Akuzat për korrupsion, nis gjyqi ndaj senatorit amerikan Bob Menendez
Të hënën nis gjyqi ndaj senatorit Bob Menendez, ish kryeta...

Ekonomia është ndër çështjet më të rëndësishme për votuesit amerikanë në këtë cikël elektoral ku përballen presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, presidenti Biden bëri fushatë këtë javë me tematikën e investimeve në fushën e teknologjisë. Ndërsa ish-presidenti Trump thotë se do të anulojë programet për infrastrukturën të presidentit Biden dhe do të nxisë shpimin për naftë në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti Joe Biden bëri fushatë me tematikën e investimeve për teknologjinë këtë javë në Uiskonsin, ku kompania Microsoft po investon 3.3 miliardë dollarë për ngritjen e një qendre të re të dhënash. Presidenti Biden thotë se ky është “një tjetër shembull i optimizmit në sektorin privat”.
“Kemi mundësuar 866 miliardë dollarë investime në sektorin privat, pothuajse 1 trilion dollarë – shuma historike në një periudhë kaq të shkurtër që po krijojnë kaq shumë vende pune, po ndërtojnë fabrika për gjysëmpërçuesit, makinat elektrike dhe bateritë dhe shumë gjëra të tjera, këtu në Amerikë”, tha presidenti Biden.
Vendndodhja për qendrën e re të të dhënave të kompanisë Microsoft është pikërisht e njëjta ku gjashtë vite më parë ish-presidenti Donald Trump njoftoi një investim prej 10 miliardë dollarësh nga kompania e prodhimit të paisjeve elektronike Foxconn.
Projekti synonte të krijonte 13 mijë vende të reja pune në Uiskonsin, por nuk u realizua ndonjëherë. Presidenti Biden e quajti këtë një tjetër premtim të shkelur nga ish-presidenti Trump.
“Ai erdhi në fakt këtu me senatorin tuaj Ron Johnson, me një lopatë të florinjtë në dorë, për të hapur themelin e mrekullisë së tetë të botës. A nuk është kjo një tallje? Shikoni çfarë ndodhi. Hapën një gropë me lopatat e tyre të arta dhe ranë vetë brenda”, tha presidenti Biden.
Ish-presidenti Trump thotë se presidenti Biden po keqmenaxhon ekonominë dhe vë në dukje rritjen e inflacionit vjetor.
“Ekonomia nuk është mirë. Shohim se si inflacioni është në kulm. Nuk do të jenë në gjendje të ulin normën e interesit. Është lëvizje politike, por nuk do të munden ta bëjnë”, tha ish-presidenti Trump.
Ish-presidenti Trump po bën fushatë kundër investimeve për infrastrukturën të presidentit Biden, përfshirë për energjinë e pastër dhe teknologjinë.
“Kur të marr detyrën, do të vendos një moratorium ndaj të gjitha shpenzimeve të reja dhe dhuratave nëpërmjet projektligjeve mamuthe socialiste të Joe Biden-it, siç është i ashtuquajturi Ligji për Uljen e Inflacionit. Do t’i kursejmë të gjitha këto para”, tha ish-presidenti Trump.
Presidenti Biden thotë se investimet për infrastrukturën ndihmojnë ekonominë.
“Përveç kësaj, rrugët dhe autostradat dhe shumë gjëra të tjera do të realizohen me produkte amerikane, do të ndërtohen nga punëtorët amerikane, duke krijuar vende pune amerikane të mirëpaguara”, tha presidenti Biden.
Plani i ish-presidentit Trump synon të heqë kufizimet e vendosura ndaj shpimit për naftë dhe synon të mbrojë punëtorët amerikanë nga krahu i lirë i punës nga emigracioni i paligjshëm.
“Cili është plani im për vendet e punës? Po, plani im për vende pune është të shpojmë dhe të shpojmë, për të ulur koston e energjisë. Të mbyllim kufirin, që të shpëtojmë nga gjithë kriminelët që po lejohen të hyjnë në vendin tonë”, tha ish-presidenti Trump.
Një anketim i fundit i bërë nga Qendra e Harvardit për Studimet Politike Amerikane (CAPS) dhe firma ‘Harris Insights and Analytics’ tregoi se inflacioni është çështja më e rëndësishme për votuesit amerikanë. Vetëm një nga tre të anketuarit u përgjigj se ekonomia është në drejtimin e duhur./ VOA
Të hënën nis gjyqi ndaj senatorit Bob Menendez, ish kryeta...
Të dielën herët në mëngjes Izraeli dërgoi tanke në kampin ...
Gordana Silanovska-Davkova e ka bërë betimin të dielën si ...
Pas diskutimeve të gjata, Partia Kristiandemokrate (CD...
Këngëtari zviceran Nemo ka fituar "Eurovizionin" në Su...
Drejtuesit e VMRO-DPMNE-së dhe të koalicionit VLEN u t...
VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i opozitës shqiptare, VLEN, t...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e ka mbikëqyrur nj...
Kryeministri polak, Donald Tusk, ka thënë të shtunën se Po...
Izraeli i ka urdhëruar të shtunën palestinezët në disa...
Kur raketat e Iranit fluturuan drejt Izraelit të shtun...
Administrata e Presidentit Joe Biden tha të premten se për...
Qindra njerëz janë evakuuar nga zonat pranë kufirit rus në...
Të shtunën zhvillohet finalja e 68-të e ESC në Malmoe, Sue...
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 10 maj ...
Grupi i vullnetarëve të shoqatës “The Door-Albania” bashkë...
Bashkimi Evropian i ka inkurajuar faktorët politikë në Maq...
Ndërsa kanë mbetur gjashtë muaj nga zgjedhjet presidencial...
Shtetet e Bashkuara paralajmëruan sërish Izraelin për të m...
"BBC" ka publikuar së fundmi një artikull që i dedikoh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...