Edhe pa luftë në Gjirin Persik, nafta do të vazhdojë të jetë e shtrenjtë
Kur raketat e Iranit fluturuan drejt Izraelit të shtun...

Izraeli i ka urdhëruar të shtunën palestinezët në disa pjesë të tjera të qytetit jugor Rafah në Rripin e Gazës, të evakuohen dhe të shkojnë në, siç i quan, zonat e zgjeruara humanitare në Al-Mawasi.
Ky është një tjetër tregues se ushtria izraelite e ka ndër mend ta zbatojë planin për pushtimin e plotë të Rafahut.
Në një postim në rrjetet sociale, një zëdhënës i ushtrisë izraelite u bëri thirrje banorëve dhe të zhvendosurve në zonën Xhabalia dhe në 11 lagje të tjera në enklavë, të shkojnë menjëherë në perëndim të Gaza City për t’u strehuar.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha të shtunën se së paku 37 palestinezë, 24 prej të cilëve nga zonat e Gazës qendrore, u vranë gjatë sulmeve të natës nëpër enklavë, përfshirë në Rafah.
Ushtria izraelite tha se avionët e vet luftarakë goditën dhjetëra caqe nëpër Rripin e Gazës gjatë ditës së fundit. Në Rafah, banorët thanë për "Reuters" se urdhrat e rinj për evakuim nga ushtria izraelite vlejnë për zonat në qendër të qytetit dhe se nuk ka dyshim se Izraeli synon ta kryejë ofensivën e planifikuar në këtë qytet.
“Gjendja është shumë e rëndë, njerëzit po ikin nga shtëpitë e tyre në panik”, tha Khaled, një banor 35-vjeçar i lagjes Shaboura, banorët e së cilës janë urdhëruar të largohen.
Me gjithë trysninë e madhe nga SHBA-ja dhe aleatët, Izraeli ka thënë se do ta pushtojë Rafahun, ku mbi 1 milion palestinezë të zhvendosur kanë kërkuar strehim gjatë luftës tashmë shtatëmujore.
Izraeli thotë se nuk mund ta fitojë luftën pa e çrrënjosur Hamasin – grupin e shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – luftëtarët e të cilit beson se janë vendosur në Rafah.
Rreth 300.000 palestinezë janë zhvendosur deri tani në qytezën Al-Mawasi, e cila ndodhet në bregdetin lindor të enklavës, sipas ushtrisë izraelite.
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i japin Izraelit armë për të kryer ofensivë në Rafah. Por, një ditë më vonë të enjten, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se kërcënimi i Shteteve të Bashkuara për ta pezulluar furnizimin me disa armë, nuk do ta parandalojë Izraelin nga vazhdimi i luftës së tij në Rripin e Gazës, duke lënë të kuptohet se ai mund ta pushtojë qytetin e mbipopulluar Rafah.
Netanyahu tha se “nëse na duhet qëndrojmë të vetëm, do të qëndrojmë të vetëm. Nëse detyrohemi, ne do të luftojmë me thonjtë e gishtërinjve tanë. Por, ne kemi shumë më shumë se vetëm thonj”.
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë ka nisur shtatë muaj më parë, kur pjesëtarët e këtij grupi kryen sulme befasuese në tokën izraelite, duke vrarë mbi 1.200 njerëz.
Në luftën hakmarrëse të Izraelit në Gazë janë vrarë afro 35.000 palestinezë prej atëherë, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë./ Rel
Kur raketat e Iranit fluturuan drejt Izraelit të shtun...
Administrata e Presidentit Joe Biden tha të premten se për...
Qindra njerëz janë evakuuar nga zonat pranë kufirit rus në...
Të shtunën zhvillohet finalja e 68-të e ESC në Malmoe, Sue...
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 10 maj ...
Grupi i vullnetarëve të shoqatës “The Door-Albania” bashkë...
Bashkimi Evropian i ka inkurajuar faktorët politikë në Maq...
Ndërsa kanë mbetur gjashtë muaj nga zgjedhjet presidencial...
Shtetet e Bashkuara paralajmëruan sërish Izraelin për të m...
"BBC" ka publikuar së fundmi një artikull që i dedikoh...
Barrikada metalike dhe blloqe të mëdha betoni janë vendosu...
Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli mund t’ia dalë ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkarkoi të...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vend...
Partia VMRO-DPMNE shënoi fitore të thellë në zgjedhjet e d...
Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë ...
Rreth 80.000 njerëz u larguan nga qyteti Rafah i Gazës që ...
Vendimi i Turqisë javën e kaluar për të ndaluar të gjithë ...
Presidenti rus, Vladimir Putin akuzoi të enjten Perënd...
Për herë të parë që nga pavarësimi në vitet ‘90, Maqedonia...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...