nga egjiptianë dhe sirianë, ka funksionuar që nga janari i vitit 2022, duke lehtësuar lëvizjet e emigrantëve nga Greqia drejt Evropës Veriore, kryesisht përmes Norvegjisë e Belgjikës.
Nga hetimet ka rezultuar se të dyshuarit lehtësonin transportin e emigrantëve nëpërmjet agjencive legjitime të udhëtimit, ndërkohë që kishin lidhje me falsifikatorë për t'i furnizuar emigrantët me dokumente të rreme identifikimi të udhëtimit.
Po ashtu janë bllokuar dy agjenci udhëtimi të kontrolluara në Athinë si dhe janë sekuestruar telefona, pajisje të tjera elektronike dhe prova digjitale, dy kuti me pasaporta të falsifikuara dhe gati 200 000 euro cash.
Autoritetet kanë zbuluar se gjatë lëvizjes, një anëtar i rrjetit kriminal shoqëronte grupin e emigrantëve deri në Bruksel dhe më pas kthehej në Athinë. Emigrantët paguanin të paktën 5 000 - 6 000 euro për person nëpërmjet sistemit bankar Hawala./CNA
Autoritetet italiane kanë raportuar për një shpërthim ...
Ditën e sotme do të zhvillohet në Bruksel takimi i radhës ...
Tetori 2023 në mbarë botën ishte muaji më i nxehtë i m...
Zgjedhjet presidenciale amerikane më 2024 premtojnë të...
Situata kaotike në territor e bën jashtëzakonisht të vësht...
Gadishulli jugperëndimor i Islandës mund të përballet ...
Presidenti kinez Xi Jinping pati një takim të rrallë k...
Fjalori i Kembrixhit e ka shpallur "halucinate" si fjalën ...
Irani ka pasuruar uranium deri në 60 për qind pastërti. Ky...
Përmbytjet e përhapura në Francën veriore dhe lindore kanë...
Reperi i njohur nigerian Oladips, ka ndërruar jetë në mosh...
Misioni i OSBE-se në Kosovë, ka bërë me dije për mediat se...
Vetëm çereku i spitaleve në Gazë janë ende funksionale...
Një fëmijë 2 vjeçar ka ndërruar jetë pasi u la në një auto...
Rusia ka thënë se pranimi i Ukrainës në aleancën ushta...
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të martën se ishte "...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shtuar ...
Media prestigjioze Reuters raporton se ndërmjetësuesit...
Autoriteti mbikëqyrës i konkurrencës në Itali ka gjobitur ...
Një valë e paprecedentë e të nxehtit ka pushtuar mbi 3...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...