Izraeli përsëri urdhëron palestinezët të evakuohen nga Rafahu
Izraeli i ka urdhëruar të shtunën palestinezët në disa...

Kryeministri polak, Donald Tusk, ka thënë të shtunën se Polonia do të fillojë punën për përforcimin e mëtejmë të tërë kufirit të vet lindor, pasi vendi po përballet me “luftë hibride” të emigrimit të jashtëligjshëm nga Bjellorusia.
Tusk nuk dha hollësi për veprimet e planifikuara, por shtoi se “kur bëhet fjalë për sigurinë e Polonisë, nuk ka limite”.
“Kufiri mes Polonisë dhe Bjellorusisë është vend i veçantë, për shkak të presionit nga emigrimi i jashtëligjshëm. Në fakt, ne kemi të bëjmë me një luftë hibride”, tha Tusk gjatë një takimi me ushtarë dhe roje kufitare.
“Nuk dua që të ketë dyshime këtu, një vend me qëllime tejet agresive karshi Polonisë, siç është Bjellorusia, është duke e bashkorganizuar këtë praktikë në kufirin polak”, shtoi ai.
Qeveria e kaluar polake dhe Bashkimi Evropian e akuzuan Bjellorusisë më 2021 se kishte nxitur një valë emigrantësh për t’i bërë trysni BE-së në lidhje me sanksionet e vendosura kundër Minskut.
Bjellorusia i kishte mohuar këto akuza. Tentimet për kalimin e kufirit kanë vazhduar prej atëherë. Numri i emigrantëve që përpiqen ta kalojnë kufirin varet nga moti. Por, roja kufitare i Polonisë thotë se ka rreth 300 tentime në ditë për kalimin e kufirit jashtëligjshëm.
Marrëdhëniet e tensionuara mes fqinjëve janë rritur edhe më shumë prej se aleatja e Bjellorusisë, Rusia, e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022.
Qeveria e kaluar e ndërtoi një mur metalik në kufirin polako-bjellorus, i cili ishte 180 kilometra i gjatë dhe 5.5 metra i lartë, për t’u mbrojtur nga emigrimi i jashtëligjshëm. Ai është i pajisur me një sistem kamerash dhe sensorësh që vëzhgojnë kufirin.
Tusk tha se muret e reja do të ngrihen përgjatë “tërë kufirit lindor”, pra edhe përgjatë kufirit me Ukrainën dhe Rusinë, megjithëse ai nuk dha hollësi.
“Nuk është vetëm kufiri i brendshëm i Polonisë, por është edhe kufiri i BE-së. Prandaj, nuk kam dyshim se e tërë Evropa do të investojë në sigurinë e vet duke investuar në kufirin lindor të Polonisë dhe në sigurinë e kufirit tanë”, tha Tusk./ Rel
Izraeli i ka urdhëruar të shtunën palestinezët në disa...
Kur raketat e Iranit fluturuan drejt Izraelit të shtun...
Administrata e Presidentit Joe Biden tha të premten se për...
Qindra njerëz janë evakuuar nga zonat pranë kufirit rus në...
Të shtunën zhvillohet finalja e 68-të e ESC në Malmoe, Sue...
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 10 maj ...
Grupi i vullnetarëve të shoqatës “The Door-Albania” bashkë...
Bashkimi Evropian i ka inkurajuar faktorët politikë në Maq...
Ndërsa kanë mbetur gjashtë muaj nga zgjedhjet presidencial...
Shtetet e Bashkuara paralajmëruan sërish Izraelin për të m...
"BBC" ka publikuar së fundmi një artikull që i dedikoh...
Barrikada metalike dhe blloqe të mëdha betoni janë vendosu...
Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli mund t’ia dalë ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkarkoi të...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vend...
Partia VMRO-DPMNE shënoi fitore të thellë në zgjedhjet e d...
Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë ...
Rreth 80.000 njerëz u larguan nga qyteti Rafah i Gazës që ...
Vendimi i Turqisë javën e kaluar për të ndaluar të gjithë ...
Presidenti rus, Vladimir Putin akuzoi të enjten Perënd...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...